Author: Rilinda

Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Qëndror të VMRO-DPMNE-së, anëtari Kostadin Bogdanov ka kërkuar që partia e tij t’i thërret qytetarët që të dalin dhe të votojnë në referendum sipas vullnetit të tyre, qofshin PËR apo KUNDËR, raporton faktor.mk. Bogdanov thotë se ai personalisht do të dal të votoj në referendumin e 30 shtatorit. “Duhet të kihet parasysh rëndësia historike e këtij referendumi, i cili pa dyshim se hap një perspektivë të re për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend. Kanë ngelur edhe 10 ditë. Porositë e miqve tanë dhe partive politike simotra i ruajmë. I dëgjuam edhe…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 16, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 29 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 16, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 31 gradë Celsius Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 29 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare.

Lexo më Shumë

Heroi nga Shkupi Jove Stojanovski gropoi 3 ditë me rradhë, për shpëtuar një mace që kishte  rënë në një gropë septike. Plot 22 orë i’u deshën që ai të arrijë ta shpëtojë këtë kotele të trembur. Pasi kishte dëgjuar zërin e kësaj koteleje menjëherë kishte thirrur njësitin e zjarrëfiksve në Shkup, por ato e kishin refuzuar duke i thënë se pse po mërzitet për një mace, shkruan Pa Censurë. Menjëherë pas kësaj bisede i revoltuar kishte arritur të punojë. Ditën e parë kishte thyer një pllakë betoni rreth 40 cm të trashë, me vetëm një çekan në dorë duke arritur…

Lexo më Shumë

Doktori i mirënjohur, traumatologu Ilir Hasani nga dita në ditë shënon suksese të reja. Inovacionet dhe praktikat e tij bëjnë xhiron në klinikat e rajonit por edhe më gjërë. Së fundmi bëhet fjalë për qasje moderne operative anteriore në trajtimin e thyerjeve te acetabulumit (filxhanit të kërdhokulles) e ashtuquajtura – qasje intrapelvike e përparme (anterior intrapelvic approach). Dr. Ilir Hasani për këtë operacion të rrallë tha: “Deri më tani të gjitha operacionet janë realizuar me qasje të përparme të ashtuquajtur qasja ilioinguinale sipas Letournelit, të cilën qasje në Maqedoni e ka sjellur para 20 viteve prof.Saveski, dhe tani më është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Australisë në Republikën e Maqedonisë, me zyrë në Beograd Roth Karis Steward. Në takim, ashtu siç kumtojnë nga kabinet i Kryetarit të Kuvendit, Xhaferi i ka dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë në Republikën e Maqedonisë, duke konstatuar se kjo është pasqyrim i vazhdimësisë së marrëdhënieve miqësore mes dy vende dhe se vizita e ministrin të Punëve të Jashtme të Austrisë vitin e kaluar, paraqet stimulim shtesë për realizimin e vizitave bilaterale. Xhaferi, gjithashtu, shprehi interes për përparimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit kuvendor mes dy…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja. Në takim, Zaevi u falnderua për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm me OSB-në dhe shprehu gatishmëri për vazhdim dhe avancimin e këtij bashkëpunimi. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ai gjithashtu e theksoi edhe rolin e veçantë të cilin OSBE-ja e ka në ekzistencën e demokracisë në Maqedoni, si dhe stabilizimin e shtetit pas periudhës turbulente dhe krizës përmes së cilës ka kaluar Maqedoni, si dhe kontributi që kjo organizatë e dhe për mbështetjen e e përpjekjeve të vendit që t’i…

Lexo më Shumë

ërfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, kryetari Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekullovski, dje në Shkup takuan Përfaqësuesin e Lartë për Lirinë e Medias të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Harlem Dezir. Gjatë takimit ato biseduan për sigurinë e gazetarëve, legjislacionin mediatik dhe për reformën e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Kryetari i SHGM, Selmani e informoi Dezir për sigurinë e gazetarëve, e cila vitin e kaluar është përmirësuar sepse numri i sulmeve ka rënë ndjeshëm, dhe këtë vit për herë të parë gjykata ka dënuar qytetar me gjashtë muaj burg për sulmin e dy gazetarëve vitin e kaluar.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian nga Republika e Greqisë, Dimitrios Papadimulis, i cili merr pjesë në Takimin e 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. Xhaferi, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Parlamentin Evropian dhe me mbajtjen e takimit të KPP dhe të Konferencës së liderëve të rinj në Kuvend në ditët në vijim, pritet të dërgohet edhe një mesazh i qartë për perspektivën evropiane të vendit.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ishte në takim me qytetarët e Komunës së Kisella Vodës ku u bisedua për gjendjet aktuale lidhur me referendumin. Sipas Nikolloskit qytetarët janë të shqetësuar për atë që ndodh, dhe ka rezistencë të madhe ndaj kësaj marrëveshje. “Qytetarët, para se gjithash etnikisht maqedonas nuk e pranojnë, janë kundër ri-emërimit dhe ndryshimit të Kushtetutës, si dhe ndryshimi i identitetit kombëtar të maqedonasve. Në të njëjtën kohë hapet çështja se përse 10 dit deri në referendum Qeveria nuk i publikon amendamentet kushtetuese për shkak se pjesa kryesore e marrëveshjes janë Kushtetuta, ndryshimi i Preambulës, në nenet 3…

Lexo më Shumë

Mbretëria e Bashkuar përmes një fondi me vlerë prej afër 1 milion dollarë amerikan do të ndihmojë Maqedoninë për krijimin e një strategjie të energjisë, e cila parashikon që në 30 vitet e ardhshme të tregojë zhvillimin e sektorit të energjisë në vend, raporton AA. Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua në një restorant në Kanjon Matka nga ana e zv/kryeministrit maqedonas për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, ku i pranishëm ishte edhe ministri maqedonas i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të cilët më herët zhvilluan një takim. Zv/kryeministri Angjushev në fjalën e tij pas…

Lexo më Shumë

Eshtë me rëndësi që Maqedonia të integrohet në BE dhe në NATO sepse në këtë mënyrë të rinjtë do të mbesin në shtet dhe do të kenë perspektiva ku të punojnë, theksoi ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Dragan Tevdovski gjatë vizitës së tij të sotme në Manastir. Në takimin me kryetaren Natasha Petrovska dhe afaristët manastiras, Tevdovski theksoi se janë të mëdha benefitet nga anëtarësimi në BE dhe në NATO, para së gjithash siguri, ndërsa kjo, siç tha, është më me rëndësi për investuesit. “Kur investuesit marrin vendime nëse të investojnë, nëse ata e dinë që…

Lexo më Shumë