Maqedonia duhet tërësisht t’i zbatojë reformat e domosdoshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Vendi shënon progres të madh pas shumë viteve të kaluara në korridoret e Unionit dhe tani është para një momenti të rëndësishëm për të ardhmen e saj, pas sërë ngjarjeve politike. Këto janë një pjesë e rekomandimeve pas përfundimit të mbledhjes së 15-të të Komitetit të përzier parlamentar mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, në të cilin fokusi është vendosur në raportet mes Maqedonisë dhe BE-së, reformat në gjyqësi, punën e PSP-së, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat zgjedhore dhe reformat në sistemin për…
Author: Rilinda
Kryetari i Partisë së Re Socialdemokrate Tito Petkovski, së bashku me nën kryetaren e partisë njëkohësisht ministre pa Portofol për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë Zorica Apostolska, në Ohër janë takuar me udhëheqësin komunale të partisë nga njësia e pestë zgjedhore. Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski në fjalimin e tij i ftoi qytetarët të dalin të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, duke konsideruar atë si alternativë të vetme që do të siguroj të ardhmen më të mirë dhe më të sigurte për të gjithë qytetarët. “Si një parti politike e qytetarëve për çdo ditë po afrohemi dhe shpjegojmë rëndësinë e…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kombet e Bashkuara të Amerikës me rastin e pjesëmarrjes së tij në Sesionin e 73 të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ivanov, siç njoftojnë nga kabineti i tij, me 27 shtator do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm në Sesionin e 73 të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara me temë “T’i bëjmë kombet e bashkuara relevante për të gjithë njerëzit: Lider global dhe përgjegjësi e përbashkët për shoqëri të barabarta, qeta dhe përmbajtëse”. Në kuadër të…
Përforcim i kapaciteteve të administratës lokale dhe të sektorit civil për bashkëpunim transparent është prioritet i projektit për bashkëpunimin e autoriteteve lokale dhe organizatave joqeveritare të Ballkanit Perëndimor, për të cilin Bashkimi Evropian i ndau 10 milionë euro, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në konferencën e sotme rajonale për promovimin e demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se bëhet fjalë për një projekt shumë të suksesshëm i cili për herë të parë ka filluar të zbatohet në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa më pas, siç theksoi, gjëja më e suksesshme e këtij projekti është që arriti të shumëfishohet. “Në vitin…
Gjysma e votuesve të regjistruar plus një të del në votim dhe gjysma e pjesëmarrësve plus një të votojnë “për”. Këto janë dy kushtet të cilët duhet të përmbushen në referendumin e ardhshëm konsultativ më 30 shtator, kanë shpjeguar në brifingun e sotëm nga KSHZ. Në pyetjen e gazetarëve nëse ka dallim në kushtet të cilat duhet të përmbushen kur referendumi është obligues, nga KSHZ theksojnë se ka dallim, ndërsa ajo varet se për çka nënshkruhet. Kur ka referendum të domosdoshëm, madje nevojitet shumicë absolute, pra 50 për qind plus 1 nga votuesit duhet të jenë “për”. Ajo është në…
LSDM në tubimin e mbrëmshëm në Eerodrom të Shkupit, përkujtoi qytetarët se dyert e BE-së dhe NATO-s, janë hapur për vendin, por i takon vendit të vendosë nëse do të kalojë apo jo këto dyer. Vendimi ëhstë i yni, marrëveshja u soguroi grekëve krenarinë hoistorike të ciolën e kanë kaq shumë të rëndësishëm, dhe Maqedonisë i sigurojë krenarinë e një vendimi të rëndësishëm për ardhmërinë tha Radmilla Shekerinska dhe parnerët e tjerë të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. “Siguruam një marrëveshje që garanton gjuhën tonë maqedonase, marrëveshje që na definon ashtu si vetë definophemi dhe quhemi, maqedonas. Siguruam…
Ministri pa Portofol për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase Zoran Shapuriq nga Partia Liberale e Maqedonisë, ka realizuar takim me euro-deputetin dhe kryetarin e partisë ALDE, Hans Van Balen. Siç njoftojnë nga kabineti i Shapuriqit, temë e takimit me Balen përveç çështjeve ekonomike, kanë biseduar dhe për referendumin. Euro-deputeti Van Balen ka përcjellë përgëzime deri te Qeveria e Maqedonisë për rritjet e përshpejtuar në sferën e ekonomisë, sipas tij Maqedonia aktualisht ofron kushtet më të përshtatshme për investitorët e vendit dhe ata të huajt. ‘’Për herë të parë në Maqedoni ekzistojnë kushte të përshtatshme për investitorë e…
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se e mbështet gjetjen e një zgjidhje e cila do të mundësonte që pensionistët që nuk kanë të hyra shtesë të mos kenë obligim të shkojnë në Departamentin e të Ardhurave Publike me projektin e ri për regjistrimin e të hyrave. “Për tu dalur në mbështetje qytetarëve DAP punon për zgjidhjen që t’ju lehtësohet pensionistët që nuk kanë të hyra shtesë jashtë pensioneve që dhe praktikisht të mos shkojnë në DAP. Kjo është, para se gjithash, punë e DAP-it, por unë personalisht e mbështes një zgjidhje të tillë dhe mendoj se DAP për…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje të punësuarve në sektorin publik të paraqesin presionet dhe kërcënimet, nëse ballafaqohen me ta në vendin e punës. Mançevski tha se paraqitjen mund ta bëjnë në mënyrë anonime, përmes “mjetit” që këtë muaj ministria e publikoi në web-faqen e saj. “Paraqitja është anonime, por nëse personi që paraqet presion dhe kërcënime dëshiron t’i ndajë të dhënat personale, ata do të mbrohen”, tha Mançevski. Ai shpjegoi se mjeti për paraqitjen e presioneve është vendosur me qëllim që të punësuarit në rast të kërcënimeve të kenë…
Gjithsej 35 “bomba” po dëgjohen në Gjykatën Penale të Shkupit gjatë procesit të gjykimit në rastin “Tortura” lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit më 6 qershor të vitit 2011. Mijallkov dhe Boshkovski po dëgjojnë “bombat” me dyer të mbyllura. Kjo është bërë me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurve, duke përfshirë ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov, i cili në sallën gjyqësore u ankua sepse janë publikuar, siç tha ai, biseda private. Mes 12 bisedave që u publikuan seancën e kaluar, shumica janë të njohur për publikun- ato kur Mijallkov dhe gazetari Dragan Pavlovic Llatas komentojnë mbi arrestimin e liderit të partisë…
Tregjet në Evropë nuk kanë barriera për eksport të prodhimeve të Maqedonisë, por ajo çka ju mungon kompanive të Maqedonisë është se duhet t’i përmbushin standardet të cilat i pranon Bashkimi Evropian. Këtë e thonë edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe kompanitë e huaja të cilët e shikojnë potencialin për bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë. “Shikojmë se një potencial të madh për bashkëpunim me tregun e Maqedonisë, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat, gjegjësisht nga gjysma e parë e këtij viti shkëmbimi tregtar është rritur. Veçanërisht vlera është përqendruar në cilësinë e përpunimit. Pra kërkohet partner që posedojnë certifikatë…
Maqedonia bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në përpjekjet antiterroriste dhe është anëtare e Koalicionit global për mposhtje të Shtetit Islamik, qëndron sot në raportin e publikuar të Stejt Departamentit për terrorizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Autoritetet e Maqedonisë vlerësojnë se pjesëtarë dhe ithtarë të ISIS-it janë të pranishëm në shtet. MPB dhe Agjencitë e zbulimit vlerësojnë se më së paku 150 shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar që të inkuadrohen në grupet terroriste në Siri dhe në Irak. Prej tyre, 30 janë vrarë, 40 ende janë të pranishëm atje, derisa 80 janë kthyer në Maqedoni, qëndron në raportin.…

