Author: Rilinda

Procesi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është i ndryshuar, as më i vështirë as më i lehtë, vetëm se jemi më shumë të përgatitur për të ndihmuar që t’ia arrini nëpërmjet në bazë të leksioneve të mësuara të cilat janë baza për demokracinë shoqërore, rekomandon drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Përgjithshme për qasje të bisedimeve dhe politikë fqinjësore, Genoveva Ruiz Calavera. “Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është i qartë, marrëveshja me Greqinë është historike dhe i hap mundësitë për prosperitet dhe stabilitet të vendit dhe rajonit. Më 30 shtator keni mundësi që të vendosni dhe nënvizoni…

Lexo më Shumë

Në javët e kaluara, parada e zyrtarëve të lartë perëndimor ka kaluar nëpërmjet Shkupit, kryeqytetin modest të Republikës së Maqedonisë, e cila është më e vogël se Merilendi dhe ka popullsi prej dy milionë banorësh. Ditën e hënë, “vipi” më i ri, ishte Sekretari për mbrojte James Mattis, i cili tha se Maqedonia “është partner i besueshëm i sigurisë dhe vlerësohet si kontribues për paqen dhe sigurinë globale”. Ajo çka jep përshtypje është dallimi në taktik: Derisa vendet perëndimore përpiqen t’i fitojnë qytetarët e Maqedonisë me fjalime sikur ajo e Mattis dhe kancelares gjemane Angela Merkel, Rusia po bën propagandë…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar pasi në një prej tre automjeteve të kontrolluara është gjetur një pistoletë. SPB Shkup dje rreth orës 16:00 ndërmori masa dhe aktivitete në hapësirën për parkim në qendrën tregtare në Shkup.Është kryer kontroll në tre automjete “Mercedes”, “Pançia delta” dhe “Golf” në të cilat janë zënë pesë persona O.B.(34), Sh.A (36), F.L. (26), E.I.(24) dhe N.I.(22). Nga kontrolli i kryer në njërën nga automjetet është gjetur pistoletë e markës TT me kal.7,62 mm. Personat janë privuar nga liria dhe janë arrestuar në Stacionin policor Karposh. SPB Shkup ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Gjithsej 57 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni pasi kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe prej shpejtësisë së lejuar, ndërsa tre të tjerë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 12 të tjerë pa leje qarkullimi. SPB Shkup sot kumtoi se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në rajonin e Qytetit të Shkupit nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete të paregjistruara. Karrotreci i ka larguar 59 automjete. Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur edhe gjithsej nëntë aksidente, me ç’rast është shkaktuar dëm material në tre, ndërsa lëndime të lehta i kanë marrë tetë persona. SPB…

Lexo më Shumë

uroparlamentarët Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan sot në Shkup i porositën qytetarët të thonë “po” në referendumin vijues, duke cekur se nga kjo varet integrimi evropian i vendit. Ata sot në konferencë për shtyp në Shkup përmendën se kontesti është pengesë për integrimin e vendit, sepse vendimet në Union sillen në mënyrë konsensuale. “Nëse nuk tejkalohet kontesti me Greqinë kjo do të thotë se edhe në të ardhmen do ta kemi problemin e njejtë. E dini se të gjitha vendet-anëtare duhet të dakordohen në mënyrë që të sillet vendim. Patët kontest me Greqinë, tani ekziston mundësi ai të zgjidhet përfundimisht…

Lexo më Shumë

Letërkëmbimi Mapo-Danas Letërkëmbimi mes gazetarit Mustafa Nano dhe homologut të tij serb, Zoran Panoviç vjen e bëhet gjithmonë e më interesant. Bëhet fjalë për një letërkëmbim mes dy mediave, gazetës Mapo dhe asaj serbe, Danas. Këtë herë atmosfera përqendrohet te diskutimet që po bëhen mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për çështjen më të madhe mes tyre: njohjes së pavarësisë. Nano i shkruan Panoviç, duke i thënë se presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu serb, Aleksandar Vuçiç po tentojnë që të bëjnë historinë Nga Mustafa Nano I dashur Zoran, Dua të ndalem në këtë letër te Hashim…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA, kryetari i saj Afrim Gashi, tanimë një kohë të gjatë ka filluar fushatën e saj për referendumin që do të mbahet më 30 shtator, “Dil PËR Maqedoninë Evropiane’’. Që nga fillimi i fushatës së referendumit, thuhet në kumtesë, Lëvizja BESA ka filluar me ofensivë takimesh nëpër shumë qytete shqiptare, ku ka realizuar mbi 10 marshe dhe disa tubime me qytetarë dhe simpatizantët e saj. Mbrëme, Lëvizja BESA realizoi tubimin madhështor dhe impozant në Tetovë, ku para mijëra aktivistëve dhe qytetarëve, Tetova bashkë me Bogovinjën i thanë ‘”PO’” referendumit më 30 shtator. Lëvizja BESA realizoi me sukses marshin me…

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarëve nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon procesi gjyqësor për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Për sot është caktuar dëshmi e më shumë dëshmitarëve, mes të cilëve Kurto Dudush, Dushica Mërgja, Agim Nuhiu, Sasho Tasevski, Vlladimir Trajkov… Në seancën e kaluar janë dëgjuar vetëm dy nga dëshmitarët e arrestuar, ndërsa gjykatësja Dobrilla Kacarska e anuloi të njëjtën, pasi të akuzuarit Munir Pepiq iu përkeqësua gjendja dhe duhej dërguar në kontroll mjekësor. Të akuzuarit për rastin e ngjarjeve më 27 prill akuzohen për kërcënim terrorist të…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot do të nënshkruaj marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit nga programi për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Projekti financohet nga mjetet IPA të Bashkimit Evropian. Mjetet për bashkëfinancim i siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, nga buxheti i shtetit.

Lexo më Shumë

Ekspertja Pavlina Stojanova duhet të paguajë 1000 euro, ndërsa 2000 Shoqëria për ekspertizë “Forernzik Ekspets DOO” për shkak se më herët nuk u paraqitën në seancën gjyqësore për rastin “Treqind”, konfirmojnë për “Makfax” nga Gjykata Penale në Shkup. Ekspertja Stojanova është ekspert gjykate për punë materiale, financiare dhe kontabilitet, i angazhuar nga avokati i të akuzuarit. “Bëhet fjalë për vendime të cilët janë pjesë e lëndës nga prokuroria e emëruar si “Treqind” me të cilën dënohet me gjobë në të holla personi juridik dhe eksperti për shkak të mos ardhjes së tyre në seancën e caktuar dëgjimore dhe për shkak…

Lexo më Shumë

Ambasada e parë e fëmijëve në Botë, Megjashi sot do të njoftojë në konferencën për shtyp fillimin e një fushate kundër dhunës ndërfetare dhe festimit të Ditës Botërore të Paqes me një marshim paqësor, këtë vit të dedikuar për dhunën ndërfetare. Në këtë mënyrë, siç theksojnë nga ambasada e parë e fëmijëve, Megjashi dëshirojnë tu bëjnë thirrje të gjithë shkollave, arsimtarëve, prindërve, organizatave qytetare, aktivistëve të pavarur dhe individëve që të bashkohen në kërkesën për shkolla pa dhunë.

Lexo më Shumë