Author: Rilinda

Në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht në  Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, nën organizim të Shtabit qendror të BDI-së për referendum  u mbajt  debat para bujqve dhe biznesmen të agroindustrisë me “Përfitimit e bujqësisë me anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO”. Sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefrus Celiku, para bujqve, blegëtorëve,  dhe agronomëve  tha se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian do të thotë më shumë fonde evropiane për subvencione Do të ketë subvencione për makineri, të ardhura më të larta për fermerët, fondet më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, fonde për zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”. Seanca e fundit për lëndën “Titanik” më 12 shtator u anulua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Martin Protugjer, i cili është i akuzuar në këtë rast. Mesin e të akuzuarve në “Titanik” janë edhe Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska si dhe Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata ngarkohen për keqpëdorim të detyrës zyrtare duke shkaktuar lëndim të të drejtës së votës, blerje votash, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe financim joligjor të fushatës zgjedhore…

Lexo më Shumë

Kjo kohë është kohë e momentit historik dhe na duhet vendosmëri, na duhet kalkulim, duhet të ketë qëndrim të ndërtuar, sepse në këtë kohë merren vendime historike dhe këtë mundësi nuk guxojmë ta lëshojmë, porositi mbrëmë kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev nga tubimi me qytetarët “Dil PËR Maqedoninë evropiane” që u mbajt në sheshin “Goce Delçev” në Strumicë. Shtoi se tani çështja është se çka mund të bëjmë ne për Maqedoninë, e jo Maqedonia për ne. I bëri thirrje edhe opozitës të bashkëngjitet dhe me këtë rast tha se mund të luftojnë partitë mes vete për shumë çështje,…

Lexo më Shumë

Shoferi i një motoçiklete dhe një bashkudhëtar në automobil janë lënduar rëndë, ndërsa 17 persona kanë marrë lëndime të lehta, në 36 aksidente trafiku që kanë ndodhur këtë fundjavës në SPB Shkup. Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 198 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 171 persona, nga të cilët 111 sepse kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 44 para se të marrin patentë shoferin. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 32 automjete të pa regjistruara. Janë shqiptuar masa për parkim jo të rregullt të 112 personave, ndërsa “karrotreci” ka larguar 77 automjete.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokrati për Integrim ka zhvilluar fushatë para banorëve të Komunës së Likoves ku të pranishmëve u është bërë me dije se data 30 shtator do të sjell perspektivë për vendin andaj duhet të votohet “PËR Maqedoninë Evropiane”. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti banorëve të Likovës bëri të ditur se këto janë momente vendimtare se a do të rreshtohemi në bllokun progresiv apo do rreshtohemi pranë bllokut regresiv. “Sot janë dy blloqe në veprim, ai perëndimor dhe ai lindor. Tash me 30 shtator votohet për gjëra madhore, nuk është problem se dalim në një referendum të rëndomtë dhe do të…

Lexo më Shumë

Sot po mban mot me diell dhe i ngrohtë, me një vranësira të pakta dhe erë të lehtë. Temperatura minimale gjatë ditës pritet të jetë nga 7 në 16 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale prej 27 deri në 33 gradë. Në Shkup moti është me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të shkojë nga 12 në 31 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Afrim FANDA “Priten zhvillime rreth Kosovës, është mirë Maqedonia të hyjë në NATO” këshilloi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg presidentin e IRJM George Ivanov, duke aluduar këtu për dritën jeshile dhënë negociatave për ndryshime të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por çfarë donte të thoshte z. Stoltenberg me këtë këshillë publike dhënë presidentit Ivanov? Si do ta rezikonin IRJM-në zhvillimet rreth Kosovës!? Më tepër se një gafë jodiplomatike, me të cilën z. Stoltenberg ofendoi shqiptarët dhe nxiti urrejtjen ndëretnike në IRJM duke sugjeruar dhe motivuar presidentin e IRJM dhe sllaovomaqedonasit që të fusin IRJM-në në NATO…

Lexo më Shumë

Rusia ka ndikim ndaj referendumit, dhe për këtë ekziston një hetim aktual. Kjo u njoftua nga kreu i DSK-së Goran Nikolovski në një intervistë televizive, por pa zbuluar më shumë detaje rreth mënyrës në të cilën organizohet veprimi kundër suksesit të referendumit të ardhshëm. “Ne shohim një performancë të organizuar në rrjetet sociale. Një qasje e organizuar që shkon në drejtim të reduktimit të pjesëmarrjes në referendum, një dështim i referendumit, diçka që do të përfshinte më tej një sërë ngjarjesh të tjera. Para së gjithash, lajme të rreme dhe të pavërteta. Këto janë lajme propagandë, por edhe ama të…

Lexo më Shumë

Dren Abazi është jo vetëm një nga këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar të publikut shqiptar, por gjithashtu ai është një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat. Përgjatë karrierës së tij muzikore, Dreni është përfolur shumë nga mediat se ka qenë në një lidhje me disa femra të njohura të showbiz-it shqiptar. Ai u pyet mbrëm nga Arian Çani mbi këtë çështje, ku rrëfeu se “ka diçka të vërtetë mbi këto fjalë dhe disa histori të tjera janë të trilluara”, duke treguar kështu se disa lidhje që janë përfolur me VIP-et shqiptare kanë qenë të vërteta. Ndërkaq, Dreni…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëvë të Jashtme Andrej Zhernovski sot është takuar me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (KB), Luiza Vinton. Siç ka njoftuar MPJ, qëllimi i takimit është në funksion të informimit dhe konsultimeve lidhur me Asamblenë e Përgjithshme të 73-të të KB-ve që do të mbahet në Njujork nga data 24 deri 28 shtator, ku Zhernovski do ta paraqes Republikën e Maqedonisë si pjesë e delegacionit të Maqedonisë. Në takim është diskutuar për situatat e brendshme aktuale politike, vijimi i reformave vendore dhe prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë me theks, aktualitetet lidhur me zbatimin e referendumit të ardhshëm,…

Lexo më Shumë

Maqedonia, para ca kohësh ka kthyer rreth 70 milionë euro të cilat kanë qenë të destinuara për Qendër të re Klinike në Qendër, ndërkaq në vitet e kaluara pushteti lokal dhe qendror kanë treguar kapacitet jo të plotë për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane. Duke e pasur parasysh atë se varësisht nga rezultati i referendumit të 30 shtatorit, vendi jonë këtë vitin e ardhshëm do të mund t’i fillojë bisedimet me BE-në hapet çështja se sa kanë kapacitet institucionet në Maqedoni për përgatitjen e projekteve të cilat do të financoheshin nga fondet evropiane, cilat janë dobësitë e organeve shtetërore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush sot në mëngjes dëshmoj në Gjykatë për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se ka qenë i frikësuar dhe se nuk ka besuar se do të dalin gjallë nga Kuvendi. Dudush i cili gjatë kohë së sulmit në Kuvend më 27 prill ka qenë deputetë tregoi se ka parë se Igor Dullovski se si i drejtonte njerëzit se si të lëvizin. “Kur turma hyri dhunshëm në qendrën e shtypit dhe lart ke ne, unë arrita të dilja nga atje. Duke lëvizur poshtë shkallëve në korridor, pashë fytyrën e Igor Durllovskit para qendrës…

Lexo më Shumë