1 Tetor 2018; 12:57 – Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultatit të 99.54 për qind të votave të numëruara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor 606.200 apo 91.48 për qind janë përgjigjur “PËR”, ndërsa 37.372 apo 5,64% janë përgjigjur “KUNDËR”.
Author: Rilinda
Disa janë të plagosur, duke përfshirë edhe një foshnje një aksident të rëndë në komunikacion që ndodhi pak para në “Ilindenasja” para shatërvanit në parkun e qytetit. Sipas dëshmitarëve okularë, makina humbi kontrollin dhe ka dalur nga rruga, duke e goditur me çka ka goditur shtyllën elektrike, njofton “Press 24”. Në aksidentit në komunikacion sipas informacioneve jozyrtare është i lënduar në foshnje, nëna e tij dhe një person tjetër. Nga MPB ende nuk ka informacione zyrtare.
Ende po numërohen rezultatet e referendumit, ndërsa gjatë ditës do të dihet edhe numri i saktë i daljes së votuesve, që do të njoftojë KSHZ, kështu tha sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran zaev, një ditë pas referendumit. Kryeministri i Maqedonisë është i kënaqur nga rezultati i votimit dhe siç tha, Maqedonia duhet të ec përpara, ndërsa zgjedhjet a paralajmëruara do ta ndryshojnë gjendjen për të mirë. “Është koha që t’i përkushtojmë kohë dhe kujdes dhe t’i kursejmë kohë Maqedonisë. Proceset nuk mund të mbeten të ngrira, nuk mund të qëndrojnë në vend dhe duhet të shkohet përpara. Sot është ditë…
Mediat e huaja kanë pikëpamje të ndryshme mbi referendumin e mbajtur dje në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për disa kjo është një fiasko, ndërsa për disa tjerë fitore. Gazeta e fqinjit tanë “Kurir” i përcjell deklaratat e kryeministrit tanë Zoran Zaev, rezultatet, por edhe mesazhin e SHBA-ve. “Ditë fiasko për Maqedoninë: Çka tani?” shkruan “B92”. “Mbi 90 për qind e qytetarëve të Maqedonisë të cilët dolën në referendum për ndryshimin e emrit”, shkruan “Slloboden Dalmacia”. “Mbi 90 për qind janë për Maqedoninë Veriore, tani në radhë janë deputetët”, shkruan televizioni bullgar “Nova Tv”. “Gardian” shkruan se Maqedonia është në prag…
Opozita dhe kryetari, Gjorgje Ivanov konfirmuan se ata janë oportunistë dhe nacionalistë me pikëpamje të shkurtër, thonë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata përgëzuan qytetarët e Maqedonisë për votimin në referendumin konsultativ në favor të ndryshimit të emrit. Ata shprehin keqardhje që pjesëmarrja ishte nën 50 për qind për arsye të ndryshme, por kërkon që opozita të respektojë vullnetin e shprehur të shumicës së votuesve. “Ne jemi të lumtur që shikojmë se shumica e votuesve mbështetën marrëveshje për emrin, çka e arritën kryeministrat Zaev dhe Tsipras. Për fat të keq, pjesëmarrja nuk…
Ish ndërmjetësuesi i BE-së në negociatat për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhaute mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ka uruar shumicën e qytetarëve që përkrahi Marrëveshjen e Prespës për referendumin. Ai ka ftuar Qeverinë të mos jep dorëheqje, por të vazhdojë me punë dhe zgjidhjen e problemeve të vendit. “Mos shpenzoni kohë dhe para në zgjedhje të parakohshme, por angazhohuni në zgjidhjen e problemeve të shumta në vendin tuaj. Punoni që ta përmirësoni ekonominë, sundimin e së drejtës, sistemin shëndetësor, arsimin dhe mos harroni një betejë e humbur nuk do të thotë se gjithçka është humbur. Po, zgjidhje e…
Duke filluar prej sot, e hënë, 1 tetor deri më 6 tetor të 2018-s në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA. Festivali do të nis me yllin e mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përfundojë me ikonat e artit skenik, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana. TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 me hapjen solemne ku do të paraqitet dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov. Dokumentari do t’i kushtohet sportistit të mundjes Shaban Tërstena. Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 –…
SHBA i përshëndet rezultatet e referendumit në Maqedoni më 30 shtator ku qytetarët e shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka bërë të ditur Stejt Departamenti. “SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet. Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike…
Për ministrin Nikolla Dimitrov referendumi është i suksesshëm sepse siç ka thënë “për” kanë votuar mbi 600 mijë qytetarë. “Nëse mbi 650 mijë qytetarë, mbi 600 mijë kanë votuar ‘Për’ kjo është mandat i qartë politik që Maqedonia të ec para. Fitore më e madhe nga cilado fitore e ndonjë partie politike. Edhe nëse kishte mbi një milion votues (më shumë se cenzusi), përsëri vullneti i shumicës e popullit do të shprehej qartë. Mund të numërohen votat e atyre që votojnë. Tani mbetet të dëgjohet vullneti i popullit nga ana e deputetëve në Kuvend, në përputhje me programin e opozitës…
Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Titaniku 2” që i dedikohet parregullsive zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së dy dëshmitarëve, si dhe për shkak të asaj që procesverbali nga seanca paraprake nuk ishte i përkthyer në gjuhën shqipe. Në “Titaniku 2” janë të akuzuar lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.
Vendimi për ankesën familjes së vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliu për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, është pranuar, kurse seanca do të mbahet sot, me fillim prej ora 12:30. Ankesa e familjes së vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliu që u shtyp me makinë nga Boban Iliq për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, që u dorëzua në fund të muajit qershor, arriti në Gjykatën e Apelit në shtator.
Në Universitet e Maqedonisë sot është dita e parë vitit akademik 2018/2019, e cila në përputhje me Ligjin e ri për arsim të lartë fillon më 1 tetor në vend se më 15 shtator. Ora e parë akademike në Univeristetin “Shën Cirili dhe Metodi” në mënyrë simbolike do të shënohet në Fakultetin e Filozofisë ku do të drejtohet rektori i UKIM, Nikolla Jankullovski.

