Author: Rilinda

Udhëheqësit dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit, deklaroi sot ndërmjetësuesi OKB-së për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë Matthhew Nimetz. Duke komentuar daljen e ulët të votuesve në referendum në Maqedoni, Nimetz për mediumin grek “Tv Antena” në New York, deklaroi se fokusi duhet të vendoset në ato që kanë dalë dhe kanë votuar “për”, sepse ato që janë kundër dhe nuk kanë votuar nuk ofrojnë alternativë tjetër, përcjell AIM. Marrëveshja e Prespës, sipas Nimetz është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për…

Lexo më Shumë

Për disa ditë do të dihet nëse ekziston ambient për arritje të marrëveshjes me opozitën për shumicë prej dy të tretave e cila nevojitet për t’u votuar ndryshimet në Parlament, të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë, tha dje kryeministri Zoran Zaev. Ai në deklaratën dhënë pas orës solemne të studentëve të saporegjistruar në FSHIIK, paralajmëroi se prej sot fillojnë bisedimet me opozitën, në mënyrë që të duhet nëse ekziston mundësia për marrëveshje. Ai konsideron se ekziston kapacitet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë, sipas tij, opsioni i fundit nëse nuk arrihet marrëveshje. “Gjithsesi që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ju bëri thirrje Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të së dielës në Maqedoni, të vazhdojnë me zbatimin e “marrëveshjes historike”. “Edhe pse shumica do të dëshironin dalje më të madhe, gëzohem që shumica dërrmuese nga ata, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike, votuan për marrëveshjen me Greqinë. Ata dëshirojnë që vendi i tyre ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti, i cili për 27 vite qëndronte midis Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Mas në deklaratën me shkrim të cilën Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ua…

Lexo më Shumë

Në referendumin në Maqedoni, shumica dërrmuese e atyre që votuan, e mbështeti rrugën transatlantike dhe evropiane të Maqedonisë dhe tani u mbetet politikanëve në Shkup të vendosin për rrugën e mëtejme, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Marrëveshja për emrin midis Athinës dhe Shkupit i dha një mundësi vendit që t’i bashkohet komunitetit transatlantik dhe evropian si anëtar i barabartë. Në referendumin e së dielës konsultativ, shumica dërrmuese e votuesve e mbështeti këtë rrugë”, transmeton REL. “Tani është në duart e politikanëve në Shkup që të vendosin…

Lexo më Shumë

Qarkullimi hekurudhor Veles – Gjevgjeli prej sot do të ndërpritet për shkak deformimeve të paraqitura në urën e betonit që gjendet mes stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuriçani. Siç kumtojnë nga HM Transport, ndërprerja do të zgjatë deri në përfundimin e sanimit të defektit. Ndërkohë, trenat të cilët kanë qarkulluar në relacionin Shkup – Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas.

Lexo më Shumë

Nga Cindy Cisneros, USNews Në pesë vitet e para të jetës, truri i një fëmije formon më shumë se 1 milion lidhje neurale në sekondë, kjo e bën këtë përiudhë më të rëndësishmen përsa i përket zhvillimit neurologjik. Në këtë kohë ngrihen themelet për suksesin e të ardhmes – truri zhvillon kapacitetin social, emocional, fizik dhe konjitiv. Gjenetika dhe eksperiencat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës. Kjo është arsyeja se përse programet e edukimit parashkollor dhe cilësia e mësuesve në këto nivele edukimi është shumë e rëndësishme. Patja e programeve të cilësisë së lartë varet nga…

Lexo më Shumë

Rusia me kujdes është duke e ndjekur situatën në Republikën e Maqedonisë pas referendumit të mbajtur dje për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE, deklaroi sot Dimitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vlladimir Putin. “Ne vlerësojmë se në mënyrë të pakushtëzuar të gjitha proceset duhet të mbeten në kuadër të qeverisjes të së drejtës dhe respektimin e ligjeve”, tha Peskov në deklaratë për mediat në Moskë, transmeton agjencia TASS.

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe analisti politik Sefer Tahiri, situatën e krijuar pas referendumit të djeshëm, e ka krahasuar me situatën e vitit 2000, kur qeverinë e atehershme të Lubço Georgievskit e braktisi subjekti politik Alternativa Demokratike dhe solli atë qeveri buzë rrëzimit nga pushteti. Në atë kohë flitej se disa deputetë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, kishin marrë para dhe falë kësaj shpëtoi qeveria e Georgievskit, shkruan Gazeta Lajm. Analistit Sefer Tahiri ka thënë në emisionin “Studio e Hapur” në Tv Shenja se edhe tani kur Marrëveshja me Greqinë pritet të shkojë për votim në Parlament, mund të hapet “berzë”…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka deklaruar sot se dje qytetarët porositën së ardhmëria jonë është në NATO dhe BE. Sipas Shekerinskës, qytetarët vendosën të votojnë dhe të mbështesin integrimet e vendit. “Zëri i qytetarëve është thirrje e qartë që të gjithë liderët politike duhet ta vazhdojnë këtë proces. Kjo është koha kur Maqedonisë i duhet unitet. Presim që deputetët ta pronojnë vendinimin e referendumit. Në të kundërtën mjeti i vetëm demokratik që mbetet janë zgjedhjet e prakohshne parlamentare, menjëherë. Deri në këto momente askush nuk ka dal me alternativë tjetër për anëtarësim dhe NATO”, deklaroi Shekqrinska.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët thanë se shumica dërrmuese e qytetarëve mbështetën marrëveshjen me Greqinë. “Në mënyrë paqësore dhe demokratike, shumica dërrmuese e atyre që përfituan të drejtën e tyre për të votuar thanë “po” për marrëveshjen së Prespës për emrin dhe rrugën evropiane. Kuvendi tani është thirrur të vazhdojë me hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për të miratuar ndryshimet kushtetuese”, shkruhet në deklaratën e Mogherinit dhe Hahnit. Ky është një rast historik, thonë ata,…

Lexo më Shumë

Çmimet e derivateve të naftës nga mesnata do të rriten për një denarë për litër. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik. Me këtë vendim, një litër EUROSUPER BS- 95 do të shitet për 73.5 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 do të shitet 75 den/lit, ndërsa një litër EURODIZEL do të kushtojë 67 denarë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 55.5 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Demokracia e Re do të bëjë çdo përpjekje të mundshme që të mos hy në fuqi marrëveshja e dëmshme kombëtare e Prespës, deklarojnë nga partia opozitare greke lidhur me referendumin në Maqedoni. Në deklaratë përsëritin pikëpamjen e tyre se që nga momenti i parë partia ka theksuar se marrëveshja ishte kombëtarisht e dëmshme ndaj Greqisë dhe prandaj në qershor ata paraqitën një mocion mosbesimi kundër qeverisë. Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, partia më e madhe e opozitare në Greqi, komenton se, ndërsa SYRIZA dhe Grekët e Pavarur ndryshe e vlerësojnë rezultatin e referendumit, konfirmon se “ata janë indiferentë…

Lexo më Shumë