Gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe më tej me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Verdikti nga përpjekjet që të jepet mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, me siguri do të dihet të mërkurën, kur kryeministri Zoran Zaev, siç tha…
Author: Rilinda
Sot në mëngjes po mban mot me vranësira mesatare, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore me vranësira dhe kushte për të reshura të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 26 gradë Celsius. Nesër do të jetë mot stabil dhe i thatë. Temperatura e mëngjesit gjatë ditëve…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq mbrëmë deklaroi se e përkrah marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, por nuk e nënvlerëson popullin e Maqedonisë, i cili, sipas tij, ka dhënë mesazh të qartë. “Kam konsideruar se marrëveshja është e mirë dhe këtë e konsideroj edhe sot. Konsideroj se çdo marrëveshje është shumë e rëndësishme për popullin e dy vendeve. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të të dy shteteve, edhe pse unë si kryetar i Qeverisë e kam përkrahur marrëveshjen”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister. Ai, mes tjerash tha se ai…
Duke filluar prej sot, 5 tetor, deri të enjten, 11 tetor, në Dibër do të mbahet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, në të cilin përveç se do të prezantohen shfaqje nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, do të mbahen edhe tryeza diktimesh rreth tyre dhe teatrove. Sot, më 5 tetor, me fillim prej ora 19:00, në mënyrë solemne do të nis festivali. Në ora 19:30 do të paraqitet Ansambli i Këngëve dhe Valleve e Kosovës “Shota” – Prishtinë. Si shfaqje përshëndetëse do të paraqitet koreodrama “Kumt”. Të shtunën, më 6 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të prezantohet…
Dita e kryengritjes popullore, 11 tetor 2018 (e enjte), është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale. MPPS ua uron Ditëpn e kryengritjes popullore qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) sot në konferencë për shtyp do t’i kumtojë fituesit e çmimeve për storje më të mira gazetareske nga sfera e jetës shoqërore-sociale me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e të drejtave të grupeve të ndjeshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve. Në ngjarje do të flasë edhe shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ndërsa çmimet do t’i kumtojë kryesuesja e jurisë, Santa Argirova.
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, në të cilin duhet të dëgjohen “bombat” nga materiali dëshmues i Prokurorisë Speciale. Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së prëcaktimit të votuesve, mito…
Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së nesër do të dorëzojë padi penale në Prokurorinë Publike kundër 200 personave prej të cilëve kryetarë të njësive zgjedhore, anëtarë dhe zëvëndës të tyre, nga Struga, Qendra Zhupa, Kërçova, Zhelina, Bogovina, Saraji dhe Plasnica. Për VMRO-DPMNE-në referendumi është i falsifikuar dhe i papranueshëm. Pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolovski, tha se më nuk do të luftojnë për qeveri, por për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë. “Të gëzuar jemi me rezultatin e referendumit, me të cilin emri kushtetues është ruajtur. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të…
Një tërmet me fuqi prej 2.8 shkallë sipas Rihterit e ka dridhur Maqedoninë. Epiqendra ka qenë 7 kilometra nga Ohri, ndërkaq dridhja ka qenë me thellësi prej 10 kilometrave. Dridhja është ndjerë disa minuta pas orës 07:00.
Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej 12 aksidente trafiku që gjatë natës së kaluar kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Janë zbuluar numër më i madh i kundërvajtjeve dhe janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë seç lejohet, pesë shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe 13 para se të përfitojnë të drejtën për drejtim të automjetit. Nga komunikacioni janë shkyçur dy automjete të cilët kanë qenë me probleme teknike dhe 15…
NATO dhe BE-ja nuk duhet që të heqin dorë nga Maqedonia për shkak të rezultateve nga referendumi, por të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunimin, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu. “Ne me kujdes po e ndjekim situatën. Në fund të fundit ky është vendimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe ne duhet ta respektojmë atë. Nga ana tjetër, as NATO-ja dhe as BE-ja nuk duhet të tërhiqen nga përkrahja dhe bashkëpunimi me Maqedoninë për shkak të referendumit dhe rezultateve prej tij. Pra, Maqedonia ishte ftuar që të bëhej anëtare e NATO-s në Samitin e fundit me vendim unanim të…
Takimi i dytë i Komisionit të përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i formuar në pajtueshmëri me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mbahet sot dhe nesër në Shkup. Në takim, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, pritet që anëtarët e Komisionit, në pajtueshmëri të metodologjisë dhe parimeve të dakorduara të punës, të këmbejnë mendime lidhur me përmbajtjet mësimore në proceset arsimore në të dy vendet, si dhe mundësitë për shënim të përbashkët të disa ngjarjeve dhe personaliteteve historike. Takimi i parë i komisionit u mbajt më…

