Author: Rilinda

ër shkak të mungesës së të akuzuarit Aleksandar Brajkovski gjykimi për lëndën e PSP “Dhuna në Qendër” është anuluar për më 29 tetor. I pandehuri në gjykatë ka dorëzuar parashtresë me të cilën i njofton se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në Komunën Gazi Babë, në të cilën ai është këshilltar. Në atë reagoi prokurorja Fatime Fetai, e cila tha se shkaqet për mungesë të Aleksandrit nuk janë të justifikuara dhe janë me qëllim të zvarritet gjykimi. Ajo propozoi që gjykatësi të urdhërojë arrestim të detyrueshëm edhe atë menjëherë, transmeton MIA. Avokati Boro Tasevski, tha se kërkesa e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër 53-vjeçarit me iniciale A.K nga Reçica e Vogël i cili të dielën e ka vrarë gruan e tij. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme personi në fjalë ngarkohet për tre vepra penale “vrasje”, “tentim për vrasje” dhe “mbajtje të armëve pa leje”. I dyshuari veprat i ka kryer të dielën në periudhë nga ora 22 deri në orën 23 në Reçicë të Vogël. Me armën të cilën e ka mbajtur pa leje, dhe me të cilin e ka vrarë gruan e tij, H.K.(52) kishte tentuar që ta…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Dhunë në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.  Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marr në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme. Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të…

Lexo më Shumë

Seanca e parë e Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë do të fillojë sot, ndërsa seanca plenare është planifikuar për të hënën. Sipas nenit 196 të Rregullores së Kuvendit, kontrollet e propozimit për qasje në ndryshime të Kushtetutës në Komision mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Anëtarët e Komisionit dhe deputetë gjatë kontrollit mund të flasin disa herë nga koha e përgjithshme prej 20 minutave, ndërsa koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë në dispozicion 30 minuta. Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese është Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Xhevat Ademi, ndërsa anëtarë janë: Betian…

Lexo më Shumë

Dhjetë aksidente trafiku kanë ndodhur dje në Shkup. Në aksidentet lëndime trupore kanë marrë tre persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk ka dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, shtatë shoferë për qëndrim të palejuar, dy shoferë për tejkalim të palejuar, si dhe…

Lexo më Shumë

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin e raportuesit Ivo Vajgl për Maqedoninë. Votimi ka qenë pothuajse unanim, 47 vota “për”, nëntë “kundër” dhe një i përmbajtur. Me këtë rekomandim mbështetet hapja e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019. Raporti duhet të miratohet në seancën plenare në Parlamentin Evropian gjatë muajit nëntor. Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë e hapur mundësia e miratimit të amendamenteve plotësuese. Raportuesi Ivo Vajgl paraqiti një amendament shtesë pas referendumit më 30 shtator duke deklaruar se nevojitet mbështetje shtesë për të ardhmen euroatlantike të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 11 gradë, ndërsa temperatura me lartë e ditës do të jetë në interval mes 21 dhe 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius. Edhe në ditët në vijim do…

Lexo më Shumë

Mali i Zi ka qenë dhe mbetet inspirim për Maqedoninë kur bëhet fjalë për integrimet në NATO, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për revistën malazeze “Partner”. “Ju treguat se, nëse diçka më të vërtetë dëshironi, mund ta mobilizoni të gjithë shoqërinë që të arrini qëllimin. Treguat se parimi i dyerve të hapura të Aleancës nuk është vetëm frazë. E di se mes 29 shteteve anëtare, Maqedonia ka miq dhe përkrahës të mëdhenj, ndërsa Mali i Zi, padyshim është një prej tyre”, ka thënë Shekerinska në intervistën që e ka pubikuar Ministria e Mbrojtjes e Malit të…

Lexo më Shumë

Protestuesit më 27 prill është dashur të hyjnë në parlament dhe të shkaktojnë kaos me të cilin do ti sigurohej alibi presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ky ka qenë plani i pushtetit të kaluar për zhvillimin e ngjarjeve të 27 prillit sipas dëshmitarit Nikolla Vojminovski, tashmë i dënuar për dhunë ndaj Zijadin Selës. Vojminovski që po vuan burgun prej 13 vitesh, tha se kishte dëgjuar me veshët e tij një bisedë mes ish zëvendës ministrit të brendshëm Oliver Andonov dhe deputetit të akuzuar Luben Arnaudov duke bërë planin se si ti japin fundit shumicës së re parlamentare. Nikolla…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes po mban mot me vranësira mesatare, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 26 gradë Celsius. Nesër do të jetë mot stabil dhe i thatë. Temperatura e mëngjesit gjatë ditëve të ardhshme do të ulen, ndërsa ajo e ditës…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të disa komunave të Shkupit, informojnë nga QRMK. Në periudhën prej orës 09:00 – 15:00 pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të fshatit Bojanë, në Komunën e Sarajit , ndërsa nga ora 09:00 – 14:00 një pjesë e Bukoviqit në Komunën e Sarajit dhe një pjesë e fshatit Orman në Komunën e Gjorçe Petrovit. Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike prej orës 09:00 – 13:00 do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugëve „Klenoec“, „Klepa“ dhe „Vladimir Kavaev“ në Komunën e Gjorçe Petrovit, prej orës 08:30 – 11:00 një…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të shqiptohet aktvendimi për procedurën  e ndarë për Gordana Jankulloskën për lëndën “Tanku”. Prokuroria, në fjalën e fundit, kërkoi që Gjykata ta shpallë Jankulloskën fajtore për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim, si dhe t’i kthejë shpenzimet së bashku me Popovskin dhe Gruevskin në vlerë prej 313 mijë denarëve. Prokurorja Fatime Fetai në fjalën përmbyllëse theksoi, se nga dëshmitë e dhëna, qartë shihet se Jankulloska e ka nxitur Poposkin të furnizojë automjet të blinduar për MPB-në dhe ajo t’i jepet në shfrytëzim kryeministrit Gruevski. “Jankulloska është fajtore për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse ajo ishte…

Lexo më Shumë