Author: Rilinda

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët lindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri 26 gradë Celsius. Deri të shtunën do të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë me temperatura të ditës mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Të…

Lexo më Shumë

Opinionisti Visar Ademi, sonte në emisionin “200” në Alsat-M, tha se pala maqedonase vendos në pikëpyetje ekzistimin e Maqedonise me sjelljen së fundmi rreth mos arritjes së një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese. “Situata ka ardhur deri aty sa ekzistimi i shtetit vendoset në pikëpyetje. Nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, kjo pasi pala maqedonase nuk arrinë në dakordësim, do të ndahen orientimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pala e dytë do të bëjë aleanca me Kinën, Rusinë e Turqinë, kurse pala shqiptare që dëshiron dhe ka dëshmuar anelanca me perendimin, do të azhdojë këtë rrugë, dhe kjo do të sjellin ndasi ndëretnike.…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Qeverisë, ministrat e pranuan informacionin mbi sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e një Qendre Informative për Integrimet euroatlantike. Qëllimi është të sigurojë hapësirë për dialog aktiv dhe debat mbi integrimet euroatlantike. “Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera përmes të cilave qytetarët do t’i afrohen procesit të integrimeve euroatlantik dhe do të rrisin njohuritë e tyre për këtë”, thonë nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Kompetencat e Kuvendit, me aktivitetet rrjedhëse dhe debatin për ndryshimet kushtetuese të cilat burojnë nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë dhe në drejtim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Për këto tema sot diskutuan kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me delegacionin e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL), të paraprirë nga prof. D-r Shi Ho Hong. Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i njoftoi i informoi mysafirët për bashkëpunimin aktiv të Kuvendit me shumë organizata botërore të paqes, dhe në këtë drejtim e potencoi…

Lexo më Shumë

Oda ekonomike Maqedoni-Turqi  MATTO sot para drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski i përsëriti kërkesat për liberalizim të Marrëveshjes  për tregti të lirë mes dy vendeve në pjesën e prodhimeve bujqësore-ushqimore, për përshpejtimin e procedurave doganore në procedurat  tejkufitare, si dhe për liberalizimin  e tregtisë me Tunizinë, Marokun dhe Algjerinë, me të cilat Turqia tashmë ka tregti preferenciale në suaza të Konventës rajonale dhe rregullës preferenciale euro-mesdhetare të origjinës. Siç u theksua në takimin që e ka inicuar MATTO, këmbimi tregtar me Turqinë deri në fund të vitit do të rritet, por rritja afatgjate do të varet nga rritja e…

Lexo më Shumë

Kushtet për punë nuk janë të përsosur, por janë siguruar kushtet themelore për punë të përcaktuara me ligj, reagojnë nga gjykata penale pas seancës së sotme në lidhje me ngjarjet e “27 prillit”, e cila u shty për nesër për shkak të problemeve teknike për ekzaminimin e dëshmitarit të rrezikuar në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore Shkup 1. “Ne i kuptojmë reagimet e mbrojtjes lidhur me kushtet në të cilat vepron gjykata. Por kushtet janë këto, nuk janë të përkryera, por ato sigurojnë kushtet themelore për punën e përcaktuar me ligj. Në këtë kuptim, ne nuk e justifikojmë largimin…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është pyetur sot për deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev, e cila është interpretuar si sinjal për anisti për të dyshuarit për dhunën në Kuvend më 27 Prill. “Në këtë shtet i nevojitet drejtësia. Qeveria nuk përzihet në punën e drejtësisë dhe e respekton atë. Por, ndarjet mes vete nuk na ndihmojnë. Kemi treguar se duam të kujdesemi për interesat shtetërore dhe jo ato partiake. Tani është momenti të tregojmë se vendi sjell vendimet ë duhura. Kemi hyrë në këtë proces jo që të jemi të suksesshëm si individë, por që të kemi sukses si…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski kërkon që t’i lejohet të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë. Kërkesa me shkrim është drejtuar deri tek shërbimet e kuvendit dhe tani pritet përgjigja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. “Duke pasur parasysh faktin se në këto momente në shtëpinë ligjvënëse po diskutohet nevoja për ndryshime kushtetuese që kanë ndikim të rëndësishëm, kriza politike në të cilën po futet shteti ynë, momentin e rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, si dhe momentin senzisitv që e shkaktoi ky debat në opinion, VMRO- DPMNE si parti më e madhe e cila është në opozitë, kryetari i…

Lexo më Shumë

Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski deklaroi sot se më 18 dhe 19 tetor fillon zyrtarisht procesi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, raporton Tv Shenja. “Procesi duhet të përfundojë në dhjetor. Në janar vendi do të nënshkruajë protokollin. Anëtarësimi do të bëhet pasi që vendet anëtare ta ratifikojnë protokollin”, tha Pendarovski. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska deklaroi se fillimi i ngociatave për anëtarësim në NATO po shkon paralelisht me diskutimin që po zhvillohet në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. “Këto dy procese do të varen nga njëra-tjetra. Askush nuk ka të drejtë ta marrë shpresën që u krijua…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Jovanovski, ka komentuar ofertën e kryeministri Zoran Zaev për pajtim dhe falje për ngjarjet e 27 prillit. “Mos i shtyni këta deputet i nderuar Zaev të shtypin sustën për të cilën nuk kanë dhënë betim. Ju jeni propozues, nuk jeni deputetë dhe Mickoski nuk është deputet. Ju propozoj që të mbylleni 5 deri në 10 ditë me të, të bisedoni maksimalisht siç duhet dhe të merrni vendim për të ardhmen e Maqedonisë dhe më pas ne të bisedojmë këtu”, ka thënë Jovanovski.

Lexo më Shumë

Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, i akuzuar për ngjarjet e “27 Prillit” i është ndërpre masa arrest shtëpiak dhe ai do të mbrohet në liri me garanci prej rreth 400 mijë eurove, njoftoi Tv24. Jozyrtarisht, vendimi është sjellë sot, kurse Prokuroria nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi dhe nuk do të kërkojë vazhdim të masës arrest shtëpiak, transmeton Gazeta Lajm. Avokati i deputetit Vasilevski, Aleksandar Novakovski, thotë se ende nuk e kanë pranuar vendimin për lirim nga Këshilli penal, por se paraprakisht kanë parashtruar ankesë dhe kanë kërkuar lirim me garanci.

Lexo më Shumë