Nuk ndalen thirrjet e qytetarëve në numrin 194 për të kërkuar ndihmën e shpejtë. “Mateni shtypjen, dhe lajmrohuni. Sheqerin e ka? A ëshhtë me insulin? Për herë të parë ndjeni shtrëngim? Ma jepni vajzën tuaj. Zonjë na jepni të dhëna që mos ta lodhim atë. Emrin mbiemrin dhe cila rrugë”. Dispeçerja i jep lokacionin dhe rrugën për ku duhet të niset ekipi. Para çdo shkuarje në terren veshin skafanderë, maska dhe doreza, kapele. Ekipi i ndihmës së shpejtë me paisjen mbrojtëse u nis për ta ofruar ndihmën e parë. Pas kthimit, gjithashtu zhvishen në vend të posaçëm i cili përdoret…
Author: Rilinda
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut vlerësoi se së shpejti do të ketë marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke hapur rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian, sipas MIA-s, pritet të theksojë mosmarrëveshjet ndërmjet këtyre dy vendeve, duke shprehur keqardhje për moszgjidhjen e problemit më 17 nëntor. Projekt-rezoluta pritet të jetë pjesë e debatit nga 10 deri 16 dhjetor në Komisionin për punë të jashtme. “Na vjen keq që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë arritur një kompromis për çështjet që lidhen me historinë dhe gjuhën, ne besojmë se do të zgjidhet…
Zëvendës ministri për transport dhe lidhje, Bekim Rexhepi, sot realizoi takim pune me Aleksandrs Antonovs, ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimin shtetëror. Në këtë takim u prezentuan shembuj për riorganizimin e administratës publike në kuadër të Ministiris për transport dhe lidhje, me qëlim rritjën e efikasitetit dhe efektivitetit i administratës publike. U shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me riorganizimin edhe organeve tjera shetërore. Projekti për reformat të administratës publike zbatohet me mbështetjen BE-s.
Nën mesataren e nëntorit janë nivelet e liqenit të Ohrit dhe Prespës, si dhe në të gjithë lumenjtë në të cilët sot janë bërë matje hidrologjike. Siç informon DPHM, ulje drastike shënojnë Vardari në Jegunoc dhe Veles, Treska në Makedonski Brod dhe Sateksa afër Botunit. Janë përgjysmuar nivelet e lumenjve të Cërna Rekës, Stumicë, Kriva Rekës dhe Lepencit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE, për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për mediat serbe, “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell tha se shkëmbimi i territoreve nuk është një mundësi aktualisht dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë një zgjidhje. Zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Borrell tha se nuk do ta diktojë BE-ja. “Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin…
Zonja Zinka, i kishte parë që kur e kishin dhënë puthjen e parë. Si me thënë ishte rritur me ta. Anipse i kishte parë disa herë vagullt, shkëputur, ajo apet mendonte se ishte rritur me ta, dhe sikur qe e vetmja që i këqyrte me ëndje, si një Zot. Siç sheh Zoti krijesat e tij dhe mandej fill ndërton një admirim për ta. Me kësisoj admirim të përafërt mundohej edhe ajo t’i sodiste. Mandej i kishte parë edhe kur fejoheshin. Sigurisht edhe kur ishin martuar. E kishte ndjerë edhe ajo sadopak dashurinë e tyre. Tek kapeshin përdore, tek shëtisnin qytetit.…
Në 24 orët e fundit janë kryer 2.553 teste të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 1.112 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 44 për qind e testeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë. Ndërsa janë shëruar edhe 709. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-321, Kumanovë-69, Dibër-10, Shtip-38, Prilep-77, Tetovë-79, Strugë-44, Veles-44, Manastir-65, Ohër-36, Kavadar-26, Gostivar-60, Gjevgjeli- 19, Strumicë-35, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Krushevë-3, Koçani-44, Probishtip-6, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-23, Valandovë-12, Vinicë -11, Dellçevë-13, Kratovë-2, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-12, Resnje-16, Negotinë-22. Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe…
Në orët e mëngjesit të kësaj të shtune njësiti special “Tigrat” kanë terrorizuar një familje shqiptare në Shkup, shkruan Zyrtare.net Rasti bëhet skandaloz nga shkaku se “Tigrat” kanë bastisur shtëpi të gabuara nga ato që ata kanë patur në fletë-udhëzimet e tyre dhe atë pas dy orëve të plota me sjellje aspak njerëzore të njejtit nuk kanë kërkuar falje pronarit të familjes. Ngjarjen në fjalë e ka denoncuar Jasin Rexhallari, familja e të cilit ishte viktimë e këtij trajtimi aspak dinjitoz nga ana e njësitit Tigrat pranë MPB. “Funksionarët shqiptarë ende qëndrojnë vetëm si figura kurse familjet shqiptare kanë mbetur…
Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkeljen e Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, andaj ka thënë se Shkupi zyrtar nuk mund të presë mbështetjen e Sofjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur çështjet e diskutueshme bilaterale. Dy vendet më 2 gusht 2017, kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjidhje e kontesteve që kanë të bëjnë me identitetin e disa personaliteteve nga e kaluara, pakicat etnike në të dyja vendet, por edhe ato që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. “Shkupi nuk ka dëshirë t’i zgjidhë këto çështje. Ata mendojnë se mund të përdorin hile, si…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj urimit të Stevo Pendarovski për 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë”, shkruan Sela. Sipas tij kjo qasje e Pendarovskit është për t’u përshëndetur për shkak se presidenti shfaq interes për të paktën një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe se këto gjeste të bëjnë më mendjehapur dhe ndikon pozitivisht për imazhin…
Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Deutch Welle thotë se historia duhet t’u lihet historianëve. “Mund ta përdorim historinë në mënyrë pozitive. Ajo na bashkon dhe ne mund të ndërtojmë ura të bashkëpunimit për më shumë pasur. Atë histori që e kemi të përbashkët, nëse e bëjmë më shumë maqedonase ose bullgare atëherë kjo do të sjell konflikte”, thotë Zaev. Ai në ‘Facebook’ e shpërndau intervistën. “Kemi marrëveshje të shkëlqyer që sjell shpresa të mëdha”, thotë mes tjerash Zaev.
Të burgosurit në Idrizovë kërkojnë testim masiv. Sipas tyre, ditëve të fundit në burg është rritur dukshëm numri i të prekurve me Kovid-19 dhe për këtë arsye kërkojnë masa parandaluese. Ata ankohen edhe për mënyrën e trajtimit dhe mungesën e preparateve higjienike. Ne kërkojmë nga udhëheqësja e burgut dhe Qeveria që të na testojnë të gjithëve që jemi në karantinë nga data 17. Të bëjnë teste dhe ta dimë kush është pozitiv e kush negativ, mos të presim që të infektohen të gjithë. Nga 60 vetë sa jemi në këtë pavijon, 9 prej tyre janë infektuar. Duam edhe ta përgënjeshtrojmë…

