Kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në një intervistë për portalin MKD.mk thotë se në kontekst të racionalizimit të shpenzimeve të partisë, po mendojnë që ta shesin ndërtesën e selisë së partisë ndryshe e njohur në publik si Pallati i Bardhë. Ne jemi duke menduar për të racionalizuar shpenzimet në parti. Nëse kemi një ofertë të përshtatshme, objekti i selisë së partisë do të shitet ose do ta japim me qira nëse ka një ofertë të përshtatshme. Tani po bëjmë një lloj skanimi në treg, kështu që do të shohim”- ka thënë lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski gjatë intervistës.…
Author: Rilinda
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja me dhunë dhe kundër vullnetit të popullit po e zbaton marrëveshjen për ndryshimin e emrit në Kuvend. Nga OBRM-PDUKM thonë se KSHZ dhe qytetarët treguan se Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe juridikisht. “Këtë nuk e kupton vetëm Zaev. Pikërisht për këtë shumicë e madhe e qytetarëve janë kundër këtij pushteti jodemokratik. Zaevi dhe pushteti i tij kriminel me kërcënime dhe presione siguruan mbështetje parlamentare për joligjshmërinë e tyre. Presioni ndaj deputetëve është parim i jodemokracisë”, thonë nga partia opozitare. Ata në fund thonë se pushteti…
Kryetarët aktual të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski dhe ai i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, si anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve nën udhëheqjen e Aneta Arnaudovska, tre vite radhazi kanë marrë paushallë mujore nga 10 mijë denarë, mjete këto që ligjërisht nuk ju kanë takuar. Përderisa për një vit të plotë 10 mijë denarë paushallë mujor i është paguar edhe kryetarit aktual të Këshilli të Prokurorëve Publike, Kole Shteriv. Njëherit me tatimin personal që ju është paguar, Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve cdo muaj i ka kushtuar nga 11 mijë denarë më tepër.(sdk.mk)
Wizz Air kompania udhëheqëse me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore njofton të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linja ajrore që pas datës 1 nëntor 2018, se do të zbatojë politika të reja për valixhet, duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve dhe për të zvogëluar vonesat që lidhen me bagazhet për të gjitha fluturimet e Wizz Air. Nga 1 nëntori, çdo udhëtar ka të drejtë që të marrë me vete një çantë dore (40x30x20 cm) në aeroplan, pa paguar asgjë, pra falas. Ndërsa ata udhëtarë që blejnë WIZZ Priority do të kenë mundësi që falas të marrin…
“Në VMRO-DPMNE tani ka tre struktura: Njëra është properëndimore që është për integrim në BE dhe NATO, Grupi i dytë është i orientuar kundër perëndimit dhe grupi i tretë janë njerëz që janë nën emocione dhe besojnë se po luftojnë për Maqedoninë”, theksoi ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov për Kanal5, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga organet partiake. Sipas tij, ky grupi i tretë i njerëzve është i keqpërdorur nga një strukturë që po e çon partinë në drejtim të gabuar. “Lidershipi aktual është ai që po e udhëheq partinë. Kur një lider largohet, nuk duhet menjëherë…
BDI-ja paralajmëron se amendamentet e opozitës shqiptare nuk do të pranohen nga arkivat e Kuvendit. Deputeti i integristevë, Xhevat Ademi në emisionin “Rruga drejtë…” ka deklaruar se asnjë amendament nga 4 amendamentet e Qeverisë nuk do të pranohen dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Amendamentet e opozitës, Ademi i cilësoi si të panevojshme në këtë situatë. Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të Qeverisë. Mund të dorëzohet amendament për emrin e Qeverisë dhe tjetër jo. Mund…
Projekt-amendamentet e Kushtetutës për të cilat vijon afati që del nga vendimi i së premtes të Kuvendit, janë në fazë të përgatitjes. Bëhen përpjekje që në konsultime për përgatitjen e tyre që të kyçen edhe deputetë nga VMRO-DPMNE-ja, por tash për tash kjo nuk do të ndodh. Megjithatë, projekt amendamentet do të mund të gjenden në Kuvend për fundjavë ose nga e hëna. Nga grupi i deputetëve të LSDM-së thonë se lihet kohë për inkuadrimin e deputetëve nga opozita në konsultime, edhe pse shprehin pesimizëm se kjo do të ndodh. Nëse kjo nuk ndodh, në konsultimet, thonë nga atje do…
Shtatë persona janë lënduar në dy nga gjithsej 5 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tre aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve në komunikacion. “19 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, tre kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit. Nga komunikacioni janë përjashtuar 29 shofer, prej të cilëve 11 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 11 pa patentë shofer dhe shtatë fillestarë”, thonë nga SPB. Ata gjithashtu shtojnë se janë sanksionuar edhe dy këmbësorë,…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Gjykimi ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan dy persona profesional të cilët kanë kyer analiza në lëndën “Monstra”. Sipas analizave të krim-teknikëve të MPB-së, në Liqenin e Smillkovës vrasja është kryer me tre armë, gjegjësisht dy “kallashnikov” dhe një pistoletë. Për vrasjen e pesëfishtë me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri…
Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, të mërkurën prej ora 16 e 30 minuta deri ora 17 e 20 minuta, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 37-vjeçarit F.U. nga Tetova, në rrugën “Shtipska” në Tetovë. Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatësit, është gjetur sasi heroine, ndërsa tek 38 vjeçari E.I. gjithashtu nga Tetova, i cili ka qenë së bashku me personin F.U., është gjetur marihuanë. Dy personat janë privuar nga liria dhe pason zbardhje e plotë e rastit.
“Duke pasur parasysh se përfaqësuesit amerikan na akuzojnë se përzihemi në punët e brendshme, them se Moska nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por këtë e bën Uashingtoni”, deklaroi në brifing me gazetarët zëdhënësja e Ministrisë së Rusisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova. “Sërish dëgjohen akuzime se Moska përzihet në proceset e brendshme të Maqedonisë. Atë që Metju Palmer e ka thënë në Shkup se Rusia përzihet është qesharake. Duam të rikujtojmë se me 19 tetor, SHBA e jo Rusia, me ndihmën e disa metodave jo të shpeshta, kërcënimeve, blerjeve të deputetëve, në Kuvendin e Maqedonisë bën…
Ndryshimi i Ligjit për Gjykata dhe atij për Këshillin Gjyqësor që u miratua muaj më parë në Parlament ka marrë dritë jeshile nga Komisioni i Venecias. Mirëpo, pas shqyrtimit të këtyre ndryshimeve, ky Komision ka publikuar një sërë rekomandimesh drejtuar autoriteteve vendase, me çka i udhëzojnë në sqarimin e dispozitave ligjore Shkup, 25 tetor – Komisioni i Venecias ka dhënë notë pozitive ndryshimeve të fundit të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Mirëpo, në komentin e tyre për përmbajtjen e këtyre ligjeve, ato kanë theksuar se nevojitet sqarimi i dispozitave dhe precizimi i tyre. Mes tjerash, në konkluzat…

