Author: Rilinda

Dëshmitari Veton Kiki duke dëshmuar për rastin gjyqësor “Titanik 3” tha se në momentin kur ka shkuar për të dorëzuar materialin zgjedhor në Këshillin Zgjedhor Komunal, i akuzuari Ismet Guri dhe Qani Toçi i kanë thënë se materiali duhet përmirësuar për shkak se ashtu janë marrë vesh me VMRO-DPMNE-në. Ai tha se ka nënshkruar korrigjimet për shkak se kishte kërcënime indirekte. Kjo dëshmi e nevrikosi të akuzuarin Ismet Guri i cili tentoi të konfrontohet me dëshmitarin duke iu drejtuar me tone të larta, por u ndalua nga ana e gjyqit. Për rastin “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri…

Lexo më Shumë

Qytetarët me muaj të tërë nuk mund të informohen realisht për nivelin e ndotjes së ajrit në pjesë të zonave më të ndotura të vendit. Sensorët e shumicës së pikave të matjes që e tregojnë llojin më të shpeshtë të ndotjes nuk dërgojnë të dhëna në Ministrinë për Mjedis Jetësor, shkruan Meta. Në lagjet e Shkupit, Gazi Babë dhe Lisiçe, pikat e matjes punojnë në mënyrë selektive, ashtu që, instrumenti për matjen e grimcave PM10 në Gazi Babë është i fikur prej 14 gusht të këtij viti përkatësisht 76 ditë, ndërsa në Lisiçe prej 5 tetorit Megjithëse nga Ministria për…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja “Resurset Energjetike të Maqedonisë” reagon ndaj komunikatës së iniciativës qytetare “E dua Vodnon” dhe informon se ndërtimi i gazsjellësit është sipas të gjitha standardeve për cilësi dhe siguri. Ata shtojnë se, ndërtimi i gazsjellësit vazhdon sipas projektit themelor, që ka leje të plotfuqishme për ndërtim dhe të gjitha licencat tjera të nevojshme të përkufizuara me dispozitat pozitive ligjore, shkruan Meta.mk. “Nëse ka dyshim ose indikacione për çfarëdo shkelje të procedurave dhe rregullave ligjore, i ftojmë të gjithë që eventualisht posedojnë informata të tilla të drejtohen në institucionet kompetente në kuadër sistemit juridik të shtetit”, thuhet në komunikatë. Prej REM…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se, pas pranimit të një informacioni, kanë hapur lëndë për ndarjen e një koncesioni për qendrat për dializë. Nga Prokuroria thonë që do të hulumtojnë dyshimet se procedura ka qenë jo transparente dhe se persona juridikë e fizikë kanë qenë të favorizuar tërthorazi. “Duke i ndjekur reagimet e “Nefron”- Shoqata e qytetarëve të sëmurë prej veshkave dhe shkrimet në disa media të cilët tregojnë për një sërë parregullsish në zbatimin e procedurës sipas Njoftimit për ndarje të koncesioneve të qendrave për kryerje të dializave, Prokuroria publike themelore për…

Lexo më Shumë

Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Kjo është seanca e dytë gjatë kësaj jave, ndërsa seanca të reja janë caktuar çdo ditë deri në fund të javës. Bë seancën e kaluar u lëshua vetëm një video xhirim nga kamera e sigurisë numër 10 në Kuvend, që i shfaq ndodhitë në korridorin e vogël i cili çon nga holli Drugdhendje deri në Sallën 3, gjegjësisht pres-qendra e Kuvendit. Xhirimi fillon nga ora 18:45, dhe në korridor shihet lëvizje e njerëzve, midis të cilëve edhe disa persona me…

Lexo më Shumë

Autoritet bullgare u deklaruan se kanë nisur hetim për manipulimin e madh të administratorëve shtetëror që kanë shitur vërtetime për prejardhje bullgare personave nga vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian ku ata kanë marrë pasaporta dhe shtetësi bullgare. Mediat bullgare njoftojnë se kryesisht janë shtetas të Maqedonisë, Ukrainës dhe Moldavisë dhe kanë paguar 5000 euro për vërtetim të rremë, me çka kanë marrë dokumentet e nevojshme bullgare. Ekziston dyshimi se në këtë mënyrë për një javë janë nxjerr nga 30 deri në 40 pasaporta, dhe nuk dihet ende se kur kanë filluar këto veprime ilegale. “Administratorët dyshohen për korrupsion, keqpërdorim…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi shtyrjen e dënimit me burgim për furnizimin e “mercedesit” luksoz. Për lutjen e ekipit të avokatëve të Gruevskit të mos shkojë në burg, gjyqtarja për zbatimin e sanksioneve ka afat prej tri ditësh të vendos nëse do të mbështes pretendimet në lutjen dhe ta shtyjë shkuarjen e Gruevskit në burg. Këtë avokatët e arsyetojnë me nevojën e Gruevskit për ta mbaruar mandatin e deputetit. Në nenin 89 të Ligjit për zbatimin e sanksioneve mes arsyeve për shtyrjen e mbajtjes së dënimit me burg qëndron “Nëse personi i dënuar është i obliguar të kryejë një punë të…

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani duke folur për të ashtuquajturën pajtim në Kanal 5, tha se nëse dikush ka qenë dëm kolateral në ngjarjet e 27 prillit, atëherë mund të bisedohet për amnistinë e tij. “Dhunuesit direkt nuk mund të jenë të amnistuar, si dhe porositësit nëse mund t’i definojmë, sepse kjo është e komplikuar. Por, nëse dikush është dëm kolateral, atëherë ata duhet të jenë lëndë për diskutim në trupin parlamentar pëР pajtim”, deklaroi Osmani.

Lexo më Shumë

Zëvendës-ministri i Mjedisi Jetësor, Jani Makraduli në “Studion e hapur” tha se “njëra nga punë kryesore që ne u pajtuam ishte se ajri është i ndotur dhe nuk ikim nga kjo, ndërsa unë konsideroj se kjo është një nga sfidat më të mëdha, jo vetëm për Ministrinë e Mjedisit Jetësor por edhe për gjithë Qeverinë. Makraduli ndotja e ajrit është problem që kërkon një qasje të integruar dhe se në nivel operativ është ngritur grupi punues ndërministror që kujdeset dhe definon masa, për t’u shmangur dhe të mos jetohet në iluzion se ajri është i pastër dhe se janë ulur…

Lexo më Shumë

Sot po mban mot i ndryshueshëm dhe me vranësira. Në pjesët perëndimore parashikohet të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut. Temperatura maksimale mund të arrijë prej 9 deri 24 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej 14 deri 23 gradë. Nën ndikimin e rrymimit jugor të ajrit pason periudha e motit të ngrohtë me erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, posaçërisht nga mesi i javës. Shpejtësia e erës nga drejtimi jugor do të përforcohet dhe pritet të arrijë deri 60 kilometra në orë.…

Lexo më Shumë

Vendi i vetëm ku nuk janë me maska një pjesë të akuzuarit për sulmin e organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 është në korridorin “Dllaborez”, para kabinetit të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Kjo u pa në incizimet e lëshuar në seancën e sotme për dhunë në Kuvend më 27 prill. Nga incizimet është parë se pas restorantit “Dion” në Qendrën tregtare, vendi i radhës i grumbullimit është dera e kabinetit të Veljanovskit. Askush nuk u tregon se kamerat e Kuvendit po incizojnë pastër dhe pa ndërprerje, dhe se maskat 11 të akuzuarit po i…

Lexo më Shumë

Deri para një viti, gjithçka po shkonte mbarë në familjen Luma nga Tetova. Kryefamiljari Islam Luma, punonte si shofer kamioni dhe kishin një jetë normale dhe të lumtur. Por në fillimvit, kjo harmoni paksa u zbeh, pasi pikërisht ai, koka e familjes, që mbante familjen dhe siguronte të ardhura për ta, u diagnostifikua me kancer. Vetëm një muaj më vonë, ai u detyrua që t’i nënshtrohej një operacioni në zorrë të trashë. Që nga ajo kohë, Luma nuk ishte më i aftë që të punonte, por edhe më keq, para katër ditësh përsëri Luma mori lajmin se kanceri është përhapur…

Lexo më Shumë