Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, sot ka nënshkruan marrëveshje për grant me ambasadorin amerikan në vend, z. Jess Baily. Në hapësirat e “Çifte Hamamit” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u bë nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për realizimin e projektit “Restaurimi i dëmtimeve nga lagështia (e brendshme dhe e jashtme), mbrojtja nga derdhjet e ujërave atmosferike, mbrojtja nga rrezatimi UV dhe rrethimin e vlerës kulturore Çifte Amam, Shkup” mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Amerikane në vend.
Author: Rilinda
Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur qëndrimin rreth ndryshimeve ligjore në sektorin e sigurisë. Ai ka shkruar në Facebook, se agjenda reformuese është kthyer në Kuvend. “Duhet të urojmë deputetët që treguan përgjegjësi duke votuar me dy të tretat dhe miratuan ligjet për Prokurori Publike, për procedurë penale dhe për gjykatës. Qytetarët janë më të sigurt, policia po punon në kuadër ligjor me kontrollin e përforcuar”, ka shkruar Zaev. Aik a thëënë se po e lirojnë “shtetin e robëruar nga kthetrat e kriminelëve të regjimit të kaluar”.
I akuzuari Bedredin Ibraimi në rastin “Tiranik 2” të Prokurorisë Speciale Publike sot ka propozuar prova të reja në mbrojtje të tij që i dedikohen dëshmive dhënë në Prokurorinë Themelore Publike kur lënda ka qenë në Prokurori. Gjykatësi Ognen Stavrev e ka anuluar seancën e sotme për më 13 nëntor me sqarimin se krahas tjerëve në seancën e ardhshme duhet të shqyrtohen edhe këto prova të cilat Ibraimi duhet t’i dorëzojë në gjyq dhe te PTHP në afat prej tre ditësh. Në “Titanik 2” akuzohen lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe anëtarët e…
Gjykata e Apelit në Shkup do të jetë me shef të ri. V. D. kryetarja Lidija Dimçevska edhe zyrtarisht ka pasuar Ljiljana Ivanovska Shopovan. Dimçevska që shtat muaj është ulur në karrigen e udhëheqëses së gjykatës së shkallës së dytë, pasi Ivanovska Shopova u penzionua. Këshilli Gjyqësor e zgjodhi njëzëri Dimçevskab si kryetare të Apelit, njofton televizioni “1 tv”. “Ajo e di se si të drejtojë një gjykatë, dhe këtë e ka treguar deri tani. Dhe se unë isha anëtar i komisionit dhe nga intervista dha përshtypjen se ka një vizion për gjykatën. Për vite me përvojë unë mund të…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në Muzeun e Luftës Maqedonase së bashku me përfaqësuesit e shteteve-anëtare të Rrjetit Evropian për Letërsi dhe përkthim “Traduki” nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për periudhën vjetore 2019-2020, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, me të cilin vazhdohet anëtarësimi fuqiplotë i Maqedonisë dhe shteteve tjera për periudhën e ardhshme dyvjeçare, ministri Ademi ka shprehur bindjen e tij se si shtet do të japim kontribut të konsiderueshëm në synimet strategjike për zhvillimin e Rrjetit dhe do të promovojmë vlerat e të njëjtit që janë pjesë e mozaikut të përbashkët evropian. Republika e Maqedonisë është anëtare fuqiplote…
“Kursimi është pa dyshim i rëndësishëm nga aspekti i individit, po ashtu edhe për përparimin e plotë ekonomik dhe qëndrueshmërinë e stabilitetit makroekonomik”, tha Anita Angellovska – Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Asociacionin Bankar të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kursimit, raporton AA. Ajo theksoi se kursimi është i rëndësishëm për çdo individ ose familje, ai është hapi themelor dhe më i rëndësishëm drejt sigurimit të së ardhmes së sigurtë financiare në afat të gjatë.“Kam kënaqësinë të konstatoj se qytetarët e Maqedonisë kultivojnë kulturë të kursimit në sistemin bankar. Gjatë 10…
Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e 98 të Qeverisë së Maqedonisë, vendos që deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të paraqitet propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në të cilin ndër të tjera, shfuqizohet parimi i pagesës për performancën e punonjësve të kujdesit shëndetësor. Paga bazë dhe pjesa për suksesin do të përcaktohen në përputhje me marrëveshjen kolektive, duke krijuar kushte për ofrimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore publike nëpërmjet marrjes në dorëzim nga institucionet shëndetësore private.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është duke përgatitur ndryshime në Ligjin për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, që të mund të përcaktojë pagë për zëvendës kryetarët e Qeverisë, Koço Angjushev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika, shkruan Meta. “Me miratimin e Vendimit nr. 87/2017 të Gjykatës Kushtetuese në mbledhjen e mbajtur më 21 shkurt të vitit 2018 u shfuqizua neni 14 që është pjesë e Ligjit për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë në pjesën ‘nënkryetar i Qeverisë’. Me…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marr pjesë në “Mbledhja e grupit themelues të konferencës të Mynihut për siguri”, që mbahet nga sot deri të enjten në Minsk. “Është parashikuar të flasë në panelet kushtuar marrëdhënieve lindje-perëndim, kërcënimet transacionale dhe sfidat e sigurisë rajonale”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme. Mbledhja është e organizuar në partneritet me Qeverinë e Bjellorusisë dhe do të sigurojë platformë neutrale për debat politik. Rreth 70 liderë do të bisedojnë për sfidat e sigurisë në Evropën lindore dhe rajonin euroatlantik. Pjesëmarrësit e mbledhjeve do të diskutojnë edhe për pikëpamjet për procesin e…
Me qëllim të përmirsimit të dukshëm të gjendjes së pakimit, para së gjithash në pjesën qëndrore të qytetit të Tetovës, kanë filluar aktivitete të përforcuara, për zbulimin dhe sanksionimin ligjorë të gabim parkimeve. Theksë të veçantë të këtyre aktiviteteve të cilat i realizojnë më shumë ekipe mobile, nga Stacioni për siguri në trafik dhe rrugë-Tetovë, është përqëndruar në të ashtuquajturën parkim paralel. E cila në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal, dhe lëvizjen e sigurtë dhe normale të pjesëmarësve tjerë në trafik. Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë…
Daniella Rangellova ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të grave të VMRO-DPMNE. Dorëheqja e Rangellovës vjen pas asaj të koordinatorit të grupit të deputetëve të partisë, Dragan Danev, por edhe pas serë përjashtimeve dhe dorëheqjeve në VMRO-DPMNE. Rangellova në lajmërimin për dorëheqjen e saj shkruan se nuk mund të jetë pjesë e udhëheqjes, e cila ka dërguar partinë në izolim. “Përkundër propozimit të kryetarit Hristian Mickovski, që të mbetem dhe të drejtoj UG deri në fund të mandatit tim, unë kam sjell vendim që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetare e UG të VMRO-DPMNE. Unë japë…
Pesëdhjetë e tre vjeçarja banore e fshatit Leshkë, dje ka denoncuar dhunë familjare, të cilën rreth orës 14 e 30 minuta, e ka kryer ndaj sajë bashkëshorti i saj 50-vjeçarë, i cili e ka fyer dhe e ka malltretuar psiqikisht, bashkë me dy fëmijët e tyre minoren, dhe babain dhe nënën e tij, thuhet në raportin e policisë I denoncuari është privuar nga liria, dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

