Author: Rilinda

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej 12 aksidente të cilat kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve është regjistruar vetëm dëm material. Sipas raportit të policisë të SPB Shkup, 21 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 18 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 14 pa e marrë të drejtën e lejes për drejtimin e automjetit motorik dhe katër fillestarë. Nga komunikacioni policia i ka përjashtuar dy automjete të cilët kanë qenë me defekte teknike dhe 14 automjete pasi nuk kanë qenë të regjistruara.…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 18.00 gjatë një sherri mes dy familjeve në Kumanovë i cili fillimisht nisi si sherr fizik dhe pastaj mbaroi duke u konfrontuar me armë, rezultoi fatal tashmë për të ndjerin Vebi Maksuti. Personi ishte i moshës 48 vjeçare, i cili nuk u mbijetoi plagëve të mara nga incidenti i mbrëmshëm. Ky ishte Vebi Maksuti i cili mbrëmë ndërroi jetë:

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë sot në Samitin Rajonal të Interkoneksionit dhe Sigurisë, që do të mbahet në Tiranë. Qëllimi i Samitit, ku është shpallur prezenca e shefave të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Mesdheut, po identifikon sfida të përbashkëta të shteteve dhe zgjidhjeve për një botë më të sigurt, paqësore dhe ekonomikisht të zhvilluar, thuhet nga qeveria. Është njoftuar se Samiti do të hapet nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Izraelit, Edi Rama dhe Benjamin Netanjahu.

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të udhëtojë në Athinë, ku do të takohet me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos. Në takim, siç kumtojnë nga kabineti i Osmanit, do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, marrëveshja e Prespës detyrimet që krijohen për dy vendet, si dhe për të gjitha çështjet tjera të interesit bilateral, njofton Telegrafi Maqedoni. Zëvendës-kryeministri Osmani dhe ministri Katrougalos do të marrin pjesë në fluturimin e parë pas një pauze më shumë se 10 vjet nga Athina për Shkup, ndërsa ministri Katrougalos do ta shoqërojë në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, mbrëmë për 1TV ka thënë se ideja që ka promovuar kryeministri Zoran Zaev për pajtim kombëtar, nuk duhet të kuptohet si amnisti. Ajo deklaroi se nuk ka hapësirë për të folur për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Telegrafi. “Ideja që ka promovuar kryeministri për pajtim, ai disa herë e ka sqaruar se pajtimi nuk do të thotë amnisti, nuk do të thotë papërgjegjësi për procedura të caktuara. Nuk ka hapësirë të flasim për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën në Kuvend më…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët”, “Tortura” dhe për procedurën e ndarë për “Dhunën në Qendër”. Rasti “Tortura” ndodhet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e video materialeve nga kamerat e MPB-së. Për lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski dhe pesë përfaqësues të njësitit. Në lëndën “Tenderët” e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Ajo dyshihet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014.…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë diskutimin për propozim-ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit. Anëtarët e Komisionit në ditën e katër të debatit do të diskutojnë në rebalancin e buxhetit. Në Kuvend sot gjithashtu seanca do të mbajnë Komisioni për kulturë dhe Komisioni për punë dhe politikë sociale. Në rend dite në Komisionin për kulturë është propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mallrave audiovizuale, në lexim të dytë, si dhe raporti i grupit të punës të Komisionit për vizitë të institucioneve nga fusha e kulturës. Komisioni për punë dhe politikë sociale do të diskutojë për ndryshimet dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja do të ketë një vetëm një grup parlamentar, në vend të dhjetëve sa i kishte deri tash. Një vendim i tillë është marrë në seancën e fundit të komitetit ekzekutiv të partisë. Koordinatori i ri i grupit parlamentar do të jetë deputeti Nikola Miçevski, i cili vjen në vendin e Dragan Danevit. Koordinatori i grupit parlamentar mbeti vakant pasi Dragan Danev njoftoi disa ditë më parë se po largohej nga detyra. Tërheqja e tij pasoi një seri përjashtimesh, shkarkimesh dhe dorëheqjesh nga funksionet e partisë për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqjen e partisë pas miratimit të nevojës për ndryshime…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar Planin 18 për reforma në mbledhjen e saj të mbrëmshme. Siç informoi zëvendëskryeministër Bujar Osmani, plani ka fokus të reformave në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë, në reforma në administratë dhe në luftimin e korrupsionit. Për çdo prej këtyre katër segmenteve të reformave, ka një plan të detajur si do të zhvillohen reformat në etapa, deri në publikimin e raportit të Komisionit Evropian në fillim të vitit të ardhshëm. Për secilin segment të planit “18”, gjatë ditëve në vazhdim do të dalin me njoftime shtesë ministrat kompetent.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka akorduar një grant prej 8.042.982 euro për sektorin e transportit dhe ambientit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoni. Siç bëjnë të ditur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë këto mjete i janë ndarë Maqedonisë si “shpërblim” për realizimin e suksesshëm të reformave dhe procesit euro-integrues. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian që të ndajë mjete shtesë vendit në vlerë prej 8.042.982 për disa sektor të caktuar, si një shpërblim për realizimin e suksesshëm të procesit reformues në rrugëtimin euro-atlantik të vendit”.

Lexo më Shumë

Me itinerarin dimëror të fluturimit i cili hyri në fuqi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit funksionojnë 37 linja të rregullta deri në 35 destinacione të cilat janë shërbyer prej 13 kompanive ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesionar i aeroporteve të Maqedonisë. Destinacioni më i ri i shtuar në itinerarin e aeroportit të Shkupit është fluturimi i rregullt nga Athina në Shkup, me të cilin nesër do të operojë “Ejxhian Erlajns”. (Agean Airlines). Transportuesi ajror me buxhet të ulët “Vizer” ka fluturime në: Bratisllavë, Bruksel (Sharleroa), Budapest, Keln, Kopenhagë, Dortmund, Ejndhoven, Frankfurt (Han), Fridrihshafen, Geteborg, Hamburg, Hanover, Malme, Maltë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka organizuar një manifestim me gazetarët me rastin e një vjetorit të marrjes së postit. Në mbrëmjen e relaksuar, Shilegov ka mbajtur një fjalim përplot umor dhe satirë, duke bë shaka edhe në llogari të vetë. “Di gjithçka që flitet për mua. Unë kam më shumë spiunë se Mijallkovi. Në qytetin e Shkupit ka 3.000 taksistë me licencë dhe kush e din se sa taksistë që punojnë në të zezë. Nëse Mijallkovi kishte një kombe të verdhë, unë kam 3.000 vetura të verdha”, tha Shilegov.

Lexo më Shumë