Author: Rilinda

Qyteti i Shkupi sot ka njoftuar për Thirrjen e dytë publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta për vitin 2018. Subvencionimi vlenë për qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit banorëve të cilët do të blejnë stufa me peleta nga dita e shpalljes së Thirrjes publike, gjegjësisht nga 01.11.2018, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve , në lartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë.

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka reaguar pas vendimti të Prokurorisë Speciale për t’ia ngrirë 69 prona të saj. Sekretari i përgjitshëm i VMRO-së, Igo Janushev, deklaroi se Zaevi vendosi që ta shfrytëzojë kartën e fundit, e shfrytëzoi “PSP-në partiake” dhe gjyqësorin klientelist, për ta ngrirë pronën e VMRO DPMNE-së. “Për herë të parë në historinë e Maqedonisë por edhe në Evropë, ngrihet prona e një partie opozitare. Kjo është demokracia për të cilën zotohen Zaevi. Kërkesa e PSP-së dhe vendimi i gjykatësve janë pa bazë juridike dhe të motivuara politikisht”, deklaroi Janushev.

Lexo më Shumë

Nga numri i përgjithshëm i fermerëve të regjistruar vetëm katër për qind janë të siguruar me polisa për sigurim bujqësor. Përqindja më e madhe është e personave juridik të cilët sigurojnë sipërfaqet bujqësore, se sa përqindja e personave fizik, ose 28 për qind u përket personave fizik, ndërsa 72 personave juridik. Të dhënat që sot në pres konferencë në Qeveri i prezantoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, tregon se tetëdhjetë e gjashtë për qind nga premia e përgjithshme i dedikohet sigurimit të mbjellave dhe frutave, ndërsa 14 për qind sigurimit të bagëtive. “Të ardhurat e realizuara nga shitja e polisave…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës sl bashku me komunën e Tetovës ka nisur intezivisht aksinonin për çlirimin e trotuarëve nga veturat e parkuara. Gjatë ditës së djeshme janë saksionuar, gjithsej 24 vetura gabimisht të parkuara. Vozitësve të veturave u janë përgaditur kundërvajtje adekuate, kurse veturat janë ngritur me anë të Karotrecit. Sipas policisë dhe komunës ky kontroll do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme ku do të ketë edhe dënime tjera.

Lexo më Shumë

Gjyqtari në procedim paraprak nga Gjykata Themelore në Tetovë i caktoi paraburgim 30 ditor për personin N.I (54) nga Tetova për “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”. Si njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, menjëherë pas caktimit të masës, mbrëmë rreth orës 22:00, personi N.I është dërguar në Entin ndëshkimor-përmirësues në Shuto Orizare për të vuajtur paraburgimin. jatë kontrollit të parë të policisë, ku ka marrë pjesë edhe prokurori publik, në njërën nga dhomat është gjetur një kilogram marihuanë, 13 litra lëng i panjohur, peshore digjitale, shiringa dhe materiale tjera, të cilat janë dokumentuar dhe konfiskuar për…

Lexo më Shumë

Me prezantim pranë përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, kryetarë komunash dhe drejtorëve të Qendrave për Punë Sociale, mbrëmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u shënua fillimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Projekti është në vlerë prej 30 milionë eurove të siguruara nga Banka Botërore, ndërsa në katër vitet e ardhshme do ta zbatojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja Mila Carovska në fjalimin e saj theksoi se Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të arrihen rezultate të rëndësishme. “Do ta risim cilësinë e shërbimeve sociale, duke përfshirë edhe shërbimet parashkollore.…

Lexo më Shumë

Shkolla fillore ‘Petar Zdravkovski – Penko’ nuk është shkolla e vetme e cila ballafaqohet me problemin e stërmbushjes me numër të madh të nxënësve duke bërë kështu shkelje ligjore. Fatin e njejtë e ndan edhe shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, në të cilën këtë vit janë regjistruar 108 nxënës të ndarë në tre paralele, dhe të trija tejkalojnë numrin maksimal që është 34 nxënës në një paralele. Drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku, thotë për Portalb.mk se gjatë këtij viti numri i nxënësve të regjistruar ishte më i madh se viteve të kaluara dhe kështu…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, dje rreth orës 19.00, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin A.S. nga Gostivari, dhe 28-vjeçarin Z.Z. nga fshati Sërmnovë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, është gjetur marihuanë, e cila është marrë për ekspertizë, deri sa dy personat janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Prokurori publik kompetent së bashku me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në Kumanovë, ku mbrëmë nga një përleshje e armatosur mes dy familjeve, një person mbeti i vrarë. “Gjuajtjet me armë kanë qenë si pasojë e moskuptimit dhe mosdurimit disa mujor mes dy familjeve. Zënkat verbale dhe fizike, më herët kanë qenë lëndë e organeve të kompetente. Gjatë hetimeve, janë gjetur gjurmë, armë të ftohta dhe gëzhoja. Tani do të bëhet analiza e tyre, të cilat pritet të japin të dhëna dhe dëshmi për procedura të mëtejshme”, thonë nga Prokuroria. Ata…

Lexo më Shumë

Me shikimin e video materialeve nga kamerat e MPB-së sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdon rasti “Torturë” i PSP-së për mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedonisë dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme Lube Boshkoski në vitin 2011. Në xhirimin e parë shihet hapësira në MPB ku futen dëshmitë e grumbulluara nga arrestimi i Boshkoskit, ndërsa pastaj dy persona kryejnë futje në kompjuter të numrave serik nga bankënota në apoenë nga 100 euro. Prokuroria, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për numërim të të hollave dhe asgjë më shumë nga ajo që deri…

Lexo më Shumë

Agjencia Teknike Operative nga sot fillon punën me kapacitet të plotë, informojnë sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i ATO-së Zoran Angellovski. Ministri Spasovski informoi se Agjencia do të kontrollohet nga mekanizma të ndryshëm si nga komisione parlamentare, organizata civile dhe ekspertë. Kurse drejtori i Agjencisë, Zoran Angellovski tha se ATO-ja do të jetë Agjenci profesionale, një organ plotësisht i pavarur. Sipas Angellovskit, momentalisht Agjencia ka të punësuar 7 persona, kuadër ky i marrë nga MPB-j gjegjësisht nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe nga Byroja Për Siguri Publike. Kurse në Agjenci…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar aktual i komunës së Kavadarit, Mitko Jançev mbrëmë deklaroi se ka potenciale për ndërrimin e liderit të partisë opozitare Hristian Mickoski. Nuk e përjashton mundësinë të kandidohet për lider partie nëse ka kongres të ardhshëm dhe nëse formon ekip me të cilin do të menaxhonte mirë. “Nga pikëpamja ime, në parti nuk është se po shkëlqejnë punët. Mendimi im personal është se në VMRO-DPMNE nuk ekziston njeri i cili do të bënte puç. Përkundrazi, VMRO-DPMNE apo unë atë do ta kërkonim në mënyrë transparente dhe në mënyrë të hapur nga Mickoski. Ka potenciale për ndërrim,…

Lexo më Shumë