Publicisti Nijazi Muhamedi me rastin e fillimit të Komitetit të përbashkët Maqedoni – Greqi për zbatimin e pikave të Marrëveshjes së Prespës thotë për INA se ky komision do të fshijë referencat identitare historike të shqiptarëve në Maqedoni. “Ajo që do bëjë komisioni miks greko-maqedon në vijë të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës është rekomandim që rrjedh prej saj, por ekspertët greko-maqedonas do ta kenë edhe njëherë kënaqësinë e tyre që të ulen bashkë e të definojnë më thellë dhe institucjonalisht jo vetëm mekanizmat e futur në Marrëveshjen e Prespës në mohimin dhe fshirjen e referencave identitar-historike të…
Author: Rilinda
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup ka sjellur vendim që të ngrijë pronat e disa personave juridik të cilët janë nën hetime nga Prokuroria Speciale në lëndën “Banka Postare”. Sipas Makfaks, janë ngrirë patundshmëritë e të dyshuarit Ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev “Noel eksport-import – Gjevgjeli” dhe shtypshkronja “Evropa 92 – Koçani”. Vendimi është sjellur mbrëmë, ndërsa të njëjtat objekte nuk mund të shiten ose jepen me qira, përcjell Telegrafi Maqedoni. PSP gjithashtu ka kërkuar paraburgim për ish-kryetarin e Koçanit dhe pronarin e shtypshkronjës “Evropa 92” Tome Gllavçev dhe për të dyshuarit tjerë, ndërsa ky propozim është…
Ish ushtarë dhe eprorë të UÇK-së thonë se borxhi prej 33 milionë eurove që qeveria VMRO-BDI ia ka falur Rusisë, do të mjaftonte për zgjidhje të përhershme të statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, respektivisht të statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ata e vlerësojnë se po të dedikoheshin ato 33 milionë euro për UÇK-në, e jo për Rusinë, sot nuk do të kishte nevojë ish ushtarëve të UÇK-së të ju falen taksat komunale, akt që e konsiderojnë edhe si nënçmim, duke pasur parasysh edhe milionat që janë dhënë për blerjen e vilave dhe apartamenteve te Gjiri…
Dy persona të lënduar prej të cilëve një këmbësor dhe një shofer motori, janë lënduar rëndë në 12 aksidente trafiku që gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur në rajonin e Shkupit. Lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe gjashtë persona tjerë. Sipas raportit të policisë, 22 shofer kanë tejkaluar shpejtësinë e drejtimit të makinës, tre shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe dhjetë kanë drejtuar makinën pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar 100 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me anë të karrotrecit janë larguar 71 makina.
Partia qeverisëse LSDM në fushatën parazgjedhore të vitit 2016 dha premtimin në vijim, i cili deri më tani nuk është realizuar: Do të vazhdojmë që deputetët të zgjidhen nëpërmjet parimit të listave të hapura, ndërsa Republika e Maqedonisë do të jetë një njësi zgjedhore. Në këtë mënyrë, çdo votë do të jetë e njëjtë, ndërsa qytetarët drejtpërdrejtë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kjo temë e vjetër e dilemave politike në Maqedoni, ishte edhe në programin parazgjedhor të LSDM, që në vitin 2016 premtoi se nëse vjen në qeveri menjëherë do të nis procedurën për ndryshimin e modelit zgjedhor. Premtimi…
Në ujërat e lumit Drini i Zi në fund të pasdites së djeshme, u gjet trupi i pajetë i pesonit të humbur nga Dibra, i cili gjatë ditës u raportua si i zhdukur. Sipas informacioneve paraprake, trupi ishte në mesin e degëve të pemëve, në lumin pranë fshatit Viçishtë, Shqipëri, përballë fshatit Bomovë, në anën maqedonase të lumit, transmeton DibraJon. Tashmë i ndjerë, Fatmir Sula, 46 vjeç, në stacionin e policisë së Dibrës u raportua si i humbur nga familjarët pasi nuk u kthye në shtëpi nga peshkimi, ku shpesh shkone. Në ndihmë të policisë së Dibrës dolën edhe kolegët…
E kam privilegj që të jem udhëtari i parë në linjën e rivendosur midis Athinës dhe Shkupit e cila në mënyrën më të mirë e shënon përmirësimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve fqinje në nivel të partneritetit strategjik. Kjo do të sjellë një dobi praktike midis njerëzve si dhe në përmirësimin e biznesit dhe lidhjeve, që është qëllimi kryesor i të gjitha këtyre politikave për ngrohjen e marrëdhënieve, theksoi mbrëm nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas fluturimit të parë të linjës së rivendosur Shkup-Athinë. Në aeroportin e Shkupit, pas 10 vitesh, sërish fluturoi aeroplani nga Athina…
Skadon afati prej pesëmbëdhjetë ditë të draft amendamenteve të Kushtetutës deri në Kuvend. Më 19 tetor Kuvendi me dy të tretat e shumicës solli vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Për vendimin votuan edhe tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët më vonë formuan grup të pavarur parlamentar me të cilët kryeministri Zoran Zaev kishte konsultime lidhur me ndryshimet kushtetuese në bazë të kërkesave të tyre. Në takimin e djeshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tetë deputetëve të grupit të ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” është dakorduar…
Kryetari i VMRО DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë intervistës së tij në Alsat M, ka pranuar se e kupton gjuhën shqipe dhe mund të flasë, pasi nga kjo s’ka asgjë të keqe. Gjatë pyetjeve që i bëheshin në gjuhën shqipe, Mickoski edhe pse kishte përkthim simultan në maqedonisht në një prej tyre u përgjigj në shqip duke pohuar “po”. Udhëheqësja e emisionit pyeti nëse ai e di gjuhën shqipe, kurse Mickovski tha: “Po e kuptoj. S’ka asgjë të keqe nga kjo. Njohja e gjuhëve të ndryshme mudn t’iu bëjë vetëm njeri më të mirë”.
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në gjykatë prezantohen video-inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Gjykatësja Dobrilla Kacarska seancën e kaluar e anuloi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Markovski, i cili në gjykimin e ditës së martë me ekipin e Ndihmës së Shpejtë u transferua në spital. Për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit…
Nuk kanë të ndalur reagimet e opinionit pasi ish anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi është emëruar për gjykatës në Gjykatën e lartë administrative. Ai dhe disa anëtarë tjerë dhanë dorëheqje pasi ambasadori amerikan, Xhes Bejli publikoi aferë lidhur me bonuset në KSHZ. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zharko Karaxhovski thotë se ata që janë zgjedhur, janë personat e duhur për kryerjen e postit të gjykatësit. Vërejtjet se në Këshillin gjyqësor emërohen gjykatës të afërt me partitë, i vlerësoi si shpifje dhe spekulime, për të cilat thotë se ka pasur dhe do të ketë. Është e qartë se për…
Temat e diskutimit që i përkasin gjyqësisë janë sfidë e posaçme për Republikën e Maqedonisë jo vetëm si proces reformues në inkuadrimin në BE dhe NATO, por edhe si nevojë e qytetarëve për vendosje të gjyqësisë së pavarur, që do të gjykojë në bazë të ligjeve, gjyqësi e cila do ta kthejë besimin në drejtësi në Maqedoni dhe e cila do të mundësojë realizim të së drejtave të njeriut, theksoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në fjalimin para pjesëmarrësve të Punëtorisë së tretë ndërkombëtare që në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së po…

