Ministrja pa resor e obliguar për investime të huaja, Zorica Apostollska sot në takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore do t’i prezantojë masat qeveritare për përkrahje të investimeve nga tri shtyllat e Planit për rritje ekonomike. Në takimin në Qendrën për zhvillim të biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë do të marrin pjesë rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.
Author: Rilinda
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se mbrëmë është demoluar makina e tij. Ai me këtë rast ka thumbuar edhe autoritetet e rendit, duke thënë se tërë vitin nuk mund të kapin vrasës që janë me emër, e lëre më të kapin ndonjë që ka thyer xhaminë e makinës së tij. “Lëre se nuk dini dhe nuk jeni të aftë të udhëhiqni shtetin, por edhe një xham të makinës nuk dini ta thyeni si duhet. Doja ta paraqisja rastin në MPB, por të shkretët nuk mund që tanë vitin të kapin vrasës që janë…
Qeveria e Maqedonisë, pas përfundimit të Planit 3–6–9 ka formuluar versionin draft të Planit 18, i cili si shtyllë kryesore do të ketë reformat në gjyqësor. Zv/Kryeministri Bujar Osmani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjithëpërfshirja dhe transparenca janë karakteristikat më të rëndësishme të Planit 18. Statusi i plotë: Gjithëpërfshirja dhe transparenca janë karakteristikat më të rëndësishme të #Planit18. Me Kryeministrin dhe Ministrat tjerë përgjegjës për fushat kyçe, në bisedë të gjerë, të hapur dhe të sinqertë rreth sfidave, përfitimeve dhe perspektivave të #Planit18
Ana Çolloviq – Leshoska është drejtoreshë e organizatës “Eko-svest” (Eko-vetëdije), e cila punon në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në Maqedoni. Ajo në intervistë për Meta-n tha se në vendin tonë nuk merren masa të mjaftueshme për ngritjen e vetëdijes se si automjetet ndotin ajrin dhe se nevojiten masa më radikale për të ngritur vetëdijen e qytetarëve, si dhe të instalohen zgjidhje novative, sidomos në Shkup, si konglomerati më i madh urban në vend. Sipas vlerësimeve tuaja, sa është pjesëmarrja e automjeteve të transportit rrugor në ndotjen e ajrit në vend? Ekonomitë familjare përfundimisht e kanë pjesëmarrjen më të…
Një grup prej disa simpatizantëve në rrjetin social Facebook, kanë bërë thirrje për mbështetjen e Nikolla Gruevskit, duke protestuar para Gjykatës Themelore Shkupi 1. “E gjithë Maqedonia është dëshmitare e padrejtësisë që bëhet ndaj ish-kryeministrit të Republikë së Maqedonisë Nikolla Gruevskit. Veprimet e shpejta me afate të shkurtuara kanë për qëllim vetëm burgosjen e Nikolla Gruevskit. Për këtë qëllim ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 07.11.2018 (e mërkurë) me fillim në orën 19:00 në protestë paqësore për drejtësi për Nikolla Gruevskin para Gjykatës Themelore Shkupi 1”, thuhet në thirrjen për protestë në Facebook.
Me propozimin e Ministrisë së Financave, në seancën e 100, Qeveria e Maqedonisë i ka shqyrtuar dhe miratuar amendamentet e rebalancit të buxhetit për vitin 2018 të propozuar nga Komisioni i Kuvendit për diskutim. “Tetë amendamentet në seancën e Qeverisë janë pranuar si plotësim i propozimit për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 218 dhe teksti integral i propozimit të rebalancit të Buxhetit do të jetë për miratimin e seancës plenare në Kuvend”, informuan nga Qeveria. Deputetët e opozitës kanë dorëzuar 180 amendamente dhe e kritikojnë pushtetin për rritjen e ulët ekonomike dhe mosrealizimin e investimeve kapitale. Me rebalancin…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim pune me kryetarin e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti. Qëllimi i takimit është vazhdimi i përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe ASHAM-it, edhe atë në drejtim të riaktivizimit të Këshillit për Integrime Evropiane në kuadër të Akademisë. “Duke pasur parasysh progresin në integrime evropiane, në veçanti fillimin e skriningut shpjegues, është e nevojës të aktivizojmë mekanizmin për identifikim, hartimin dhe përfshirjen e ekspertëve të ndryshëm dhe kapaciteteve profesionale që i përkasin skenës akademike, gjithashtu nga aspekti i…
ëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “Aleksandar Nikolloski, anëtari i kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së qytetarëve duhet t’u shpjegojë për arsyet e takimit të tij me Sinisha Aleksovski, këshilltar për siguri në kabinetin e Gjorge Ivanovit”. “Aleksovski në disa media gjithmonë përmendet kur bëhet fjalë për ndikime të jashtme në vend, që kundërshton e Maqedonisë integrimet në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM-ja. LSDM-ja pyet nëse Nikolloski i cili para disa ditësh tha se nuk është marrëveshje më e mirë me Grerqinë, të thotë publikisht se cili është qëndrimi tij. “opinioni pret përgjigjet nga…
Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) sot në Manastori do të organizojë konferencë me temë: “Liria e shprehjes, liria mediatike dhe vetërregullima”. Në konferencë do të promovohet edhe konkursi i BE-së për çmimin “Jean Monnet” për arritjet më të mira në raportimin për çështje të ndërlidhura me temën “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”. Siç është paralajmëruar fjalim do të mbajë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutieres.
Nga mesi i këtij muaji Qeveria e Maqedonisë do të njoftohet me propozimet, që agjencitë të mbeten nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ose të një organizmit të ri qeveritar, transmeton Klan. Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme: Duhet të jetë reformë në kuptim të arsyes, në kuptim të potencialit njerëzor që do të kenë këto shërbime. Dhe duhet të vihet theksi mbi atë si të rregullohet kjo juridikisht, përveç se do të përzgjedhim modelin. Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme, sipas ekspertëve të pranishëm në debatin e zhvilluar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup ,…
Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt” ka folur mbi situatën në Balkan. Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një garë se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së. “Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia,” tha Hahn. “Ka përparime në fushën e sundimit të ligjit, në luftë kundër korrupsionit, në zhvillimin ekonomik. Ajo që do të na pëlqente të shihnim do të ishte një histori…
Maqedonia në periudhën e kaluar 25 vjeçare në mesatar ka shënuar një rritje ekonomike prej afër 2 për qind në mesatare. Vetëm për vitin 2018, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare prezantojnë shifra të ndryshme në lidhje me shkallën e rritjes ekonomike në Maqedoni që lëvizin prej 2.8 për qind që parashikohet nga ana e qeverisë, 2.5 për qind nga ana e Bankës Botërore, 2.3 për qind që parashikon Banka Popullore e Maqedonisë apo 1.6 për qind sipas Fondit Monetar ndërkombëtar, shkruan gazeta Koha. Megjithatë, ekonomistët vlerësojnë se shndërrimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët, mund të arrihet vetëm me…

