Author: Rilinda

Komisioni Evropian parashikon që rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit do të jetë 2.1 për qind. Në raportin që ka përgatitur Komisioni Evropian për ekonomitë e vendeve evropiane, thuhet se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike në Maqedoni do të jetë 2.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 do të jetë 3.1 për qind. Në pjesën për Maqedoninë thuhet se ekonomia e vendit varet nga situata politike dhe niveli i investimeve. “Kyçe për rritjen ekonomike do të jenë investimet dhe masat stimuluese fiskale, që pritet të zbatohen. Gjithashtu pritet rritje të eksportit, rritje të vendeve të punës dhe pagave. Në…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet ta fillojnë diskutimin për propozimin për rebalancin e buxhetit për vitin 2018, që qeveria e miratoi më 5 nëntor, duke përfshirë edhe 8 amendamentet që u pranuan gjatë diskutimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Rebalanci i buxhetit u pranua nga qeveria më 13 tetor, ndërsa Komisioni për Financim dhe Buxhet diskutimin e filloi më 29 tetot. Sipas propozimit të qeverisë, me rebalancin e buxhetit do të ketë ulje të të ardhurave dhe të dalurave për 0.5 për qind. Deficiti buxhetor do të jetë 2.7 për qind, ndërsa rritja ekonomike është paraparë 2.8…

Lexo më Shumë

Rikonstruktim të Qeverisë nuk do të ketë, por me siguri do të ketë ndryshim të ministrave. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se përgjegjësi do të duhet të marrin të gjitha ata që nuk i plotësojnë detyrat, por edhe që nuk vijnë në vendet e punës, ndërsa marrin rrogë. Kryeministri i qeverisë pasdite ishte në vizitë të Qendrës për pranimin e personave të pastrehuar në Vizbeg.

Lexo më Shumë

Ne mbyllim një kapitull me Greqinë, por hapim shumë kapituj të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Rajoni duhet të shkojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe paqe gjithandej. Nuk mund të ketë një Evropë stabile pa një Maqedoni, apo Shqipëri ose Kosovë e Serbi të destabilizuar. Kështu tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sipas të cilit, moszgjidhja e problemeve që ka vendi krijon dhe pasoja të mos përparimit në drejtim të ekonomisë, të investimeve, krijohet frika për kapitalin dhe mjetet e qytetarëve. Në një emision në televizionin Klan Maqedoni, Ahmeti është shprehur i sigurt se zgjidhja e kontestit…

Lexo më Shumë

Kryetarja e asociacionit të grave në partinë popullore europiane, në profilin e saj në Twitter ka thënë se PPE nuk duhet të lejojë sjelljen e drejtuesve të VMRO-DPMNE-së ndaj tetë deputetëve të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese, në kundërshtim me qendrimet e partisë. “Ata nuk duhet trajtuar si kriminel”.

Lexo më Shumë

Me fillimin e seancës të Komisionit për Çështje Kushtetuese ku u debatua për draft-amendamentet filloi edhe faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Seanca e Komisionit kuvendar filloi dje me fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili i sqaroi katër draft-amendamentet, ndërsa vazhdimi i kësaj seance është caktuar sot në ora 11:00. Para anëtarëve të Komisionit, kryeministri theksoi se draft-amendamentet e propozuara përputhen me të drejtën ndërkombëtare dhe standardeve ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe perspektivat e saja në integrimet euro-atlantike.…

Lexo më Shumë

Sot është dita kur ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të duhet të paraqitet në burgun e Shutkës dhe të vuaj denimin e caktuar me dy vjet burg. Ai u denua me vendim të plotfuqishëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte kryeministër për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe për lëndët e PSP-së “Toplik” dhe “Titanik 3”. Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit ndodhet në fazën e dëshmive dhe në gjykatë prezantohen video-inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Për këto ngjarje të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për veprën “nxitje”. Në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është Mile Janakieski. Ai dyshohet se ka shitur tokën shtetërore për…

Lexo më Shumë

Në Armatën e Maqedonisë ushtarët shqiptarë i gjenë të diskriminuar, gjegjësisht shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrën e duhur. Edhe pas 25 viteve të themelimit të ARM-së përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël. Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit. Këtë ngecje e pati pranuar edhe vetë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai kishte theksuar…

Lexo më Shumë

Propozim ndryshimi i ligjit të Komisionit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ka arritur në Kuvend dhe është në procedurë parlamentare, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë. Nga atje nuk bëjnë të ditur se kur do të vendoset në votim, megjithatë thonë se menjëherë pas përfundimit të procedurës parlamentare ligji do të ju dorëzohet deputetëve. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, propozim ligji i përmbushë të gjitha kushtet dhe rekomandimet për formimin e një Komisioni funksional, efikas dhe të pavarur. Ajo tha se pret që Kuvendi sa më shpejtë ta miratoj ligjin me qëllim që vendi të ketë Komisioni…

Lexo më Shumë

Komisioni i Kuvendit për Mandate dhe Imunitete do të diskutojë për kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit, pas dënimit nga gjykata në procesin gjyqësor “Tanku”. Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka shumë gjasa që ta ruaj deri në fund mandatin e deputetit. Kjo për shkak se në Kuvend nuk ekziston një shumicë prej dy të tretave të deputetëve që do të votonin pro marrjes së mandatit. Anëtarët e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së e kanë bërë të qartë se nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së. Gruevski më së…

Lexo më Shumë