Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se në leximin e dytë për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përsëri duhet siguruar shumicë prej dy të tretave, prandaj tani duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj trupit politik të formuar në Kuvend për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Për këtë shkak siç theksoi ai për gazetën gjermane “Vellt”, është formuar edhe trupi i pajtimit, ndaj deputetëve të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. I pyetur se sa është e drejtë që të formohet një trup i këtillë, kur shumë deputetëjanë nën hetim sepse kanë marrë pjesë direkte në ngajrjet e dhunshme në…
Author: Rilinda
Komisioni për Çështje Kushtetuese e ka kaluar edhe propozim amendamentin e katërt me të cilin në Kushtetutë do garantohet përkujdesja e shtetit ndaj qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit por edhe vlerat e tyre kombëtar e kulturore. Pas përfundimit të fjalimeve të deputetëve dhe replikave mes pushtetit dhe opozitës, me 9 vota “pro” dhe 5 “kundër”, ky komision ka miratuar edhe amendamentin e fundit të propozuar nga Qeveria. Tani amendamentet do të shqyrtohen edhe në seancë plenare dhe më pas do të kthehen në shqyrtim publik ku mund të pësojnë edhe ndryshime dhe plotësime.
Opinionisti Sulejman Mehazi në një postim të tij në rrejtin social Fejzbuk shkruan se marrëveshja e Prespës është bilaterale midis dy shteteve greke-maqedonase e aspak s’ka të bënte me marrëveshje të brendshme maqedone-shqiptare Në vijim reagimi i plotë i Mehazit “S’është e nevojshme të futet në preambullën e kushtetutës së Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrid për shkak se është unitare nacionale maqedonase, kundrejt vlerës kombëtare shqiptare 20 %. Mashtrimi dhe dëmi më i madh i popullatës shqiptare është Marrëveshja e Ohrid. – Marrëveshja e Prespës është bilaterale midis dy shteteve greke-maqedonase e aspak s’ka të bënte me marrëveshje të brendshme…
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se ka vend për të falur njerëzit që janë pjesë e dëmit kolateral i një kauze të gabuar, për ngjarjet e 27 prill në Kuvend. Ai tha se procesi do të jetë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë. Në pyetjen se a ka hapësirë për t’i falur deputetët e akuzuar, Osmani tha se “Nuk jam unë ai që duhet ta them, sepse nuk i di detajet nga ngjarjet, megjithatë mendoj se ka pasur njerëz që ishin pjesë e dëmit kolateral dhe nuk ishin në dijeni të…
Në Komisionin për Çështje Kushtetuese sot do të bisedohet për propozim amendamentin e katërt të Qeverisë, për ndryshimet e Kushtetutës, të cilat pasuan pas Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit. Dje në mbrëmje, Komisioni për Çështje Kushtetuese e ka kaluar edhe propozim amendamentin e tretë me të cilin në Kushtetutë do garantohet se Maqedonia nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj Greqisë.
Dje para shtëpive të deputetëve Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevskit ka protestuar kryetari i “Maqedonisë së Vetme”, Janko Baçev dhe Filip Petrovski. Protestuesit kërkuan që Vasillevski dhe Arnaudov të mos votojnë përsëri amendamentet kushtetuese. “Ne ishim në rrugë, ne ju nxisim të jepni dorëheqjen nga muaj shkurt për të mos ardhur në situatën e ndryshimit të emrit tuaj kushtetues. Ku ishim ne? Ne kemi qenë në rrugë për tërë vitin. Pallati nuk është në rrugë”, tha Petrovski. Ndërsa deputeti Sasho Vasilevski iu është përgjigjur me një letër mbrëmë vonë. “Unë e shtypa butonin e gjelbër pa presion dhe nuk më…
Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) ka shpallur ankand për shitjen e veturave të konfiskuara me çmime të volitshme, por edhe tejet të lira, në krahasim me ato në treg. Sipas listës së publikuar, përveç veturave, janë edhe materiale të tjera që janë nxjerrë në ankandin e shitjes dhe që gjithashtu janë me çmime më të volitshme. Sa i përket veturave “Passat” prodhimi i vitit 2012 shitet për 11 mijë euro, “Alfa Romeo” 2004 për 1200, “Mercedes Benz” 2000 shitet për rreth 2 mijë euro.
Anëtarja e Kuvendit Qendrorë të Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe profesoreshë universitare, Besa Kadriu e ftuar sonte në emisionin Rruga Drejt në Alsat përball Ministrit për Administratë, Mançevski dhe nënsekretarit të Qeverisë, Tahir Hani kanë debatuar rreth reformave në admnistratën publike dhe shtetërore. “Aleanca për Shqiptarët këtë problematikë e ka përfshi në programin e saj si një segment shumë i rëndësishëm, por sa i takon situatës aktuale në administratën shtetërore mund të konstatojmë se politizimi i admnistratës në mënyrë permanente është rritur, këtë e ka konstatuar edhe komisioni evropian duke e notuar depolitizimin e administratës si kriterium shumë i rëndësishëm.…
Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë plenare duhet të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Që t’i merret mandati, duhet dy e tretat e votave, ndërkohë që grupi i pavarur i deputetëve janë shprehur se nuk do ta përkrahin propozimin e Komisionit për Çështjen e Imunitetit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit.
Me fjalët hyrëse sot do të fillojë gjykimi për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë anëtar i tifo-grupit “Komitët”. Të kuzuar për vdekjen e Sazdovskit janë dy persona B.B dhe S.R, ndërsa procesin gjyqësor do ta udhëheq Daniella Aleksovska-Stefanovski. Sazdovski më 29 qershor u sulmua fizikisht në stacionin e autobusëve në Autokomandë të Shkupit, ndërsa pas dhjetë ditëve në Klinikën për Anestezi dhe Reanimacion, ndërro jetë. Vdekja e tij shkaktoi protesta tek qytetarët, të cilët kërkuan që të dënohen ata që e sulmuan fizikisht. Prokuroria Themelore Publike në Shkup këtë vepër e kualifikoi si “vrasje”, ndërsa edhe…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tenderët” dhe “Transportuesi”. Rasti “Tenderët” ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy dëshmitarë. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së kryetarit të këshillit gjyqësor Osman Shabani. Në këtë lëndë e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014. Ndërsa në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryetari i Manastirir Vlladimir Taleski…
Prokurorë të Prokurorisë Publike Speciale sot nga mëngjesi kanë hyrë në zyrat e kompanisë së biznesmenit të njohur Orce Kamçev. Kontrollet po kryhen nga ora 6 e mëngjesit në selinë e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe firmat e tjera që janë jashtë kryeqytetit, informon portali SDK.mk. Nga PPS dhe MPB nuk japin detaje se për çfarë aksioni po bëhet fjalë dhe se çfarë po kërkohet në selinë e biznesmenit të njohur shkupjan, emri i të cilit lakohet për lidhjet që kishte gjatë qeverisjes së kaluar, sidomos me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Kjo kompani ishte pronare e shumë…

