Nikolla Gruevski ka qenë i njoftuar për çdo zhvillim të planifikuar për sulmin e 27 prillit. Edhe ai edhe bashkëpunëtorët e tij, janë informuar nga shqiptarë “të besueshëm”, siç i quajnë në biseda. Kjo dëshmohet me sms porosinë e publikuar në gjykimin e sotëm për 27 prillin ku Nikolla Gruevski i dërgon ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski një porosi nga Mitko Çavkov me këtë përmbajte : – “Desha tju informoj se në këtë moment, një shqiptar i besueshëm më tregoi se po planifikohet diçka nesër rreth orës 12. Ndonjë incident ose ngjashëm. Këtë informatë e kam nga më shumë…
Author: Rilinda
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e dytë për buxhetin të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë, ka komentuar edhe për “ikjen” e Gruevski. Zaev tha se Qeveria nuk ka negociuar me askënd dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e gjyqësorit. Kryeministri kërkoi që shërbimet ta kryejnë punën e tyre, pa treguar se kush prej institucioneve kompetente duhet të marrë përgjegjësi. Nuk e di nëse bëhet fjalë për arratisje. Duhet ta konstatojmë. Ti lëmë shërbimet të punojnë. Nuk mundë të di se kush duhet të mbajë përgjegjësi. Shërbimet kanë vepruar. Gjyqi ka lejuar që të kalojë vikendi për vendimin…
Prokurorja Fatime Fetai sot pas seancës “Titanik 2” flet për TV21 rreth arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ajo është pyetur a e dinse ku fshihet Gruevski, ndërsa Fetai është përgjigjur shkurtë që nuk e ka idenë, ndërsa në pyetjen se a po fiton kohë nga gjykata Gruevski këtë nuk ka dashur të komenton prokurorja Fatime Fetai. https://www.youtube.com/watch?v=PdR9roMNFfo
Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk posedon informacione mbi vendndodhjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për kapjen e të cilit të hënën policia ka lëshuar edhe fletarrestim me kërkesë të Gjykatës Penale të Shkupit. Gruevski kërkohet që të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin prej dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës për blerjen e një makine luksoze qeveritare. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për gjendjen e krijuar ka fajësuar organet gjyqësore të cilat sipas tij nuk kishin caktuar masën e paraburgimit edhe për faktin se Gruevski po gjykohet edhe për vepra tjera edhe më të rënda.…
Nga Artur Zheji Po shkon drejt kulmit të arrogancës verbale dhe jo vetëm ky zoti Ramë, Bilbil Gjyzari, tani na rrëfen, na shtrëngon dhe na imponon edhe shijet, edhe ngjyrat, edhe se si duhet të na pëlqejë apo të mos na pëlqejë, ajo që na rrethon, në ngjyrë, formë apo në lartësi. Të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro. Mirëpo zoti Ramë, s’të lë rehat, përpos video ripërtypjeve e…
Ndryshimi i buxhetit gjatë fundjavës u mbështet nga deputetët. Pas debatit treditor për ribalancin e plotësuar të Buxhetit me 53 vota “pro” u pranuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa këtë javë do të arrij edhe propozimi i ri i buxhetit për vitin 2019. Propozim buxhetin për vitin 2019 Qeveria më së voni duhet ta dorëzoj në Kuvend deri më 15 nëntor, ndërsa me ligj është paraparë të miratohet më 31 dhjetor. Me ribalancin që u pranua dje janë kryer korrigjime në anën e shpenzimeve me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për…
Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) prej datës 11 nëntor deri më datën 18 nëntor shënon Javën kundër lajmeve të rreme. Qëllimi është të inkurajojë të menduarit kritik dhe të rrisë vetëdijen për dëmin që lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat ia shkaktojnë gjithë shoqërisë. “Mediat e reja ofrojnë hapësirë për liri të pakufizuar të shprehjes, e cila fatkeqësisht shpesh keqpërdoret prej individëve që nuk mendojnë apo aspak nuk u intereson për standardet etike të informimit dhe shprehjen me përgjegjësi të qëndrimeve. Jemi dëshmitarë të një tendence në rritje të lajmeve të rrem edhe manipulimeve, të cilat ndonjëherë as ekspertët…
Etiketa ekologjike të kuqe, të verdha dhe të gjelbra është masa e re për ndotjen e ajrit të cilën e paralajmëroi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli. Shpenzimet për etiketat ngjitëse do t’i bartin qytetarët, ndërsa do të mund t’i marrin pas kontrollit adekuat edhe atë menjëherë pas sjelljes së ligjit. “Etiketa e gjelbër është për automjetet hibride, elektrike të cilat kanë standard EURO 5,6 si dhe EURO 4 në të cilat janë vendosur pajisje për naftë dhe gaz natyror të cilët do të mund të lëvizin lirshëm në çfarëdo kohe dhe çfarëdo lloj ndotje. Etiketa e…
Maqedonia sot do ta fillojë skriningun përgatitës për kapitullin e 24 i cili ka të bëjë me “drejtësinë, lirinë dhe sigurinë”. Delegacionin e Maqedonisë në Bruksel do ta udhëheq zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Gjatë vizitës në Bruksel Osmani do të ketë takim joformal me përfaqësues të Grupit Punues pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimore, ku do ta prazantojë planin 18 të qeverisë, ndërsa pritet të ketë takim edhe me eurokomesarin Johannes Hahn. Takimet në Bruksel do të zgjasin tre ditë, kohë në të cilën ekspertët do të shqyrtojnë shtatëdhjetë faqet e Kuvendit Evropian (acquis communautaire/aki), të cilat…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”, i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë më Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Në seancën e fundit më 25 tetor, dëshmuan ekspertë të krim-teknikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata thanë se në makinën “Opel Omega” të cilën dyshohet se e kanë përdorur vrasësit, janë gjetur ADN-në e katër personave. Ekspertët thanë se ADN-të e gjetura në çdo kohë mund të krahasohen me ADN-në e ndonjë personi. Në seancën e kaluar prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata të përgjigjet për…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Gjykimi është në fazën e dëshmive dhe në seancë po prezantohen video nga shtëpitë televizive dhe kamerat e sigurisë në Kuvend. Në seancat e mëparshme janë parë inçizime në të cilat është vërejtur se sigurimi i ish-kryetarit Trajko Veljanoski, ka bashkëpunuar me protestuesit e dhunshëm. Këshilli Gjyqësor në javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore është vendosur në spitalin “8 Shtatori”. Për ngjarjet e 27…
Sot në mëngjes po mban mot i ftohtë, si dhe në disa vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të jenë në interval prej 15 deri 21 gradë celsius.

