Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, për sot në orën 10:00 ka caktuar takim koordinues me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilin do të diskutojnë për statusin e deputetit Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar. Xhaferi më herët ka deklaruar se është e palogjikshme që deputeti të arsyetohet në situatë të tillë, por për shkak se rregullat ligjore nuk parashohin situatë të tillë, do të duhet të marrin vendim. Ndryshe, nëse deputeti për gjashtë muaj mungon pa arsye Kuvendi ka të drejtë t’ia merr mandatin. Ndërsa iniciativë e tillë…
Author: Rilinda
Prokuroria Speciale Publike nuk do të kërkojë për Sasho Mijalkov paraburgim, Mijalkov është një nga të pandehurit në rastin “Perandoria” dhe pse kushëriri i tij i dënuar nga PSP-ja Nikola Gruevski iku në Budapest dhe ka kërkuar azil politik. “Ka tashmë masa për Sasho Mijalkov dhe ai i respekton masat, siç i ka respektuar edhe Nikola Gruevski, paraqitet në gjykatë dhe mendojmë se është e mjaftueshme. Vlerësime të tjera tani do të bëhen, por unë mendoj se Sasho Mijalkovit nuk do t’i kërkohet të mbajë paraburgim, “tha Janeva në 1TV.
Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Qytetin e Shkupit. Në një nga aksidentet është shkaktuar dëm material. Sipas raportit policor, 33 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka qenë në ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni është përjashtuar edhe një fillestar. Të përjashtuar nga komunikacioni kanë qenë edhe 88 automjete të paregjistruara, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 61 vetura. Policia ka sanksionuar edhe tre…
Një delegacion i Republikës së Maltës i udhëhequr nga kryeministri Xhozef Muskat sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Delegacioni, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, do të pritet në pllajën para Qeverisë së Maqedonisë nga kryeministri Zoran Zaev. Dy kryeministrat pritet të mbajnë pres konferencë të përbashkët në orën 11:40 në qendrën mediatike të Qeverisë.
“Ikja e Gruevskit flet për karakterin e tij. Ikja nga vendimi për të shkuar në burg i mohon atij epitetin e të qenit lider. Gruevski nuk tregoi patriotizëm. Ikja flet se ai nuk e ka dashur vendin e vetë. Ikja e tij do të përçaj edhe më shumë VMRO-DPMNE-në”, deklaroi gjatë debatit në “Programi 200”, ish deputeti Izet Zeqiri. Si është e mundur që të ikë Gruevski, pse nuk kishte flet-arrest ndërkombëtarë? “Kalibri i Nikolla Gruevskit, i cili ishte mbi 10 vjet në pushtet, njeri i cili ka posedon pasuri të madhe, është shumë e lehtë të arratiset jo vetëm…
sh ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski ka deklaruar se nuk do të ikë edhe ai sikur ish shefi i tij, Nikolla Gruevskit. Janakievski ka thënë se ai nuk planifikon të largohet nga Maqedonia dhe se ai është aktualisht në Shkup, duke njoftuar shfaqjen e seancës dëgjimore për nesër. Por, dikru edhe Gruevski pat deklaruar se nuk do të ikë nga Maqedonia, por në momentin kur ai duhej të shkonte n ë burg, vendosi që të arratiset fshehurazi drejt Hungarisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 deklaroi se derisa zgjat procedura për azil, ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk mund të ekstradohet në Maqedoni. Më parë, MPB-ja lëshoi fletarrest ndërkombëtar për ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Niklla Gruevski i cili ndodhet në Hungari dhe kërkon azil politik. Spasovski se ka pasur persona që kanë ndihmuar Gruevskin të aratiset, njofton Telegrafi Maqedoni. Mediat hungareze, tashmë publikuan se çfarë parasheh ligji për azil politik në vend. Sipas shkrimeve, personi qv kërkon azil duhet të aplikojë deri te Drejtoria për emigrim dhe azil, menjëherë kur do të ndodhet…
Pjesëtarët e policisë së Tetovës, të hënën mbrëma rreth orës 23 e 40 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasin e Shqipërisë,Y.D. 47 vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për shkak të dyshimit se është kryerës i vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Tetovës. Shtetasi i Shqipërisë është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Në 1994 në vendet e rajonit mosha mesatare e popullsisë ishte mbi 30 vjeç. Serbia kryesonte listën me një moshë mesatare prej 33 vjeç. Më pas renditej Bosnje dhe Hercegovina me moshë mesatare 32 vjeç, Malin e Zi me 31 vjeç dhe Maqedonia me 30 vjeç. Ndërsa në Europë vendet me moshë mesatare më të madhe në 1994 ishin Suedia, Italia dhe Gjermania, me 38 vjeç Shqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç, llogaritë e Kombeve…
Sipas informacioneve jozyrtare marrim vesh se, policia financiare ditë më parë ka kryer hetime brenda komunës Zhelinë, gjersa askush nuk është prononcuar ende për këtë rast. Ditë më parë, kryetari i komunës Zhelinë, Blerim Sejdiu nga fshati Kapërçindoll, në profilin e tij facebook kishte shkruar se: ‘’ ndjena më e mirë është kur je i pastër nga çdo hipotekë’’, duke mos apostrofuar asgjë në lidhje me rastin e kontrollit që është kryer nga policia financiare. Asnjë përfaqësues i komunës deri më tani nuk është prononcuar në lidhje me rastin./ Tetovasot
Këshilltarët e komunës së Tetovës i kanë dhënë drite jeshile propozim vendimit që t`i jepet prioritet projektit “Furnizimi i komunës me autobusa për nevojat e Ndërmarrjes publike për transport publik”. Me këtë vendim këshilltarët i kanë mundësuar komunës që të aplikojë në Ministrinë e Financave për marrje të broxhit me një normë interesi porej 0.8 përqind për të pajisur ndërmarrjen me autobusa dhe përfundimisht të aktivizohet transporti publik në qytetin e Tetovës. Në ndërkohë këshilltarët e opozitës akuzuan pushtetin lokal se pse lejuan në të kaluarën që të shuhet një ndërmarrje publike siç ishte Polet kurse adresuan edhe pyetje ndaj…
Viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë, siç ishte viti 2018-të, vit i integrimeve. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar propozim buxhetin e ri të ministrisë së financave para Odës Ekonomike dhe biznesmenëve. Zaev ka thënë se vitin e ardhshëm nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, ngase dihet se ato ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë. Kryeministri Zaev, ka paralajmëruar se nga Gjermania do të vijnë dy këshilltarë për ekonomi, dhe se kjo është dakorduar në takimin që ka pasur me kancelaren Angela Merkel. Zoran Zaev, kryeministër “Presim rritje të madhe ekonomike, edhe pse 3.2…

