Author: Rilinda

“Të moshuarit thonë se kur nuk mund t’i biesh gomarit, i bie samarit”, tha Mile Janakievski gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin TNT, ku ish ministri për transport dhe lidhje akuzohet se në mënyrë të paligjshme dhe për qëllime të revanshizmit politik ka dhënë urdhër për prishjen e objektit ‘Kosmos”, të biznesmenit Fijat Canoski. Në rastin TNT, përskaj Janakievskit i akuzuar është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Lexo më Shumë

Ikja e ish kryeministrit Gruevski në Hungari ka bërë që të mendohet se pse pikërisht Hungaria ishte destinacioni i ish kryeministrit të Maqedonisë! Agjencia e lajmeve “Zhurnal” në mënyrë eklsuzive ju sjell hulumtimin e bërë nga Organized Crime and Corruption Reporting Project – OCCRP, i cili në mënyrë të detajuar tregon se si hungarezët nëpërmjet blerjes së aksioneve të mediave në Maqedoni dhe në Ballkan kanë tentuar të mbështesin partnerët e tyre politik. Hungarezë që kanë lidhje me mediat pro-qeveritare të vendit të tyre kanë hyrë në një masë të madhe në vendet tjera duke blerë kështu edhe një pjesë…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Gjykata që t’i siguroj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mbi procedurën për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Dikasteri Drejtësisë pret që gjyqi t’i sigurojë të gjitha dokumentet, përfshi edhe vendimet gjyqësore me qëllim kompletimin e kërkesës për ekstradimin e të arratisurit Gruevski. Ndërkohë, në ministrinë me të cilën udhëheq Renata Deskoska është duke u përgatitur arsyetimi i ekstradimit të Gruevskit në gjuhën hungareze dhe angleze. Nëse jo deri në fund të javës, nga e hëna Drejtësia pritet që zyrtarisht të kërkojë ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze.

Lexo më Shumë

Pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar. Në deklaratën me shkrim thuhet: Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin,” shkruajn nga Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë në deklaratë.

Lexo më Shumë

Kryeministri I Kosovës Ramush, Haradinaj ka mbështetur kërkesën e 91 studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës për tu transferuar në Universitetin e Prishtinës, të cilët më parë ishin refuzuar nga Fakulteti i Mjekësisë për mos plotësim kriteresh. Pas kësaj është ngjallur debat në lidhje me ligjshmërinë e këtij transferi. 91 studentët kosovarë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës përmes një kumtese dërguar sot për media kërkojnë që të mos politizohet rasti i tyre, duke shpjeguar edhe arsyet pse duan kthim në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në këtë komunikatë po ashtu është dhënë përgjigje edhe për raportimin se…

Lexo më Shumë

Portali hungarez “HVG” ka publikuar një karikaturë në të cilën shihet Gruevski dhe miku i tij, i cili ashtu siç shkruhet nëpër media ka organizuar arratisjen, kryeministri hungarez Viktor Orban duke dialoguar. “Si kryeministër kam vjedhur, mashtruar dhe gënjyer. Tani më ndjekin në vendin tim. A do të më merrni te ju?”, e pyet Gruevski Orbanin. “Ne jemi gjithmonë të lumtur për të mirëpritur ata që ndajnë kulturën tonë!”, i përgjigjet Orbani Gruevskit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zave sot do të qëndrojë në Sofje, në Republikën e Bullgarisë ku do të marrë pjesë në StartUp Europe Summit. Në Samit është paralajmëruar pjesëmarrje e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor si dhe të Komisares për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri në KE, Maria Gabriel. Gjatë qëndrimit në Bullgari, kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me kryeministrin e bullgarisë Bojko Borisov.

Lexo më Shumë

Dje në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato,, në Tetovë, rreth orës 17 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 34-vjeçari N.Sh. nga Tetova, i cili ka aksidentuar këmbësoren 6-vjeçare nga Tetova. Nga aksidentimi 6-vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në mbi gjurin e djathtë), dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është lëshuar për shërim shtëpiak. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur, si dhe detaje tjera.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u lexuan SMS porositë nga celulari i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski. Ndërsa në seancat e mëparshme janë lëshuar inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, para zyrës së Veljanoskit dhe kamerat tjera në korridor. Këshilli gjyqësor javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të paraqitet në gjykim.…

Lexo më Shumë

Detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore në makina, hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRr) ju bëri apel shoferëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë këtë obligim ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Edhe pse kushtet klimatike akoma janë stabile, në periudhën e ardhshme priten temperatura të ulëta, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Paraqitja e ngricave në vende të caktuara, ura, mbikalime ose nënkalime është e qartë, ndërsa gjithashtu paraqitja e ngricave do të jetë e shpeshtë edhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme e shqyrtoi propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Në suaza të seancës së 103 u paralajmërua se di të debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2019, si dhe për Propozim-ligjin për përmbarimin e buxhetit. Afati ligjor i Qeverisë është më së voni deri më 15 nëntor ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Siç kumtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore për vitin 2019 janë projektuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 228,5 për qind, ndërsa shkalla e inflacionit është dy për qind.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se është duke kryer përndjekje dhe presion politik. Sipas tyre keqpërdorimi i urdhrit për përndjekje të Gruevskit për rrethim të shtabit të partisë është reflektim i metodave jodemokratike që nuk kanë bazë në botën e civilizuar dhe Evropën. “Gjithsej 9 vrasje nuk janë zbardhur tani më një vit e gjysmë, ndërsa pushteti nuk kanë lëvizur as një të dhjetën e forcave policore që u përdorën për të rrethuar shtabin e VMRO-DPMNE-së. Një vit e gjysmë organet e gjyqësorit nuk kanë ndërmarr asnjë veprim kundër dyshimeve për krim tek përfaqësuesit e lartë të pushtetit”, kanë…

Lexo më Shumë