Policia në Malin e Zi konfirmoi se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi më 11 nëntor dhe u largua nga vendi të njëjtën ditë. “Për shkak të interesimit të mediave për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi në datën e përmendur më 11 nëntor dhe u largua nga vendi në të njëjtën ditë. Policia malazeze për këtë rast i respekton plotësisht procedurat ligjore”, thuhet në deklaratë. Policia nuk jep detaje se si Gruevski hyri në vend dhe prej cilit vendkalim kufitar…
Author: Rilinda
Një grup e qytetarëve protestojnë para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e Nikolla Gruevski. Të pranishmit kërkojnë dorëheqjen e ministri të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por edhe paraburgim për Sasho Mijallkov, ish- drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit. Reagime të shumta shfaqi arratisja e Gruevskit, i cili gjendet në Budapest dhe kërkon azil. Nga Ministria e Drejtësisë u deklaruan se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, që ku ju ka ardhur njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari. Për ekstradimin e Gruevskit janë të nevojshme dokumentet nga gjykata, gjegjësisht vendim përfundimtar,…
Me uljen e tatimit nga 18 për qind në 5 për qind për përdoruesit e ngrohjes qendrore dhe me miratimin e ligjit të ri për veprimtari industriale, inspektim të rritur, ndryshim të ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike, Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor parashohin ta luftojnë nivelin e ndotjes së ajrit në Maqedoni. Me këtë plan, për dy vjet parashihet të ulet ndotja e ajrit deri 50 për qind. Sipas asaj që paralajmëroi zëvendësministri për Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli fillimisht në sistemin engrohjes ekologjike do të kyçen institucionet publike, siç janë çerdhet, shkollat…
Inspektori i shërbimit sekret maqedonas, Aleksandar Dinevski, i cili në vitin 1992 ishte edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për deputet, thotë se Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari me pasaportë serbe. “Nga Serbia është pasaporta e Gruevskit, nga Serbia. Detaje herë tjetër”, ka shkruar Dinevsi në facebook. Edhe pse një kohë ka qenë kandidat për deputet, gjatë qeverisjes së fundit të VMRO-DPMNE-së, Dinevski u dënua me burg.
Qeveria nuk ka qëndrim lidhur me propozim ligjin për Regjistrimin e popullsisë, të paralajmëruar ditë më parë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku sipas paralajmërimeve, në pyetësorin e numërimit nuk figuron grafa për përkatësinë etnike. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se lidhur me këtë fazë duhet drejtuar tek Enti Shtetëror i Statistikave, që tashmë ka filluar aktivitetet përgatitore për zbatimin e regjistrimit. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Për momentin lidhur me këtë procedurë do t’u drejtoja të komunikoni me Entin Shtetëror të Statistikave që tashmë ka filluar aktivitete përgatitore për zbatimin e regjistrimit.…
Edhe pas reagimeve të ashpra të opinionit lidhur me paralajmërimin se vitin e ardhshëm do të rriten pagat e administratës, Qeveria nuk heq dorë nga synimi i tyre. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski shprehet se rritja do të bëhet sipas planit të Qeverisë që zbatohet në përputhje me rritjen e pagës minimale. Me pesë për qind pagë më të lartë, do të rregullohet administrata publike. https://www.youtube.com/watch?v=vJ2uQqZoDVM Do të ketë rritje të pagave në administratën publike dhe kjo shkon në drejtim të konsolidimit të administratës publike, ose siç u shprehët ju “rregullimit të saj”. Nuk do të thotë se kjo masë shpie…
Revizioni i jashtëm për ndërtimin e Teatrit Shqiptar në Shkup konstatoi se mund të ketë veprime të paligjshme nga kryesia e këtij institucioni kulturor. Ky raport, i cili nesër zyrtarisht do të shpallet nga Ministria e Kulturës, do të dërgohet deri tek PSP-ja, e cila paralelisht me revizionin ka hapur hetim. Në mënyrë të detajuar është shqyrtuar zgjedhja e firmave për rikonstruimin e godinës. https://www.youtube.com/watch?v=P0pGmxQ_Zj0 Ne kemi një situatë që nuk është në përputhje me ligjet tona, dhe ajo është transferimi i kontratës për ndërtim nga njëra kompani tek tjetra, pasi që njëra kompani ka falimentuar. Atëherë shitet filiali së…
Të mërkurën (14.11.2018) rreth orës 16,00, në hapësirën zyrtare të Sektorit për krim polici-Reparti për krim të përgjithshëm pranë PSB-së në Kumanovë, dy inspektorë deri sa kanë biseduar me Z.P. (33) nga Kumanova, i cili është thirrë në bisedë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, ai ka sulmuar inspektorët, shkruan Gazeta Lajm. Z.P. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, tashmë në kërkim ndërkombëtar, mendohet se ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë, ku dhe ka kërkuar azil politik. Gazeta “TemA”, mëson se, ish-shefi i qeverisë së Maqedonisë, ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar. Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se: “N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”,- shkruan “TemA”. Në fakt në sistemin TIMS, nuk rezulton se ai ka kaluar kufirin shqiptar, dhe se në Shqipëri ka…
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar në tryezën e rrumbullakët për çështjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, i konsideroi si hap i duhur ndryshimet e planifikuara në ligjin për financimin e partive. “Këto janë arritje të rëndësishme por përsëri tranparenca financiare, si demorkacia e brendshme e partive duhet të përmirësohet edhe më tej. Disa probleme janë identifikuar nga vazhguesit e OSBE/ODIHR gjatë fushatës së referendumit dhe kjo përfshin nevojën për kufizim të shpenzimeve dhe kërkesa të qarta për demaskim të procedurave të ODIHR-së dhe sanksioneve për financimin e fushatës së referendumit dhe duhet të bëhet reflektim nga partitë…
Ekspertiza e celularit të deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukoski, i akuzuar për 27 prillin, tregon koordinimin që e ka patur me ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe me Mile Janakieskin për të përgatitur skenarin e përgjakshëm. Prokuroria në celularin e Mukoskit ka regjistruar një grup në viber me 37 persona për koordinim të ngjarjeve, në të cilat bëjn pjesë shumë prej të akuzuarve në këtë rast, por edhe funksionarë të VMRO-së. Emrat e tyre janë prezantuar ashtu siç Mukoski i ka shkruar në celularin e tij. Kështu në grup bënte pjesë Mile Janakieski, Johan Tarçullovski, Vasill Pishev, Spiro Risteski,…
Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, pas shpalljes në opinion të Vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër Mile Janakieskit, kategorikisht refuzon çfarëdo lloj involvimi në lidhje me vendimin e sjellur gjyqësor. “E informojmë opinionin se as nuk është kërkuar, as mbajtur takim me ndërmjetësuesin e Mile Janakieskit, siç është cituar në vërejtjen zyrtare të DSK-së, e klasifikuar ” me besueshmëri të ashpër”, ndërsa e cila është bazë për përcaktim të masës së paraburgimit. Mile Janakieski në telefon kërkoi takim me presidentin Ivanov i cili është mbajtur më 13.11.2018, e martë në orën…

