Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, sot në mëngjes rreth orës 05:47 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 180 kilometra në juglindje të Shkup, në Greqi. Fuqia e tërmetit ka qenë 4.2 shkallë Rihter, ndërsa është ndjerë në pjesën jugore të Maqedonisë me intensitet prej 3 shkallëve sipas Shkallës makroseizmike evropiane.
Author: Rilinda
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prillt të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”. Në seancat paraprake janë bërë hetime mbi makinat, të cilat dyshohet se i kanë përdorur vrasësit pas kryerjes së aktit. Personat ekspertë të MPB-së thanë se në makinën “Vokswagen Passat” kanë gjetur ADN-në e Alil Demirit, Agim Ismailoviqit dhe Fajzi Azirit. Në seancën e kaluar gjykatësi Ognen Stavrev, tha se akoma nuk ka përgjigje nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen…
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në Gostivar, duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend, tha se qeveria nuk e drejton vendin në drejtimin e duhur, ndërsa për arratisjen Nikolla Gruevski, ish-kryetarit të OBRM-PDUKM, përsëriti se ai është viktimë e persekutimit politik dhe po ashtu ai nuk e justifikon arratisjen e tij nga vendi. Sipas Mickoskit opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i një teatri që po të mos ishte tragjike, do të ishte qesharake, ndërsa rolin kryesor e ka udhëheqësi i Qeverisë. “Unë dua të apelojë deri tek kryeministri për të ardhur në vete dhe seriozisht ta kuptoj situatën,…
Fuqia e tregut fshihet pas shumë sëmundjeve ekonomike. Ka ardhur koha për të rikthyer konkurrencën The Economist Kapitalizmi ka pësuar një seri goditjesh të fuqishme ndaj reputacionit të tij gjatë dekadës së kaluar. Ndjesia e një sistemi të manipuluar, ku përfitojnë pronarët e kapitalit në kurriz të punëtorëve, është e thellë. Në vitin 2016, një studim zbuloi se më shumë se gjysma e të rinjve amerikanë nuk e mbështesin më kapitalizmin. Kjo humbje e besimit është e rrezikshme, por gjithashtu është e garantuar. Kapitalizmi i sotëm ka një problem real, jo vetëm atë që proteksionistët dhe populistët duan të nxjerrin…
Thonë se Nikola Gruevski luante në politikë ashtu si në futboll. Nuk shihte shumë majtas apo djathtas, por thjesht i pëlqente që ta çonte topin sa më shumë përpara. I vogël dhe me një trup të lidhur, ai vraponte me shpejtësi pas topit. Ekonomisti 48-vjeçar është për momentin njeriu më i përfolur jo vetëm në Ballkan. Ish-kryeministri i Maqedonisë, i dënuar me dy vite burg dhe me një sërë procesesh mbi shpinë, u arratis nga vendi i tij drejt Hungarisë, duke lënë pas një furtunë me reaagime. Këtë javë ai mbërriti në Budapest, pasi thuhet se zbrazi të gjitha llogaritë…
Gjatë intervistës së gazetares Arta Tahiri në emisionin Rruga drejt me të ftuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe ekspertë të sigurisë, në pyetjen drejtuar të parit të Kuvendit se si do ta marri tani e tutje rrogën deputeti Nikolla Gruevski, ai u përgjigj: Aktualisht Nikolla Gruevski ka mandat të deputetit, dhe për deri sa ka mandat s’ka pengesë juridike për t’ia ndaluar rrogën, sepse rrogën e përcakton statusi i deputetit. Mirëpo nëse nuk paraqitet për të paktën 3 seanca rroga do t’i shkurtohet me 15 për qind dhe ne mund të bëjmë vetëm këtë, aq sa parashikon ligji.
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk ndërmarrin asgjë për ndotjen e ajrit në Shkup. Sipas tyre, shkupjanët edhe këtë vit do të thithin ajër të ndotër, pasi buxheti për mjedisin jetësor është ulur për 2 milionë euro. “Shkupi ditëve të fundit është në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë. Stacionet matëse tregojnë prani të grimcave të dëmshme shumë herë më shumë se e lejuara, që paraqet rrezik për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuari”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për…
Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e djeshme u lexuan porositë në viber mes protagonisteve të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend. Në një grup të formuar mes deputetëve komunikimi ka filluar në orën 17 e 48 minuta me porositë e Johan Tarcullovskit “Po mbrohet Maqedonia”, “Kthim prapa nuk ka” e shkrime tjera. Nga porositë rezulton koordinimi që ka ekzistuar mes ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe disa prej deputetëve përfshirë edhe Kërste Mukoskin. Krsto Mukoski lidhur me zhvillimet e 27…
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potencial për të kapur momentin për përparim, sidomos të rinjtë, përmes mundësive të cilat ofrojnë shoqëritë tona të hapura përmes ndërlidhjes dixhitale të internetit, deklaroi sot në Sofje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Samitin “Start Up”, transmeton AA. Zaev kishte një adresim në panelin e parë të diskutimit, ku u fol për rëndësinë e inkurajimit të dixhitalizimit dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e inovacionit dhe “start up”-it, si një segment i rëndësishëm në transformimin dixhital të Ballkanit Perëndimor. Bashkë me kryeministrin e Maqedonisë, pjesë e panelit ishin edhe kryetarët e qeverive të Malit…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari pas dënimit të tij me dy vjet burg.. Në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve, kreu i shtetit shqiptare edhe pse ishte i rezervuar në komentet për këtë çështje tha se në një farë mënyrë Gruevski ka pranuar fajësinë e tij. Ilir Meta: Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë…
Nëpër rrugët kryesore të Budapestit tashmë qytetarët mund të shohin se si janë ngjitur afishe me foton e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe atij aktual hungarez Viktor Orban. Kjo fushatë e opozitës hungareze ka nisur pas lajmeve se ish kryeministri Gruevski i akuzuar për korupsion është larguar nga Maqedonia dhe shpëtimin e kërkon në shtetin hungarez. Kjo fushatë duket se po bëhet për t’i bërë presion kryeministrit Viktor Orban që të jap dorëheqje nga posti i tij.
i pasojë e arratisjes, ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë për të gjitha lëndët e PSP-së. Për shkak të vendimit për rastin “Tanku” ku u dënua me burg prej dy vitesh, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil politik në Hungari. Avokati i ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Elenko Millanov sot prezantoi vendimin e Gjykatës Penale – se Gruevski do të gjykohet në mungesë dhe se nuk do të ketë procedurë të veçantë. Nikolla Gruevski është i akuzuar për katër lëndë të PSP-së edhe atë, “TNT”, “Titanik”, “Trajektorja”, dhe “Dhuna në Komunën”, ndërsa është i dyshuar edhe te gjashtë…

