Author: Rilinda

Problemi me rikonstruimin e objektit të Teatrit Shqiptar të Shkupit nuk ka fund. Së fundmi, raporti i komisionit punues për kontroll të realizimit të punimeve evidentoi parregullsi në lidhje me nënshkrimin e aneks marrëveshjeve, aprovimeve të mjeteve pa ndryshim të projektit paraprakisht dhe në procedurën shitëse të filialit të firmës realizuese të punimeve Lamone Moreda dhe shitja e të njëjtës për Shencia Doo, e cila njëkohësisht ka vepruar me dy filiale në Maqedoni, që është në kundërshtim me ligjin. Për shkak të madhësisë së tekstit, lajmi është publikuar vetëm me raportin e kontrollit, ndërkohë që në tekstin vijues do të…

Lexo më Shumë

Imunizimi i popullsisë është një përfitim i rëndësishëm shëndetësor, social dhe ekonomik. Vaksinat mbrojnë nga sëmundje të rënda infektive, me çka krijohet imunitet kolektiv dhe mbrojtje e gjithë komunitetit nga epidemitë, shkrua “Meta“. Në Maqedoni, sipas legjislacionit, vaksinimi i vazhdueshëm tek fëmijët e moshës 0-18 është i detyrueshëm. Përfshirja e mbi 95 për qind mund të krijojë imunitet dhe mbrojtje të popullsisë nga shpërthimi i ndonjë sëmundjeje ngjitëse në formë epidemie. Është me rëndësi të theksohet se çdo fëmije ka të drejtë të jetë i mbrojtur dhe të vaksinohen kundër sëmundjeve të rënda infektive, ndërsa detyrim i prindit është t’ia…

Lexo më Shumë

Berat Saliu është ushtruesi i detyrës së funksionit të drejtorit të Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”, i cili siç paralajmëroi ministri i Kulturës, Asaf Ademi në takimin joformal me gazetarët, premierën e shfaqjes së parë do ta ketë në muajin maj të 2019-s. “Kemi emëruar ushtrues të detyrës. Procedura është në vijim. Fillimisht Institucioni Nacional duhet të regjistrohet në Regjistrin Qendror, të caktohet statuti i tij, dhe pastaj ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institucionit do të shpallë konkurs dhe pranimin e punëtorëve të rinj. Do të ketë edhe trup teatrore, por ajo është obligim i institucionit nacional. Me buxhetin…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vlerëson se të gjitha institucionet shtetërore po luftojnë kundër ndotjes. Partia në pushtet thekson VMRO-ja gjatë qeverisjes së tyre janë blerë vetëm makina të shtrenjta. “Kriminelët e udhëheqësisë së VMRO-së kanë harxhuar paratë e qytetarëve për të blerë ‘Mercedes’ afërsisht 600 mijë euro, për t’i kënaqur dëshirat e kriminelit Nikolla Gruevski. Kanë harxhuar miliona euro për barok, përmendore luksoze dhe tenderë kriminalësh, derisa ndërtonin në mënyrë josistemike shkatërruan gjelbërimet”, vlerëson LSDM-ja. Ata thonë se lufta me ndotjen e ajrit është bërë prioritet strategjik i qeverisë së LSDM-së, ndërsa paralajmërojnë subvencionim të makinave ekologjike. Më heret gjatë ditës, VMRO-ja ka…

Lexo më Shumë

Amnistia e shkallëzuar ose falja do të përfshihet në ligjin ose në më shumë vendime ligjore që do t’i propozojë Trupi Kuvendor për Pajtim, thonë anëtarë të trupit. Kah fundi i javës Trupi për Pajtim do t’i shpalos para opinionit vendimet me të cilat Kuvendit do të propozojë ligj ose ligje me të cilat do të duhet të amnistohen pjesëmarrësit në ngjarjen e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar. “Punojmë në draft versionin. Propozimet e Trupit janë që të ketë amnisti jo të plotë, gjegjësisht në varësi të veprimeve që i kanë bërë pjesëmarrësit me 27…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE, përmes një komunikate vlerëson se qytetarët vazhdojnë të ngulfaten për shkak të paaftësisë së pushtetit lokal dhe qendror për t’u ballafaquar me ajrin e ndotur. Ata thonë se mijëra qytetarë çdo vit humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit, “Raporti i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se çdo vit 3 mijë qytetarë në Maqedoni humbin jetën, si rezultat i drejtpërdrejtë i ajrit të ndotur. Nuk ka asgjë nga premtimet parazgjedhore për ajër të pastër. Jeta në Maqedoni ka ardhur vetëm për pakicën që janë pjesë e kartelit të pushtetit në krye me Zaevin…

Lexo më Shumë

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha në Vjenë sot se Austria i mbështet fuqimisht vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe vlerësoi se stabiliteti i Evropës varet në masë të konsiderueshme nga stabiliteti i atij rajoni. Në një konferencë të përbashkët shtypi, pas mëngjesit të punës me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurz tha se Austria është një partner i fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilin ka lidhje të forta historike, ekonomike, politike, kulturore dhe njerëzore. “Mendojmë se BE do të jetë e plotë vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë në të…

Lexo më Shumë

Mbi 18 persona ishin dyshuar për rastin Monstra në fillim, mes tyre edhe një loke 60 vjeçare dhe nëna e Sami Lutës. Në mesin e të dyshuarve ishte edhe motra e Alil Demirit. Policia kishte shkuar në dhjetëra shtëpi dhe kishte konfiskuar dhjetëra kompjuterë të 18 personave dhe kishte gjetur komunikimin e tyre në internet. Eprorja e sektorit për Forenzikë Dixhitale Katerina Jovanovska, shpjegoi se ajo vetëm ka nxjerrë këto komunikime nga kompjuterët dhe ia ka dorëzuar gjykatësit hetues, duke mos bërë klasifikime se cilat materiale kanë lidhje me përgatitjen ose kryerjen e vrasjes. Analiza e komunikimeve në internet ishte…

Lexo më Shumë

Në Vjenë filloi mëngjesi zyrtar i punës për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurc, në të cilin Maqedonia përfaqësohet nga nënkryeministri i Angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin me Dikasteret Ekonomike, Koço Angjushev. Gjatë qëndrimit në Vjenë, Angjushev do të mbajë fjalim në Forumin e 15-të ekonomik në Vjenë ku do të diskutohen temat për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes digjitalizimit deri në rritjen e bashkëpunimit rajonal. Angjushev do të ketë edhe fjalim në Forumin e 15-të ekonomik në Vjenë, në panel debatin në të cilin fjalime të tyre do të kenë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgiev, në një deklaratë për AIM thotë se identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, qofshin edhe në Kushtetutë. Sipas tij, edhe me ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me vendimet e KAÇKM-së, themelet e shtetit përsëri do të mbesin sipas shpalljes së KAÇKM-së në vitin 1944. “Mendoj se nëse ndryshohet ndonjë segment i Kushtetutës, kjo nuk do të thotë se ndryshohet edhe identiteti jonë. Identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, madje qofshin ato edhe në Kushtetutë. Kundërproduktive është të flitet për ndryshimin e identitetit të popullit maqedonas. Kjo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij në drekën e punës në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kancelari austriak Sebastian Kurz. Shkaqet e anulimit janë zhvillimet dhe problemet e brendshme në planin politik. Sipas informacioneve të kabinetit Kurz, në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve ë rajonit, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministrat e tjerë. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn, ku në fokus do të jenë edhe tema të rëndësishme sa i përket integrimit evropian. Perspektiva evropiane është…

Lexo më Shumë

Gazeta britanike “The Guardian” ka filluar të përdorë dhe shkruajë emrin Maqedonia e Veriut, edhe pse emri nuk ka marrë vizën zyrtare në Kuvend dhe nuk është ratifikuar. Gazeta ka publikuar një shkrim lidhur me 50 verërat më të mira në prag të festave të fundvitit, mes të cilave përmendet edhe “Krashotija” e kompanisë së verërave “Tikvesh”. Edhe disa media të tjera ndërkombëtare në disa raste kanë nisur të përdorin emrin Maqedonia e Veriut.

Lexo më Shumë