Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë akuzat për një marrëveshje politike për arratisjen e ish-paraardhësit të tij Nikola Gruevski. Madje ai ka akuzuar shtetet fqinje se kanë lejuar që ish-kryeministri maqedonas të largohej duke iu shmangur dy viteve burg. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizitë pune në qytetin juglindor të Strumicës, kreu i qeverisë tha se biseda e fundit me të akuzuarin ka qenë në prill të vitit të kaluar kur vendi kishte një parlament të bllokuar. Zaev: Besoj se shumë shpejt opinionit do ti bëhen të ditura detajet çfarë ka ndodhuur në Republikën e Maqedonisë,…
Author: Rilinda
Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka ra në Pozharan (39 litra në metër katror), ndërsa më pak në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë (3 litra në metër katror). Mëngjesin e sotëm rreshjet janë më të pranishëm në pjesët veriperëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët lindore reshjet janë ndalur. Gjatë ditës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe do fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëviz prej 12 deri në 18 gradë celsius. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga…
Me një ndotje prej dhjetë herë më shumë se niveli i rekomanduar, Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë, tregojnë të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (EEA), publikoi Euronjuz. Trafiku i dendur dhe përdorimi i stufave me dru dhe derivate fosile për ngrohje, shkaktojnë rritje të rrezikshme të ndotjes së ajrit, si pasojë e të cilit një pjesë e mirë e popullatës kërkojnë ndihmë mjekësore. Qeveria e Maqedonisë vendosi një objektiv ambicioz që të përmirësohet cilësia e ajrit për 50 për qind në dy vitet e ardhshme, citojnë nga Euronjuz.
Pothuajse nuk ka qytet në Maqedoni, që nuk përballet me ndotjen e lartë të ajrit. Megjithatë listën e ndotjes e kryesojnë Shkupi, Tetova dhe Manastiri. Organizatat joqeveritare dhe qytetarët vazhdimisht kërkojnë ndërmarrjen e masave. Ndërkohë ndotja e ajrit ka përplasur edhe partitë politike. VMRO-ja dhe LSDM-ja kanë fajësuar njëra tjetrën për mos-marrjen e masave. VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzoi sot Qeverinë për neglizhencë, ndërsa nuk kurseu kritikat as për kreun e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Nga kjo parti theksuan se në vend që të shpenzohen më shumë para për uljen e ndotjes Qyteti i Shkupit investon për zbukurime në prag të…
Gazetari i niohur kosovar i Insajderit, Parim Olluri, i është bashkangjitur debatit lidhur me fotografinë ku kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, mezi e bën shqiponjën. Olluri ka komentuar në një postim të zyrtarit të LSDM-së, Hadi Osmani. “Në dilemë, Luanin e VMRO apo shqiponjën”, ka komentuar Osmani, duke komentuar fotografinë e Ahmetit, e cila u bë hit në internet. “Luanin e VMRO-s din ma mirë me be”, ka shkruar Olluri.
Meteorologët paralajmërojnë nga nesër një periudhë të motit me re dhe me reshje të rastit të shiut, të cilat do të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore dhe në rajonet juglindore. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella nga stuhi të rralla. Të mërkurën, për shkak të uljes së temperaturës së ajrit priten edhe reshje të borës në male. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme moti pritet të jetë më i qëndrueshëm, me temperaturat më të ulëta në mëngjes dhe gjatë ditës.
Prokuroria Publike ka mungesë të kuadrit dhe i duhet personel, thuhet në raportin për vitin 2017-të të cilën sot e publikoi Prokuroria Publike. Megjithatë ata janë të kënaqur me punën sepse vitin e kaluar kanë zgjidhur më shumë se gjysmën e padive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas vendimit të Këshillit të Prokurorisë Publike është paraparë që në të gjithë prokuroritë të punojnë 251 prokurorë publik ndërsa për momentin këtë punë e kryejnë 197 prokurorë. Nga atje thonë se duhet të rritet numri në 274, që do të thotë se nevojiten edhe 77 prokurorë. Sipas të dhënave të raportit vitin e kaluar…
Ministria e Drejtësisë njofton se e ka dërguar kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Hungarisë, transmeton Portalb.mk. Kërkesa për ekstradim ka të bëjë me kryerjen e aktgjykimit fuqiplotë të shqiptuar në kohëzgjatje prej dy viteve dhe për zhvillimin e katër procedurave penale që janë duke u zhvilluar në gjykatë. Në kërkesë është arsyetuar se asnjë nga veprat për të cilat Nikolla Gruevski është i dënuar ose që zhvillohen kundër tij nuk është vepër politike , gjegjësisht, këto vepra nuk janë parashikuar në Konventën Evropiane si vepra për të cilat…
Sot është paralajmëruar të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Seanca e sotme është dashur të mbahej dje, por për shkak të obligimeve të prokurores Vilma Ruskovska, u anulua për sot. Në seancat e fundit janë prezantuar SMS porositë nga celularët e disa personave të akuzuar, mesin e të cilëve edhe të ish-kryetarit Trajko Veljanoski. Në gjykatë kanë qenë të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, përveç Sasho Markovksit për të cilin për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndarë procedura.
Edhe në këtë edicion të Panairit të Librit në Tiranë, për gjashtë ditë ngjarja është parë nga perspektiva të ndryshme. Ankesat për shumë vizitorë e pak blerës e ato për politika të mangëta rreth librit vazhdojnë. Promovimi i veprave letrare mbetet problem më vete edhe sipas laureatit të këtij edicioni. Çmimi i karrierës i është dhënë shkrimtarit Kim Mehmeti me motivacionin: “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin ‘Pusi’, si dhe gjithë veprën e tij letrare”, shkruan sot “Koha Ditore”. Fokusi i Panairit të sivjetmë ishte leximi. Por, sipas laureatit të Çmimit të karrierës, Kim Mehmeti,…
Aktivistë qytetarë, Ambasada e fëmijëve “Megjashi”, gazetarë për të drejtat e njeriut, të gjithë së bashku kanë paralajmëruar padi në gjykatat e vendit dhe të jashtme, për Maqedoninë. Kjo ka të bëjë me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në këtë vend. Organizatorët kanë inicuar një peticion për tolerancë zero, duke kërkuar ndihmë edhe nga avokatët të cilët vullnetarisht do t’u ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të tyre. Njiherit, u bëjnë thirrje edhe organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në luftën për jetë dhe për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në Maqedoni. Hulumtimet e fundit thonë se shteti…
Shefi i diplomacisë malazeze, Sërgjan Darmanoviq konsideron se vendi i tij nuk ka vepruar keq në rastin e ikjes së Nikolla Gruevskit, përmes këtij shteti. Sipas tij, Mali i Zi veproi si me çdo shtetas tjetër të huaj, pasi që nuk ka patur informacione që Gruevski kërkohet për krime, ose për vuajtjen dënimi. Darmanoviq nuk sheh asgjë kontestuese në kalimin e Gruevskit nëpër Malin e Zi, gjatë largimit të tij për në Hungari, ku ka kërkuar azil politik. Ai shprehet se nuk ka patur asnjë fletarrest nga Interpoli, e as që Maqedonia kishte lëshuar ndonjë sinjal te vendet tjera, kurse…

