Author: Rilinda

Javier Solana Shumica e lexuesve mund ta kujtojnë entuziazmin e gjithëpërhapur me të cilin e përshëndetëm ardhjen e shekullit njëzet e një Ishte një kohë shpresash të mëdha, guximi dhe editorialesh madhështore nga ana e Perëndimit. Megjithatë, sa hap e mbyll sytë (duke folur historikisht), fryma e kohës ndryshoi rrënjësisht – madje edhe para se të godiste pandemia e COVID-19. Për pjesën më të madhe të botës, ky shekull ka qenë një periudhë frustrimi dhe zhgënjimi. Tani shumë e shikojnë të ardhmen jo me besim, por me frikë. Dy dekada më parë, përgjigjja e gatshme për çdo politikë dhe pyetje…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, tha se për çështjen e detit nuk lejon asnjë cënim të interesave shtetërore dhe kombëtare. Kreu i shtetit tha se është i vendosur të mbrojë Kushtetutën, sovranitetin dhe të drejtat e Shqipërisë. Edhe një herë, Meta theksoi; askush mos guxojë të shkelë Kushtetutën dhe autoritetin e deleguar nga populli. Pjesë nga intervista Gazetare (Pranvera Borakaj): Janë ditët e fundit të vitit 2020 edhe është kohë kur bëhen bilance. Si ishte Shqipëria në 2020, në këndvështrimin e Presidentit të Republikës? Presidenti Meta: Jam i bindur, që në 2021, do…

Lexo më Shumë

Vaksinimi si proces është sfidues për shumë shtete, por Gjermania ia beson këtë “Ecolog International”. Si formë e parandalimit të shpërndarjes masive të virusit Corona gjatë festave të fundvitit, shteti gjerman aprovoi fillimin e vaksinimit të popullsisë, më i madhi vaksinim në historinë gjermane të post-luftës. Ecolog International përmes brandit “EcoCare” mbështet procesin e vaksnimit që filloi sot në Gjermani, megjithse kjo kompani ka qenë krah shteti gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Në fillim me testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.…

Lexo më Shumë

E ndjeu veten tek po binte, më saktë po rrëzohej në një humbellë gisht në sy. Harqet e larta të urës së Qabesë iu bënë si ylber të kthyer në thëngjij. Ajo e zezë e ftohtë e rrënqethi. Para tij po shembeshin ngjyrat e përzhitura të ylberit. Apo të jetës? Ishte një rropamë e heshtur si në boshtësi, në asgjë. Shkretëtira iu mpiks në gjoksin e shpuar, nga ku shkulmet e gjakut spërkatin horizontin që sa vinte e nxinte si qymyr i djegur në skorje. Një re si shtëllungë leshi e irnosur iu ndeh para syve si vegim. U zgjat,…

Lexo më Shumë

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 34-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me propozimin për vazhdim të furnizimit të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me firmosje të amendament-aneksit të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe solli vendim që të vazhdohet me realizimin e kësaj marrëveshje me pranim të Letres së ofertës dhe pranim të ofertës nga 21 dhjetori i vitit 2020. Qeveria e ka autorizuar sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Në intervistë për emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se vaksinimi për Kovid-19 në vend do të fillojë më së voni në mars, se do të ketë mjaftueshëm vaksina dhe se i gjithë procesi do të zhvillohet sipas protokolleve rreptësisht të projektuara të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Shikojmë të punojmë profesionalisht dhe në mënyrë sistematike kur bëhet fjalë për vaksinimin. Po i ndjekim edhe vendet dhe sistemet e tjera. Presim që vaksinimi të fillojë në mars në pajtueshmëri me protokollet. Rreth 417.000 qytetarë duhet të vaksinohet, gjegjësisht rreth 20 për qind e popullsisë. Kemi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin Infektiv se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”. Rama u justifikua se vaksina nuk ka ardhur në Shqipëri pasi ka shumë pak doza. Sipas tij edhe shtetet që e kanë marrë, bëhet fjalë për shumë pak doza. “Edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ishte parashikuar. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe shifrat janë shumë më pak se kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rikujton se sipas vendimit të Qeverisë, të shpallur në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet e punës me prezencë fizike në vendin e punës, deri në përfundimin e Pandemisë me COVID-19, shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Përmbajtja e masave është rregulluar me  nenin 13, pika 11 dhe nenin 16 nga Vendimi për rekomandimet preventive, masave të përkohshme, masave të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, shpallur…

Lexo më Shumë

Reforma në arsimin fillor është gjithëpërfshirëse dhe me të duhet të arrihen vlerat e vërteta në shoqëri përmes disa segmenteve, theksoi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska si mysafire në “Brifingun e Mëngjesit”. “Këto segmente janë një shoqëri për të gjithë, gjithëpërfshirja, barazia gjinore, multikulturalizmi. Arsimi është shtylle e asaj se çfarë lloj shoqërie duam të kemi. Aty duhet t’i ndërtojmë qytetarët e ardhshëm dhe t’i profilizojmë në një mënyrë që mendojmë se do ta dërgojnë vendin përpara”, tha Carovska. Ajo theksoi se në përgatitjen e konceptit, si kudo në botë punojnë pedagogë, psikologë dhe këshilltarë nga Byroja…

Lexo më Shumë

Këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shënoi 15 vjetorin jubilar të themelimit të saj, si dhe 10 vjetorin e ngjarjes prestigjioze TOP100 që është shndërruar në traditë dhe ku promovohet katalogu TOP 100. Në ngjarjen e sivjetshme u ndanë çmime për pesë kompani që treguan sukses të madh në punën e tyre dhe tri kompani që treguan aktivitet ekonomik pozitiv gjatë vitit 2019. Në vitin në të cilin misioni kryesor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ishte përkrahja dhe përparimi i bizneseve në vend gjatë kushteve të vështira ekonomike, ngjarja u mbështet edhe nga Halkbank SHA Shkup, e cila…

Lexo më Shumë

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në llogaritë e 9.864 personave pagoi 88.108,31500 denarë, subvencione për kryerje të veprimtarisë bujqësore në rajone e mundësi të kufizuara. Siç kumtojnë sot nga Agjencia, bëhet fjalë për pagesë të masës “211 Ndihmë për kryerje të veprimtarisë bujqësore në rajonet me mundësi të kufizuara për veprimtari bujqësore”,  mjetet janë siguruar nga Programi për zhvillim rural. Shfrytëzuesit e kësaj mbështetjeje janë ekonomitë bujqësore të cilat kryejnë veprimtari në lartësi mbidetare më të madhe se 700 metra. Drejtori I Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, informoi se kjo është…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i brendshëm dhe profesori universitar, Lubomir Fërçkovski ka rezultuar pozitiv me KOVID-19 dhe se është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup. Siç bëhet e ditur, Fërçovski ka ndjerë plogështi, temperaturë të lartë dhe se kjo ka bërë që ai të shtrihet në spital.

Lexo më Shumë