Author: Rilinda

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së për partizimin e administratës shtetërore, duke i quajtur këto si të pa baza. Koha e partizimit të institucioneve shtetërore dhe keqpërdorimin e administratës publike ka mbarua me rënien e pushtetit të OBRM-PDUKM-së. Nga atje shtojnë se gjithashtu ka përfunduar koha e listave për punësim dhe fletoreve të zeza si të asaj të Gordana Jankullovkës. Nga LSDM gjithashtu thonë se pas fillimit të procesit të reformave dhe profesionalizimit të administratës, institucionet sot punojnë në mënyrë më profesionale, të pavarura dhe në interes të qytetarëve.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë. Radio Evropa e Lirë raporton se këtë e ka konfirmuar e Ministria e Jashtme e Hungarisë “Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”. Ministria gjithashtu shtojnë se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalur nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Pas incidentit të armatosur i cili ka ndodhur natën e kaluar në qytetin e Tetovës, ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së nënjë postim në rrjetin social Facebook. Ai në postimin e tij shkroi se shqiptarët nuk fituan asgjë përveç pikëllimit. NUK KA siguri, por ka gjuajtje, NUK KA ekonomi, por krim, NUK KA shpresë, por shpërngulje. Shqiptarët çdo itë po dëshpërohen nga Qeveria e Zaevit, njejtë sikur edhe Maqedonasit. DORËHEQJE!, ka shtuar për në fund deputeti i VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev. Ja dhe postimi origjinal në rrejtin social Facebook:

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:15 dy vetura në lëvizje në qendër të Tetovës kanë gjuajtur me armë zjarri mbi njëra-tjetrën. Të shtënat e shumta kanë bërë që shumë plumba të përfundojnë në lokalet pranë. Sipas infomratave jozyrtare, njëri nga të pranishmit në këtë konflikt është ish funksionari i lartë i BDI-së i cili më parë ka pasur postin e zëvendës drejtorit të DAP-it! Dëshmitarët okularë kanë thënë për Pa Censurë se një person ka ngelur i plagosur, por policia e mohon të ketë të plagosur në këtë incident.

Lexo më Shumë

Pas lajmeve se në qeverinë e Zaevit do të ketë ndryshme edhe atë ne vend te Likës do të emërohet Atilla Rexhepi dhe në vend të Kreshnik Bekteshit do të jetë Argëtim Saliu, portali TetovaSot nga burime brenda BDI -së konfimron se Bekteshi do të vazhdojë të jetë ministër i Ekonomisë. “Bekteshi vazhdon ministër, deri tani ka treguar rezultate dhe është një kuadër i mirëfillt, Ahmeti e mbështët dhe nuk besojë se do të zëvëndësohet me ndonjë e aq më pak nga njerëz jashtë BDI-së” thonë për TS burimet brenda BDI-së. Sa i përket ndryshimit të Hazbi Likës me Atilla…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të lajmit për mundësinë e ndërrimit të ministrave Hazbi Lika dhe Kreshnik Bekteshi, TV Telma më pas ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar burime nga BDI kanë thënë se lajmi nuk është i vërtetë. Por siç mësohet ky lajm në formë të spineve është lansuar nga grupime brenda BDI nga strukturat e Shkupit dhe Tetovës, të cilë duan të përfitojnë poste ministrore dhe të ripozicionohen në parti. Sipas lajmit të pakonfirmuar thuhej se zëvendësim të ministrave nga radhët e BDI-së planifikohet të bëhet në postin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit. Mësojmë se kryetari i…

Lexo më Shumë

Para pak minutash filloi të qarkullojë një lajm në Televizionit TELMA dhe RTV21, sipas të cilit ministrat Hazbi Lika dhe Kreshnik Bekteshi do të largohen nga qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev, raporton portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli ne SHKUP. Sipas raportimeve thuhej se, Lika dhe Bekteshi do të largoeh nga Qeveria e Maqedonisë dhe do të zëvendosohen me kuadro të reja, mjekun Atilla Rexhepin dhe profesorin Argëtim Saliun. Megjithatë, reagimi i zv/kryeministrit të Maqedonisë për cështje të eurointergrimeve, Bujar Osmani ka qenë i menjëhershëm kur ka parë se lajmi është i rrejshëm dhe e ka demantuar. Osmani njoftonë se ky…

Lexo më Shumë

Pas injorimit njëmbëdhjetë vjeçar, po zhvillohet aksioni përbashkët institucional për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrin në gjithë Maqedoninë, thonë nga LSDM. “Të gjitha masat që po merren për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, gjithashtu po merren edhe në të gjitha qytetet e Maqedonisë që kanë probleme me ndotjen e ajrit. Elem ka filluar aksionin për zgjerimin e tokës rreth termocentralit në Manastir, ku në hapësirat mes fshatrave Novaci, Brod dhe Gneotino do të mbillen 50 mijë drunj. Qëllimi është që të vendoset shiriti i gjelbër mbrojtës në vendet e banimit dhe të sigurohen sa më shumë…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në qendër të Tetovës ka ndodhur një aksident i armatosur me ç’ratsë dy grupe janë përleshur me njëra tjetrën. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Tani për tani nuk ka informata për viktima apo të plagosur, por se forca të mëdha policore kanë bllokuar qendrën e Tetovës. Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendër të Tetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike. Dy vetura ende të pa identifikuara para pak çastesh kanë gjuajtur mes vete në qendër të Tetovës ku disa plumba kanë përfunduar…

Lexo më Shumë

Deri në maj të vitit 2019, kur duhet Maqedonia të mbajë zgjedhje presidenciale dhe të kemi president të ri, ambasadorët shqiptarë të propozuar nuk do të munden të emërohen, për shkak se presidenti aktual Gjorge Ivanov nuk i dekreton. Sot nëpër media qarkulloi emri i Marigona Markut se është emëruar ambasadore e re e Maqedonisë në SHBA. Lajmi është i pavërtetë pasi që Marku është vetëm përkohësisht në atë pozitë me kompetenca të kufizuara. Ambasadorit të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vasko Naumovski i ka skaduar mandati në nëntor të këtij viti, për shkak të pozitës më të…

Lexo më Shumë

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se për gjashtë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë do të krijojë kushte për operator telefonik të tretë, por këtë premtim nuk e përmbushi as edhe pas një viti që nga ardhja në qeveri, shrkuan Vërtetëmatësi. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Maçevski në fillim të vitit, gjegjësisht me 23 shkurt (2018) njoftoi se po bëhen hapat e nevojshëm për ardhjen e rrjetës së tretë të operatorit mobil në treg. Ai informoi se janë të nevojshme një sërë masash dhe ndryshimesh në disa akte nënligjore që të mund të…

Lexo më Shumë

Një rrahje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Strugë, informojnë nga policia. Incidenti ka ndodhur në rrugën “15 Korpus”, ndërsa në rrahje janë përfshirë A.M (27) nga njëra anë dhe G.M (34), O.S (35) dhe L.Ç (37) nga ana tjetër. Që të gjithë janë nga Struga. Për shkak gjendjes së alkoolizuar, L. Ç është ndaluar në Sektorin për punë të brendshme Ohër, ndërsa personat tjerë janë ftuar për bisedë në Stacionin policor në Strugë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Stacioni policor në Strugë do të ngrit kallëzim penal adekuat.

Lexo më Shumë