Author: Rilinda

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj deklaroi dje se autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet sa i takon arratisjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski përmes Shqipërisë. Dje deputetët e Komisionit të Sigurisë zhvilluan një vizitë te dogana e Hanit të Hotit dhe Ermonela Felaj u pyet dhe për arratisjen e Gruevskit. “Si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë? Nuk është një çështje objekt i deputetëve të Komisionit të Sigurisë. Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet”, tha ajo. Felaj tha se prokuroria është organi që…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedoni po ngulfatet. Qytetarët janë viktimë direkt të paaftësisë së qeverisë ku në krye të saj është i amnistuari Zoran Zaev”. Ata thonë se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për mjedis jetësor (EEA), Maqedonia është shteti më i ndotur në Evropë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Më shumë se një mijë qytetarët në vjet humbin jetën si rezultat i ndotjes së madhe të ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se Qeveria nuk ka zgjidhje për problemin e ndotjes së ajrit. Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe pse LSDM-ja premtonte plan preciz dhe…

Lexo më Shumë

Para se të kërkojë azil politik dhe të arratiset nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ju ka shkruar letër anëtarëve të Komisionit Evropian. Në letër Nikolla Gruevski kërkon gjykatës ndërkombëtar që të kontrollojnë siç thotë ai, përndjekjen masive në shtet, njoftoi Tv Alfa. Ish-kryeministri letrën e ka dërguar tek eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së Federica Mogherini, komesari për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian Dunja Mijatoviq de kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll. Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy viteve burg i është shqiptuar pa menduar dhe nga fakte të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska është për vizitë dyditore në Institutin Ndërkombëtar për Drejtësi dhe të Drejta të Njeriut të Sarakuzës ku do të marrë pjesë në dialogun strategjik rajonal të nivelit të lartë për tregti të palejuar në Evropën Juglindore. Dialogu, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, do t’i përfshijë dhe kyçë ministrat dhe funksionarët e tjerë të lartë kombëtarë nga i gjithë rajoni, si dhe partnerët rajonal dhe ndërkombëtar të kushtuar në luftën kundër tregtisë së palejuar. Qëllimi i ngjarjes është që të përfshihen liderë dhe kreatorë rajonal dhe ndërkombëtar të politikave në dialogun strategjik për sfidat e përbashkëta…

Lexo më Shumë

Në rend dite të ditës së dytë nga takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, sot Aleanca do të mbajë brifing për Ballkanin Perëndimor. Ministrave do t’u bashkëngjitet përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Tema e bisedave, mes tjerash do të jetë avancimi i Maqedonisë ndaj anëtarësimit në NATO, si dhe përafrimi i Bosnje e Hercegovinës ndaj Aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se pritet që ministrat të konfirmojnë se janë të gatshëm ta fillojnë procesin me Sarajevën përmes pranimit të programit të parë vjetor kombëtar. Ministri i Punëve…

Lexo më Shumë

Përqendrimet e grimcave të rrezikshme PM10 këtë mëngjes në shumicën e vendit janë në kufi ose nën kufirin maksimal të lejuar. Vetëm stacionet matëse në Strumicë, Tetovë, Kërçovë dhe Koçanë regjistrojnë përqëndrime të larta të grimcave PM10. Ky ndryshim në cilësinë e ajrit është për shkak të motit të mirë dhe erës që ka fryer gjatë gjithë natës.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seancat për lëndët “Fortesa” dhe “Titanik” të Prokurorisi Speciale Publike. Në rastin “Fortesa”, i akuzuar i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, dhe gjashtë të punësuarit në DSK. Ata akuzohet për falsifikim dhe për shkatërrimin e dokumenteve zyrtar lidhur me përgjimet ilegale. Dokumentimi është i lidhur me dy sistemet e përgjimit ilegale, që sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014. Seancë për lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore duhet të vazhdojë me leximin e mesazheve të telefonit mobil nga komunikimi i të akuzuarve nga materiali dëshmues të PSP-së. Në…

Lexo më Shumë

“Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me pengesën më të madhe që nga formimi i saj, ndërsa kjo është të mohojë të drejtën historike dhe të drejtën për vetëvendosje”. Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në ligjëratën e tij në Universitetin Vrocllav, në kuadër të vizitës së tij në Poloni. “Me Marrëveshjen e Prespës Greqia po na imponon emër të rij, do ta censurojë përmbajtjen e librave të fëmijëve tonë, do ta ndalojë të drejtën e qytetarëve që ta shprehin identitetin e tyre maqedonas. Po rregullohet edhe gjuha maqedonase”, tha mes tjerash Ivanov. Ai tha se treguesi më…

Lexo më Shumë

Sot pasdite VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar protestë të re kundër politikave qeveritare. Sikurse edhe të mërkurën e kaluar, protesta fillon para shtabit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa do të përfundoj para Qeverisë së RM-së. Në protestën e kaluar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen revolucionit të tyre.

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni për dallim nga fundjava e kaluar moti do të ndryshojë, ku temperaturat e mëngjesit minimale do të jenë prej 0 – 2 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot do ta vazhdojnë seancën e 64 me diskutimin për draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës. Mbrëmë deputetët me 65 vota “pro”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur” miratuan draft-amendamentin XXXIV, ndërsa paradite miratuan draft-amendamentin, i cili parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” Marrëvesjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës.

Lexo më Shumë

Nga Artur Zheji Tashmë është e qartë. Shqipëria, pavarësisht se sot është e dyfishuar, duke përfshirë Kosovën e Pavarur, nuk ka dhe nuk mund se si të ketë një Peshë të Re, Gjeopolitike. Shqipëria drejtohet, herë më mirë dhe herë më keq, nga politikanë pa vizion, që kanë të vetmin qëllim të shëmtuar, mbushjen e xhepave të tyre dhe kaq. Kjo është e trishtuar dhe e vërtetë njëkohësisht. Mirëpo përveç të tjerave, gjithkush nga ne populli, ka, përherë e më pak kohë për të menduar për këtë dhe aq më tepër për të vepruar ndaj kësaj të keqeje të madhe…

Lexo më Shumë