Author: Rilinda

SHBA-ja e mbështet marrëveshjen historike të Prespës dhe e përgëzon udhëheqjen greke për arritjen e saj, tha sekretari i shtetit i SHBA-së Majk Pompeo në një takim në Uashington me Ministrin e Jashtëm grek, Jorgos Katrugalo. Në takimin në Washington me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, kryediplomati amerikan e ka uruar Katrougalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiare dhe ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për përforcimin ekonomik të Greqisë. Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Washingtoni dhe Athina do të vazhdojë të punojnë bashkërisht në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet në Ballkan.

Lexo më Shumë

Ende nuk është e qartë se kush do të amnistohet e kush do të ndiqet penalisht, ndërkohë që tashmë ka marrë vizë Ligji për amnisti për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar, nga trupi ndërpartiak parlamentar për pajtim. Miratimi i Ligjit për amnistinë e 27 prillit, është ai që kushtëzon miratimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Por, njohësit e çështjeve juridike thonë se njëherë duhet të përfundojë procesi gjyqësor, i cili është në rrjedhë dhe pastaj të falen personat e caktuar që kanë qenë të përfshirë…

Lexo më Shumë

Kompania “Atrium” nga Vevçani, gjatë pesë muajve të ardhshëm pritet të përfitoj afërsisht një milion euro nga tenderat e institucioneve shtetërore. Fakti që i dallon këto tenderat është se shuma në fjalë do të shkoj në konto të vëllait të deputetit, Kërste Mukoskit i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Të dhënat sic raportojnë mediat në gjuhën maqedone janë publike në Byronë për Furnizime Publike. Dilemë shtesë se si kjo kompani ka arritur të fitoj tenderë shtetëror është se ndaj të njëjtës për momentin po zhvillohet një procedurë parahetimore e cila lidhet me punët ndërtimore në stadiumin e qytetit në…

Lexo më Shumë

Dje në Gjykatë dha deklaratë Peshkopi Metodija Ilievski, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievsi “Betmen”. Ai tha se për shtatë vite e ka njohur Bogdanin dhe e përshkroi si të edukuar, i kulturuar dhe shumë njeri i ndershëm. Metodija theksoi se me vetiniciativë ka qenë pjesëmarrës i protestave “Për Maqedoni të përbashkët” që e cilësoi si lëvizje pozitive ku është biseduar për veprime të pa dhunshme për ndryshimet që do të jenë më të mira për qytetarët. “Për një moment filluan të hyjnë njerëz në Kuvend dhe në këtë mënyrë u ndaluan fjalimet. As që parashikonim se…

Lexo më Shumë

Të dhënat statistikore tregojnë se në Maqedoni më së shumti humbin letërnjoftime. Vetëm në fillim të vitit deri tani janë humbur 15.682 letërnjoftime, apo janë bërë aq shpallje në “Gazetën zyrtare të RM-së”, thotë në intervistën për MIA drejtori i NP “Gazeta zyrtare e RM-së”, Martin Kostovski. Në të njëjtën periudhë, shton ai, janë humbur 3.748 pasaporta, 1.932 diploma, rreth 3.600 kartela të sigurimit shëndetësor, 6.081 patentë shoferi dhe 3.157 leje qarkullimi. Kostovski gjithashtu paralajmëroi se të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga viti i ardhshëm do të kenë qasje në shërbimet dhe produktet e ofruara nga NP…

Lexo më Shumë

Jemi të gatshëm që të jemi në ndihmë në procesin e realizimit të Marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar ndërmjetësi i çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic pas takimit me zëvendës-ministrin për Punë të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos. ‘Marrëveshja e Prespës është hap mjaft i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara jemi të gatshëm të jemi në ndihmë, ashtu siç do të zhvillohet procesi”, tha Nimic, njofton “DW” në gjuhën maqedonase. Megjithëse ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me palën maqedonase dhe greke, ndërmjetësi Nimic…

Lexo më Shumë

Pa ushqim tashmë tre dit është Konvikti i nxënësve të shkollës së mesme të cilët nga vende të tjera të Maqedonisë mësojnë në Kavadar, reagojnë të afërmit e tyre. “Sipas informacioneve tona, konvikti i nxënësve ka pasur borxhe për ushqim prej 150 mijë denarësh, kështu që furnizuesi i ushqimit ka refuzuar që të sjellë ushqim për konviktorët, derisa nuk i paguhet ky borxh. Nga Ministria e Arsimit nuk është paguar participim për nëntorin dhe dhjetorin”, sqarojnë ata. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, informojnë për MIA-n se për shkak të ribalancit, e domosdoshme ka qenë që të bëhen edhe ndryshime…

Lexo më Shumë

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali amerikan James Foggo sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Në agjendën e tij të takimeve, admiral amerikan do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurcinovski, ndërsa më pas edhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në kuadër të këtyre takimeve do të bisedohet për sferën e sigurisë dhe procesin e anëtarësimit të vendit në NATO, pas finalizimit të Marrëveshjes së Prespës.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga LSDM reagojnë ndaj OBRM-PDUKM-së për ndotjen e ajrit duke thënë se “pas injorimit 11 vjeçar të problemit të ndotjesm së ajrit, pas një dekadë mos ndërmarrje asgjë dhe shkatërrim sistematik të gjelbërimit nga ana e OBRM-PDUKM-së kriminale, në aksion sistematik gjithëpërfshirës po ndërmerren masa kundër gjithë burimeve të ndotjes së ajrit”. Ata thonë se në më shumë aksione për gjelbërim dhe mbjelljen e fidanëve do të ketë në më shumë komuna të Maqedonisë. Nga LSDM në kumtesë përmendin disa masa kundër ndotjes së ajrit duke përmendur se në buxhetin për vitin 2019 janë paraparë…

Lexo më Shumë

Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese në afat prej dy ditësh duhet të dorëzojë raport nga debatet publike mbi sugjerimet dhe propozimet kryesore për përmirësimin e draft-amendamenteve. Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me miratimin e amendamenteve të propozuara pas dëgjimit të debatit publik dhe me vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ku do të votohet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në seancë që është e parashikuar të mbahet më 15 janari, përcjell Telegrafi Maqedoni. Debati publik filloi me debatin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e më pastaj vazhdoj me…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë mbledhja e dytë e Grupit të Punës për Pajtim të Grupit Kuvendar Ndërpartiak për pajtim, Reforma dhe Integrim që duhet të rregullohet propozim-ligji për amnisti. Mbledhja e të hënës u anulua për shkak të informacioneve të reja ku ishin të nevojshme konsultime shtesë në lidhje me amnistinë për një pjesë të pjesëmarrësve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill vitin e kaluar. Në mbledhje të Grupit i pranishëm ishte edhe zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Risteski. Propozimi i Grupit Ndërpartiak më pastaj duhet të procedohet në Trupin Koordinues që e kryesojnë nënkryetarja e…

Lexo më Shumë

Një qen ka kafshuar një grua 64-vjeçare në rrugën “Partizanska” në Shkup. Sipas policisë, dje në orën 12 në stacionin policor të Qendrës është lajmëruar se N. D. (64) nga Shkupi, rreth orës 7 të mëngjesit u kafshua nga një endacak në zonën e këmbës së majtë.

Lexo më Shumë