Në Klinikën për Toksilogji mbrëmjen e kaluar janë hospitalizuar 24 pacientë në gjendje të alkoolizuar. Të gjithëve u është ofruar ndihma mjekësore edhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se mbrëmë në spital për shkak mbidozimit me substanca narkotike. Dy pacient janë lëshuar nga spitalin, ndërsa një paciente është ndaluar për observim.Në Qendrën urgjente gjatë mbrëmjes së kaluar 60 qytetarë kanë kaluar ndihmë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë për shkak lëndimeve të marra gjatë rrahjeve, djegie nga mjetet piroteknike.Në Spitalin e Qytetit janë pranuar një numër më i madh i pacientëve, pa lëndime…
Author: Rilinda
PB Tetovë përmes një komunikate për media informon se gjatë natës së kaluar, gjatë manifestimit të ndërrimit të moteve, nuk janë regjistruar incidente me pasoja serioze, gjegjësisht vlerësojnë se nata e vitit të ri ka kaluar e qetë.“Janë regjistruar disa prishje të rendit dhe qetësisë publike, edhe atë nëpër objekte hotelerie dhe përreth tyre. Kemi pasur rast ku janë konfiskuar mjete piroteknike dhe personi është arrestuar, si dhe disa persona tjerë të cilët kanë poseduar drogë. Janë regjistruar edhe disa zjarre në rajonin e Tetovës, ku nuk ka pasur të lënduar dhe me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës, të njëjtat…
2 019 troket edhe në Maqedoni! Akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2018. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme. Me fishekzjarre, shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime, festohet ndërrimi i viteve. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë. Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, një mbrëmje e cila i mbledh të gjithë rreth tryezës, për t’i bërë bashkë, por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që…
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sonte i ftuar në emisionin ‘Click plus’ në Tv21 ka deklaruar se ka ardhur momenti që vendi të ketë një kandidat koncensual për shef të shtetit. “Ka ardhur momenti që në Maqedoni të kemi kandidat koncensual për shef të shtetit sepse principi Maqedonia si një shoqëri për të gjithë që ishte promovuar nga LSDM në zgjedhjet parlamentare ka dhënë rezultat”, ka deklaruar mes tjerave Spasovski.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe se shteti përfundimisht meriton një mandat të plotë. Maqedonia duhet të ketë kandidat presidencial konsensual dhe kjo duhet të jetë me propozim të partive të cilat janë bartëse të proceseve të rëndësishme, në këtë rast LSDM-së dhe BDI-së, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev, mbrëmë për TV24 tha se janë amnistuar 12 persona të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, midis tyre dhe 5 deputetë. Deputetët e liruar nga akuza janë Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Ljuben Arnaudov. Të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski, i akuzuari Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski, Ilija Sllavevski, Johan Tarçullovski, janë personat që janë falur nga amnistia, sipas Ivan Xholevit.
Do të aktivizohet Këshilli gjykues për ta hetuar pohimin e ambasadorit amerikan Xhes Bejli se disa gjykatës i janë referuar atij kur kanë sjellë vendime për paraburgim apo aktvendime për persona kundër së cilëve udhëhiqen procese gjyqësore, ndërsa në ndërkohë nga paraburgimi dalin Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, të cilët dyshohen për rastin “Perandoria”. Përveç letrës së Bejlit, opinionin e zgjoi edhe lajmin të cilin e publikuan disa prej mediave se Qeveria në marrëveshje me opozitën planifikon ndryshime të Kodit Penal me të cilat do të uleshin dënimet e disa prej të dyshuarve për të cilët për momentin është duke…
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka organizuar sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018, si dhe planet për vitin e ardhshëm.Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve. “Në vitin 2018 është konfirmuar perspektiva e qartë evropiane, e bazuar në meritat dhe rezultatet, për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftimin…
Sot në ora 10 studentët do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Tetovës. “Sot, në ora 10:00, te gjithë së bashku të mblidhemi direkt para Rektoratit te Universitetit të Tetovës. Aty do të fillojmë protestën duke mos u tërhequr. Duam zbatim te kërkesave tona”, thuhej në njoftimin e studentëve protestues. Qindra studentë protestuan dje në rrugët e qytetit të Tetovës duke kërkuar realizimin e 13 kërkesave. Kërkesat e tyre, studentët i lexuan në emër të tre universiteteve, Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit Nënë Tereza.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Beograd, do t’i vizitojnë të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Leskovac, kur autobusi i “Eurobus” nga Struga është përmbytur. Filipçe dhe Rashovski do t’i vizitojnë shtetasit e lënduar të Maqedonisë në spitalet në Nish dhe në Leskovac. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se autoritetet serbe i kanë njoftuar se në aksident jetën e kanë humbur tre persona, një burrë 68 vjeçar dhe dy gra. Për gratë ende nuk ka konfirmim të identiteti. Të lënduar janë 32 persona, nga të cilët 28 janë…
Përgjegjësia gjithmonë është individuale, me emër dhe mbiemër, kjo është kështu edhe në legjislacionin tonë të pareformuar, edhe në Kushtetutë, edhe në ligje. Fakti se Mickoski nuk është i rrethuar nga personalitetet e larta të VMRO-DPMNE-së dhe politikave të tyre të asaj kohe, madje përjashtimi i Mijallkov dhe Todorov, është për shkak të kuptimit të tij për menaxhimin e partisë. Por, këtë nuk mund ta paraqet në një formë të një spini, në veçanti rreth ” të enjtes së përgjakur” Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në lidhje me procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit 2017 dhe pretendimet më të…
Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente trafiku është shkaktuar dëm material. Sipas SPB, policia ka sanksionuar 68 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e e lejuara, një shofer nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të marrin patentën e shoferit dhe tre fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar tre automjete me leje qarkullimi të skaduar. Janë dhënë edhe 24 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special” kartotrec” janë largua 70…

