Author: Rilinda

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës. Prej orës 07:30 ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër është shfuqizuar, njofton Telegrafi Maqedoni. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Lexo më Shumë

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, në 13 nga gjithsej 23 aksidentet në komunikacion. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar 139 vozitës të cilët e kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, 23 persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndër 35 janë sanksionuar për mos pajisje me patentë shoferi dhe 11 si fillestar. Nga komunikacioni janë ç’kyçur 34 vetura të paregjistruara, ndërsa policia ka dënuar edhe 211 persona për parkim të parregullt. Ndërsa me ndihmën e…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE edhe më tej ka mundësi që të përjashtojë deputetët nga radhët e saj partiake, nëse ato votojnë për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të fillojnë nesër, ndërsa nuk mund të zgjasin më shumë se dhjetë ditë. Të njëjtën gjë e ka njoftuar edhe zv. kryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se nuk do të përjashtohen vetëm deputetët të cilët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, por edhe ata të cilët do të nxisin ta bëjnë atë, siç ndodhi me ish-ministrin Nikolla Todorov, Mitko Jançev, Sasho Mijallkov. Kryeministri Zoran Zaev vetëm se ka paralajmëruar se për ndryshimet…

Lexo më Shumë

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) nesër do ta mbajë seancën e 40-të ku do të bisedohet për skriningun, do të shqyrtohet statusi i implementimit të Planit 18, si dhe statusi i IPA-s. Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, seanca në cilësi të kryetarit, do ta udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ndërkaq në seancë, krahas sekretarëve shtetëror të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryesuesit të nënkomiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Lexo më Shumë

Faza e tretë dhe e fundit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës do të fillojë nesër (9 janar), kur është caktuar seancë në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Që të kalojë teksti i amendamenteve kushtetuese të propozuar nga Qeveria, duhet të mbështeten nga së paku dy të tretat e deputetëve në Kuvend ose 80 deputetë të votojnë “pro”. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila parasheh ndryshime kushtetuese në Maqedoni. Zaev ditëve të fundit ka pasur takim me kryetarin e Lëvizjes…

Lexo më Shumë

Firma ku një nga bashkëpronarët është Maja Trendafillova Makraduli, bashkëshortja e zëvendës-ministrit Jani Makraduli, ka fituar nëntë tenderë që kushtojnë rreth 90 mijë euro në kohën kur ai është në funksion në ministrinë e Mjedisit Jetësor. Bëhet fjalë për firmën “Open Mind Solutions”, ku Trendafillova ka 25% të aksioneve, njofton Tv Telma. Sipas të dhënave nga Byroja për furnizime publike, tenderët janë lidhur me disa agjenci shtetërore dhe ndërmarrje publike dhe kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e softuerëve për shërbime kontabiliteti dhe financa. Zëvendës-ministri Makraduli thotë se nuk ka asgjë kundërshtuese te tenderët dhe në punën e firmës së bashkëshortes…

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë ortodoksë, kam kënaqësi të veçantë, në emrin tim, po edhe në emër të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ua uroj festën e madhe të Krishlindjeve me dëshirat më të sinqerta për qetësi, paqe, shëndet dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe për më të dashurit Tuaj. Kremtimi dhe shënimi i lindjes së shpresës dhe besimit duhet të na nxisë në përkushtim më të madh drejt realizimit të asaj shprese për një jetë më të mirë, më të sigurtë dhe me më shumë perspektivë për të gjithë ne, së bashku. Duke Ju uruar gjithë të mirat për…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Manastir – Resnjë, ndërkohë që pasagjerët tjerë të këtij aksidenti nga të dy veturat janë transportuar në spitalin e Manastirit. Nga AMCM informojnë se deri tek aksidenti ka ndodhur kur në orën 16 në vendin e quajtur Cezmat janë përplasur dy makina. Për shkak të këtij aksidenti rruga ka qenë nën bllokadë.

Lexo më Shumë

Nga e hëna të gjitha automjetet qe janë modifikuar nga përdoruesit duke u vendosur xhama të zinj nuk do të lejohen të qarkullojnë. Nga ky urdhër nuk preken automjetet të cilat janë të prodhuara në fabrikë me xhama të zinj dhe këto të dhëna janë të pasqyruara në lejen e qarkullimit. Urdhëri i Drejtorisë së Transportit Rrugor erdhi pasi mijëra drejtues mjetesh i vendosnin xhamave materiale që i errësonin, duke u kthyer në një shqetësim edhe për policinë rrugore. Në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit do të identifikohen të gjithë serviset që ofrojnë shërbime të tilla dhe do të…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka reforma që do të mundësonin dalje nga praktika e krijuar në sistemin gjyqësor nga pushteti paraprak”. Kështu vlerëson ekspertja e çështjeve juridike Mirjana Najçevska, sipas të cilës mungon ndëshkimi i gjithë asaj që paraqiste keqpërdorim të sistemit të jurisprudencës. Ajo është e mendimit se duhet të fillohet me rishqyrtim të punës së gjykatësve, pasi që është e palejueshme të ketë raste të cilat janë rrjedhojë e periudhës së kaluar, ku janë të dukshme gabimet e gjykatësve apo ndikimet e pushtetit mbi aktvendimet e miratuara. “Duhet patjetër të ketë ripërsëritje të disa rasteve që të mund të kthehet…

Lexo më Shumë

Kartolina e fundit e Anisa Markarian! Ne 21 vjeç, . Të sapofestuar. Këtu e 2000 vjet më parë… Ti je Poseidoni. Burrërinë shtrëngatë, flokët gështenjë deti, lëkurën të mjaltë. Dheun tund e shkund me një goditje tredhëmbëshi. Ku e flaka krenarinë femërore, kur pranova të bëhem «gjëjthja» jote? – Në dashuri s’ka unë, apo ti. Jemi një. S’ka sedër, as krenari. – më mëson ti. – Ka veç: bashkë, pa kufij. Shkojmë aq larg sa duam, ndalojmë kur të duam. – Më thuaj, përse zgjodhe molin tim?! – I vetmi që e kishte fenerin të ndezur… Të kredhur kollotumbthi në…

Lexo më Shumë

Alejandra Pizarnik, shkrimtarja e njohur argjentinase është e njohur për ditaret e saj. Më poshtë po botojmë disa fragmente:* Të shkrush një poezi është si të shërosh një plagë të thellë.Duke përqafuar hijen tënde në një ëndërr, eshtrat e mia harkoheshin si lule…* Pritja (shpresa, ëndrra) ime e vjetër është ajo (fëminore, e pabesueshme): një takim me dikë që të më bëjë se jam gjallë, se jemi dy, pa u dashur t’i drejtohem meditimit të gjuhës gojore. *Ajo që më mundon është se dua të di: çfarë është e gjitha kjo. Dua të di pse më tërheq D. Dua të…

Lexo më Shumë