Në kuadër të projektit për deinstitucionalizim, të gjithë fëmijët nga Qendra e fëmijëve pa prindër “11 tetori” janë tërhequr nga ky institucion dhe janë vendosur në familje përkujdesëse, apo në qendra të vogla grupore. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, thotë se ky institucion do të transformohet në qendër për përkrahjen e familjeve të cilat rrezikojnë t’i braktisin fëmijët.“Institucioni “11 tetori” së shpejti duhet të transformohet në qendër për përkrahjen e familjeve në rrezik, një pjesë e tyre janë familje përkujdesëse, por edhe familjet që kanë rrezik t’i braktisin fëmijët, të prevenohet që të mos ndodh ajo, prandaj…
Author: Rilinda
Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim flasin për kandidat të përbashkët për president të shtetit. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili theksoi se bisedimet për kandidat konsesual fillojnë që nga dita e sotme. Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane: Sot fillojnë bisedimet për kandidat konsesual, nuk do të paragjykoja se kush do të jetë kandidati. Më shumë flasim për njeri i cili i tejkalon linjat politike dhe etnike. Flasim për kandidat të përbashkët mes LSDM-së dhe BDI-së, si partnerë koalicioni që përfaqësojnë dy bashkësi të ndryshme entike, me të cilin që në rrethin e…
VMRO-DPMNE me iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit për gjuhët. Prej atje kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë vendim të përkohshëm me çka do të ndalohet përdorimi i gjuhës deri në sjelljen e vendimit për kushtetutshmërinë e të njëjtit. Sipas tyre gjatë procesit të sjelljes së këtij ligji në mënyrë brutale është shkelur Kushtetuta nga ana e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës parlamentare, por thonë se edhe vetë ligji për gjuhët bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Nga VMRO shtojnë se nuk është në rregull që gjuha maqedonase të jetë e barabartë me…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar që Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit, njofton Koha. Sipas tij, gjendja me ndotjen e ajrit është alarmante dhe se po humben jetë njerëzish, ndërsa qeveria merr hapa të zbehtë si një maskë për të mbuluar paaftësinë. “Është e nevojshme të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Qeveria të ndalojë me demagogjinë e zbrazët dhe ajo e ka detyrim të mbrojë shëndetin e qytetarëve përmes zbatimit të masave primare dhe sekondare të propozuara nga komuniteti shkencor”, thotë Mickoski, në video porosinë e tij drejtuar Qeverisë,…
Partitë në pushtet këtë javë do të vendosin nëse do të pranojnë apo jo sfidën për zgjedhje të parakohshme të cilat janë kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por edhe nga partitë opozitare shqiptare. “Këtë javë pres bisedime serioze edhe në kuadër të koalicionit, edhe në kuadër të LSDM-së, rreth pyetjes nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Mendoj se i gjithë fokusi për gjithë atë të cilën e kemi lajmëruar edhe para jush në fillim të mandatit tonë është që ta realizojmë gjatë këtyre javëve të fundit. Kështu jam e bindur se do të meritojmë vërtetë mbështetje…
Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të skenarit të errët dhe të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit të shtetit, identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë, ka reaguar VMRO-DPMNE. “Zoran Zaevi dhe LSDM-ja i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe e kanë shkelur kushtetutën, ligjet dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Dy vite nuk kanë punuar asgjë dhe thjeshtë janë të përqendruar si ta ndryshojnë emrin e shtetit, identitetin,gjuhën, kulturën dhe historinë. Maqedoni Evropiane nuk bëhemi me shkeljen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve, kërcënime, shantazhe ndaj deputetëve dhe ato që kanë mendime të ndryshme,…
Qeveria e kryesuar nga LSDM vazhdon me zbatimin e masave të projektuara që i zvogëlojnë shpenzimet dhe e lehtësojnë jetën e qytetarëve. Me udhëheqjen ekonomike të financave, me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive, në Buxhet janë liruar mjete për sigurimin e mjekimit spitalor falas për pensionistët me pensione të ulëta si edhe shërbime shëndetësore falas specialisto-konsultative dhe shërbime spitalore shëndetësore për personat pranues të asistencës sociale, thekson LSDM. “Kjo do të thotë se këtë vit pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë liruar nga pagesa e participimit në kuadër të mjekimit spitalor në institucionet shëndetësore spitalore.
Lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber i cili është kandidat për president të Komisionit Evropian në zgjedhjet e ardhshme në BE, deklaroi se është e domosdoshme zgjidhje e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe hapja e perspektivave evropiane të Maqedonisë. “Për të gjithë është e qartë se çështja e emrit patjetër të zgjidhet dhe Maqedonisë t’i mundësohet e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane”, ka thënë për Euroaktiv, Veber i cili është kritkuar se nuk po deklarohet për Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin negativ të opozitës greke dhe anëtare të PPE-së, Demokracia e Re, transmeton Koha. Sipas njeriut të…
CIVIL – Qendra për Liri ashpër i dënon partitë, gjegjësisht, deputetët të cilët me qëllim, dhe nga pozita të ngushta partiake ose/ dhe interesa personale e pengojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes Së Prespës nga i cili del nevoja për ndryshimet në kushtetutë. Nuk ka arsyetim, as shpjegim për ata! Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet në kushtetutë do t’i sigurojnë ardhmëri më të ndritur Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj. Kjo marrëveshje historike, e mbështetur nga e gjithë bota demokratike dhe përparimtare, e mbron identitetin e Maqedonasve dhe gjuhës maqedonase. Kjo paraqet dalje nga kontesti shumëvjeçar me Greqinë, nga…
Ka përfunduar dita e parë e diskutimeve rreth fazës së tretë dhe finale të ndryshimeve kushtetuese. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seanca po mbahet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por mazhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh. Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment siç u shpreh ai historik për vendin. “Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedonas për përdorim të përgjithshëm më në fund. Gjuha maqedonase do të flitet…
Reshjet e borës sot pasdite do të përforcohen, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë, ku shtresa e borës në mënyrë shtesë do të rritet për 10 deri 20 centimetra, ndërsa në male edhe mbi 20 centimetra. Në juglindje reshjet do të jenë të përziera prej borës dhe shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej -2 deri 3 gradë Celsius. Në Shkup mot me vranësira me reshje të borës, të cilat rreth mesditës do të jenë me intensitet të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë rreth -1 gradë.…
Në Kuvend sot do të mbahet seanca e 71-të ku në rend dite është Propozim ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet e Marrëveshjes për huamarrje dhe financim dhe furnizim të autobusëve të rinj për Qytetin e Shkupit e cila do të realizohet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për komunikacion- Shkup në procedurë të shkurtuar. Deputetët do të rishikojnë edhe propozim- ligjin për ndryshim të Ligjit për operacionet e pagesave, Ligjit për rezerva të naftës dhe Ligjit për shërbimet postare si dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të bankave dhe Ligjit të…

