Author: Rilinda

Të akuzuarit në rastin “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri nuk do të japin mbrojtjen e tyre para Trupi gjykues, të udhëhequr nga gjykatësja Olja Ristova. Sipas palës mbrojtëse klientët e tyre nuk do të japin dëshmi, për arsye se Prokuroria Speciale Publike, në procesin e deritanishëm nuk ka arritur ta vërtetojë aktakuzën e ngritur.

Lexo më Shumë

Gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit do të vazhdoj nga dita e nesërme. Qeveria e Maqedonisë pas njoftimit se hiqen masat intervenuese që ishin vendosur për dy ditë radhazi, me qëllim të zvogëlimit të nivelit të ajrit të ndotur, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se me këtë rast, edhe mësimi që duhej të fillonte ditën e hënë dhe që u prolongua për shkak të ajrit të ndotur, do të vazhdoj me fillim ng dita e nesërme. Tabelë: Ministria e Arsimit “Në pajtim me rekomandimet e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, si dhe duke pasur parasysh edhe…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë publike në të cilën, siç është paralajmëruar, duhet të shqyrtohen dhe miratohen procedura dhe rregullore për mënyrën dhe procedurën për parashtrimin, pranimin dhe vërtetimin e listave të kandidatëve, për veprim mbi ankesat nga shërbimi profesional i KSHZ-së dhe për monitorimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore. Në rend dite, gjithashtu, do të gjenden edhe informacione për pagesat e kryera sipas obligimeve gjatë referendumit edhe atë raporti preliminar sipas obligimeve për zbatimin e Referendumit 2018 dhe administratës zgjedhore dhe trupat ndihmës të cilët nuk kanë marrë kompensim për zgjedhjet e zbatuara në vitin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis ka vendosur që debati për Marrëveshjen e Prespës që do t’i jep fund kontestit 27-vjeçar rreth emrit të Maqedonisë të zgjat katër ditë.Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, marrëveshja së pari dy ditë do të jetë në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe punë të jashtme, ndërsa më pas edhe dy ditë në seancë plenare të Kuvendit.Sipas kësaj, sot dhe nesër për marrëveshjen do të diskutohet në seancën e komisionit, ndërsa të mërkurën gjatë ditës pritet të fillojë edhe seanca plenare në Kuvend.

Lexo më Shumë

Nuk rreshtin reagimet e shqiptarëve ndaj dy “intelektualeve” maqedonase, Tanja Karakamisheva dhe Mirjana Najçevska për numrin e shqiptarëve në Maqedoni. E para ditë më parë shkroi se shqiptarë në Maqedoni nuk ka më shumë se 16 për qind, ndërsa e dyta theksoi se “të bëhet Regjistrimi dhe të shohim nëse shqiptarët janë 20 për qind”? Së fundmi, një përgjigje zyrtarë dhe e mbështetur në fakte ka ardhur nga Ridvan Ismaili, punonjës në Entin Shtetëror të Statistikës, ndërsa ka ofruar të dhëna zyrtare për lindjet e foshnjave që nga viti 1992 e deri në 2017. Ismaili ka ofruar të dhëna edhe…

Lexo më Shumë

Dhjetë ditë Zoran Zaev fshihet dhe ik nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, kështu thonë nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, duke komentuar heshtjen e pushtetit përball kërkesës së tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale. “Zaev shkoi në pushim dimëror luksoz në Gjermani ku mendon arsye pse nuk duhet të dalë në zgjedhje dhe të përballet me zemërimin e popullit për politikat e tij antishtetërore. Justifikimet se reformat do të pengoheshin janë qesharake. Reforma nuk kishte dy vite, ndërsa nuk do të ketë as në muajt kur nuk do…

Lexo më Shumë

Sot, mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të hapet me prezantimin e prioriteteve të Rumanisë, gjatë kohës së kryesimit të saj me Këshillin e Evropës dhe ta mbajë ambasadori i saj në Republikën e Maqedonisë, Viorel Stanila. Mbledhja e Qeverisë së RM-së do të vazhdojë me punën e saj në më shumë pika nga agjenda e Programit të punës dhe me interes për qytetarët, siç është sjellja e vendimit për Informacionin për nevojën e sigurimit të mjeteve financiare për realizimin e projektit “Ndërtimi i hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Greqisë”, të…

Lexo më Shumë

Transporti Publik në Shkup edhe sot do të jetë pa pagesë për shkak të ndotjes së ajrit. “Vendimi, i cili është pjesë e masave për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe që është në fuqi nga e diela në orën 12, gjegjësisht nga 20 janari, do të jetë i vlefshme deri në reduktimin e ndotjes “, thonë nga NTP. Nga NTP-Shkupi i bëjn thirrje qytetarëve për të raportojnë në qoftë se ndonjë prej autobusëvepunon me pagesë.

Lexo më Shumë

Është paraqitur propozimi për ngritje të procedurës disiplinore kundër zyrtarit të doganave, Aleksandar Trajkovski, i cili mori leje mjekësore për të shkuar në Budapest, ku u fotografua së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin. “Abuzimi me pushimin mjekësor e kamë kryer sepse kamë shkuar për kontrolle në spital në Republikën e Hungarisë (për të cilat kamë të dhëna mjekësore të kontrolleve) a nuk kamë të drejtë për këtë, gjegjësisht nuk kam të drejtë për një mendim të dytë mjekësor. Kjo procedurë e filluar do të thotë një sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e pacientëve. Kjo procedurë drejtpërdrejtë shkel të drejtat…

Lexo më Shumë

Një fëmijë i mitur 12 muajsh nga Çairi është shtruar në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të sëmundjes së fruthit. Nga shpallja e epidemisë së fruthit në Shkup, janë regjistruar 66 raste nga kjo sëmundje, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Sipas moshës, shumica janë fëmijë deri në moshën 4 vjeç që nuk janë vaksinuar. Pacienti më i vjetër është i moshës 42 vjeç, prindi i njërit prej fëmijëve, dhe më i vogli është një fëmijë 8 muajsh. Më shumë të sëmur ka kryesisht në komunat Aerodrom dhe Butel. Rastet me fruthin janë të regjistruara pothuajse në të gjitha…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të OBR-PDUKM-së në lidhje me pohimet për ndotjen e ajrit. Nga atje thonë se Hristijan Mickoski, është njeriu drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e ndotjes së ajrit, rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe rritja e varfërisë. “Hidro Mickovski dhe OBRM-PDUKM-ja e tij 100 për qind rrisin çmimin e energjisë elektrike, e cila ka ndikuar në mijëra familje që të kalojnë në ngrohje jo të shëndetshme. Përveç kësaj, për shkak të interesave kriminale të OBRM-PDUKM-së, ata nuk morën ndonjë veprim për ndotjen e ajrit. Mickoski ishte i heshtur për 11…

Lexo më Shumë

Kreatori i lajmeve të rrejshme nga Kumanova Sllagjan “Cago” Bojkovski, i cili përmendet si figura qendrore në hulumtimin e Shërbimin të Holandës për Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”, është i punësuar si ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë, konfirmuan nga Shtabi Gjeneral i ARM-së. “Personi i cili përmendet në shkrimet e mediave është i punësuar si ushtar profesionist në ARM nga janari i vitit 2002”, konfirmojnë për SDK nga ARM. Ushtari nga Kumanova, ashtu siç thotë programuesi nga Belgjika Marten S’henk i cili e ka bërë hulumtimin, qëndron mbrapa rrjetit të ueb-faqeve për lajme të rrejshme që kanë arritur…

Lexo më Shumë