Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, më 24 janar 2019, në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare si dhe Qendrën për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut organizuan tryezë të rrumbullakët, në të cilën diskutuan për aspektet euro-integruese të Ballkanit Perëndimor. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e sidomos i Maqedonisë do të ishte një lehtësim i madh për qytetarët, sepse ata do të mund të lëviznin lirshëm në të gjitha vendet e Evropës. Ai tha se Republika e Maqedonisë, viteve të fundit po bën përpjekje të vazhdueshme…
Author: Rilinda
Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme për kryetar të Unionit të Forcave Rimore të partisë e ka zgjedhur Jovan Jaullevskin, ndërsa shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale është zgjedhur sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev, njoftoi partia. Për këshilltar të politikës ndërkombëtare të kryetarit Hristijan Micskoski është zgjedhur Stefan Andonovski, ndërsa për këshilltar të politikës ndërkombëtare është zgjedhur Toni Dimitrievski. Në seancën e Komitetit Ekzekutiv është diskutuar edhe për përgatitjen e konventës për zgjedhje të presidentit nga ana e VMRO-DPMNE-së, që do të mbahen në strugë më 16 shkurt. Nga partia informojnë se në Komitetin Ekzekutiv…
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq, ka konfirmuar se BE e përkrah Marrëveshjen e Prespës dhe se do të reagoj menjëherë as të miratohet ose jo në Kuvendin grek.“Nga afër jemi duke e ndjekur procesin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme dhe kemi reaguar në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap. Presim që menjëherë sa të mbaroj diskutimi në parlamentin grek të ketë reagim në BE”, ka thënë zëdhënësja e KE-së.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtamadhorisë të ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski sot në kazermën “Ilinden” në Shkup do të vizitojnë pjesëtarët e Regjimentit për operacione speciale. Para komandës së Regjimentit, do të ekspozohet një pjesë e pajisjes së forcave speciale të armatës. Në kuadër të vizitës paralajmërohet që ministrja Shekerinska të japë edhe deklaratë.
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev. Në seancën e fundit u dëgjuan disa “bomba” të propozuara nga PSP, në të cilat dëgjohej ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas të cilët më 28 mars 2013 kanë diskutuar për votimet në rrethin e dytë në disa vende. Gjykimi…
LSDM dhe Zaev nuk e kanë realizuar asnjë reformë dy vitet e fundit. Për dy vite shteti po mbytet në korrupsion, ekonomia po stagnon, investime kapitale nuk ka, shëndetësia është duke u rrënuar, ndërsa arsimi është gjunjëzuar, ky është vlerësimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për dy vite pushtet të LSDM-së, transmeton Koha. “Për dy vjet realizohet vjedhje e përgjithshme në të gjitha sferat e arsyetimit se madje edhe funksionari më i ulët i LSDM-së ka qenë i fokusuar në negociatat me Greqinë. Me hyrjen në fushatë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk do të funksionojë Kuvendi,…
Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, organizatë e cila qëndron pas protestave kundër Marrëveshjes së Prespës, i fton grek nesër pasdite në prag të votimit të rafitikimit të marrëveshjes të dalin në sheshin “Sintagma” para Parlamentit grek që “të shprehin kundërshtimin e tyre për krimin që do të zhvillohet në Parlament”, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. “Të mërkurën më 23 janar dhe të enjten më 24 janar, askush prej neve të mos shkojë në punë. Dyqanet, bizneset, shkollat të mbeten të mbyllura, nëpunësit shtetëror të mos paraqiten në shërbimet e tyre, flamuri grek në gjysmështizë të vendoset…
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni ku do të realizojë takim me homologun e tij Talat Xhaferi. Siç njoftojnë nga Kuvendi, Brajoviq të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ku më pas do të realizojë takim edhe me Liljana Kuzmanovskën dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi. Pritet që përveç takimit me Xhaferin, Brajoviq të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë politik në vend.
Në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.Për shkak të paraqitjes së mjegullës në aksin rrugor Tetovë-Gostivar është ulur shikueshmëria nga 50 deri 100 metra, ndërsa në Strazhë nga 20 deri 50 metra.Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka rrezik të rrëshqitjes së dheut.
Kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm të arrij marrëveshje me ish të dënuarit në rastin e Sopotit. I pyetur nëse Sopotasve do t’i takojë dëmshpërblimi sipas ligjit, Zaev theksoi se edhe Qeveria është e interesuar t’i shmanget harxhimeve gjyqësore dhe të arrihet marrëveshje dëmshpërblimi. Çdo qytetarë do ti gëzoj të drejtat që i ka të garantuara me ligj. Ligji duhet të respektohet dhe të drejtat e qytetareve duhet të respektohen. Shteti ekziston për qytetarët”- theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ligji tërësisht i ri për antikorrupsion, edhe përkrah ndryshimeve të dukshme për të mirë në raport me ato që ishin, ka disa lëshime gjatë diskutimit të fundit të amendamenteve, në veçanti në pjesën e partive politike dhe financimit të paligjshëm.Është e habitshme edhe ulja e dënimeve për shkeljet nga politika, me shuma dukshëm më të vogla dënimi për shkeljen e këtij ligji Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 17.01.2019 me 81 vota për miratoi Ligjin e ri për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, edhe pse në shikim të parë në mëynrë dramatike rrit autorizimet e zyrtarëve të ardhshëm…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot ka realizuar takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri, Arnd Loringhofer, ku është përcjellë mbështetja nga gjitha shtetet e NATO-s në hapat final për anëtarësim në NATO me shpresë se Republika e Maqedonisë do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës. Në takim siç informon pres shërbimi qeveritar është konstatuar se ndodhitë pozitive në vend janë lajm i mirë edhe për botën, ndërsa është shprehur poashtu edhe më mbështetje në drejtim të reformave dhe legjislacionin ligjor në pjesën e profesionalizimit dhe efikasitetit të shërbimeve të sigurisë. “Anëtarësimi i Republikës…

