Author: Rilinda

Iniciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk mund të vendoset në rend dite pa u formuar Qeveria teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, siç parasheh Marrëveshja e Përzhinos, njoftoi kryeparlamentari Talat Xhaferi në një brifing me gazetarë. Ai tha se ky tanimë është obligim ligjor, ndërsa alternarivë e vetme mbetet që shpërbërja e Kuvendit të vijë në rend dite me iniciativë prej 61 deputetëve, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Lëvizja për ajër të pastër nesër në orën 12:05 para derës së deponisë “Drislla” do të mbajë bllokadë prej 15 minutave. Sipas tyre “Drislla” potencialisht është emetues më i madh i dioksidit dhe të furanëve. Ata kërkojnë të ndryshohet Rregullorja për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, në pajtim me normat e BE-së. Lëvizja për ajër të pastër informon se japin afat prej 15 ditëve për përmbushjen e kërkesave të tyre. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, paralajmërojnë bllokim të Qytetit të Shkupit dhe dorëzim të padisë.

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nëpërmjet Regjistrit të Vetëm Nacional Elektronik (RVNE) ka publikuar se përgatit propozim-ligj të ri për ndërtim me arsyetimin se në ligjin ekzistues ekzistojnë mangësi të caktuara në fushën e ndërtimit. Si qëllime kryesore të propozim-ligjit janë të theksuara përmirësimi i zgjidhjeve në fushën e ndërtimit, të drejtat dhe obligimet në ndërtim, përdorimi dhe mirëmbajtja e ndërtimit dhe procedura për miratimin e ndërtimit.

Lexo më Shumë

“Ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së pasi Xhaferi filloi seancën në shqip. “Ka afat për harmonizimin e Rregullores me ligjin për gjuhët. Kjo nuk nënkupton se ndërkohë nuk mund të zbatohet ligji i miratuar”, u përgjigj Xhaferi.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe në kushte dimërore. Në disa vende ka mbetje të borës. Për shkak të reshjeve intensive të borës në rrugën Mavrovë-Dibër prej orës 07:30 është vendosur ndalesë për qarkullimin e makinave të rënda.Gjithashtu, është ulur dukshmëria nga 100 deri 150 metra në rrugët Manastir-Prilep, Manastir-Demir Hisar, Kumanovë-Shën Nikollë dhe Veles-Gradsko. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Lexo më Shumë

Pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga Parlamenti grek, Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga e hëna nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal. Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare,…

Lexo më Shumë

Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të mbahet seanca e 82-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, më ketë rast deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritarë. Seanca për parashtrim të pyetjeve të deputetëve mbahet të enjten e fundit të çdo muaji. Përparësi për parashtrim të pyetjeve kanë deputetët e opozitës.

Lexo më Shumë

Islanda është vendi më i sigurt në botë, sipas listës së magazinës njujorkeze “Global Fajnens”, ndërkaq Maqedonia është e ranguar në vendin e 59-të mes 128 shteteve të përfshira në analizë. Pas Islandës, në listën e vendeve më të sigurta janë Zvicra dhe Finlanda, ndërkaq dy vendet e fundit janë Jemeni dhe Filipinet. Është interesante që Maqedonia është vend më i sigurt se SHBA-ja, e cila gjendet në vendin e 65-të. Nga vendet e rajonit më mirë e ranguar është Sllovenia, e cila gjendet në vendin e 12, Kroacia në vendin e 22, Bullgaria në vendin e 42, Bosnje dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Target-Fortesa”, e cila ka të bëjë me përgjimet e paligjshme.Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit të Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski, me arsyetimin se duhet të përgatitet për dëshmitë e dëshmitarit të PSP-së, Gjorgji Llazarevski.Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Vallerov dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.Sipas aktit prokuror, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar…

Lexo më Shumë

Përfundojnë aktivitetet rreth përgatitjes së protokollit inkuadrues për anëtarësim në NATO, pasi pas zbatimit të procedurës në Kuvendin e Maqedonisë, javën e kaluar, Marrëveshja e Prespës kaloi edhe në Parlamentin grek dhe shumë shpejtë gjatë fundjavës u publikua në Gazetën zyrtare të Greqisë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, “Jens Stoltenberg, deklaroi se protokolli inkuadrues për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet së shpejti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “Do ta nënshkruajmë protokollin inkuadrues në NATO dhe këtë mund ta bëjmë së shpejti.Për ratifikim do të duhet më shumë kohë, gjithçka varet prej 29 parlamenteve”, tha Stoltenberg. Sipas…

Lexo më Shumë

Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe komisionet për çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për bujqësi, si dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, njofton koha.mk Pika e vetme në seancën e Komisionit për çështje ekonomike është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, para Komisionit për sistem politik është Propozimi-ligji për plotësim të Ligjit për deputetët me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për transport do të debatojë rreth…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara në Shkup policia ka sanksionuar 34 shoferë, që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, njofton koha.mk Nga MPB-ja informojnë se gjatë fundjavës, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë përdorur telefon celular gjatë drejtimit të automjetit, 18 shoferë për mos vendosje të rripit të sigurisë, 15 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit motorik, dy shoferë tetë shoferë fillestarë, një shofer për rreshtim jo të drejtë, si dhe pesë shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore.…

Lexo më Shumë