Sot (6 janar) rreth orës 16.00, në SPB Tetovë është raportua se në oborrin e kishës “Shën Atanasij” në Bërvenicë të Tetovës është organizuar një tubim ku të pranishëm ka patur një grup i madh i qytetarëve dhe se nuk janë respektuar masat për të parandaluar përhapjen e “covid -19 “. Shërbimet e SPB Tetovë janë dërguar menjëherë në vendin e raportuar, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ku pesëmbëdhjetë persona tashmë janë identifikuar të cilët kaë qenë pjesmarës në tubim, kurse kleriku përgjegjës i kishës është thirr në Stacionin Policor të Tetovës. Pjestarët e policisë të…
Author: Rilinda
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani vendosi që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen në 14 shkurt. Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt. Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”. Më…
Gjithsej 54 për qind e qytetarëve konsiderojnë se mediumet raportojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme gjatë pandemisë me Kovid-19. Mediumet në të cilat më së shpeshti janë vërejtur dezinformata dhe informata të gabuara janë mediumet sociale – madje 28,8 për qind dhe atë më së shumti Fejsbuku, por edhe kanalet televizive – 26,8 për qind. Këtë e tregon hulumtimi i zbatuar nga Instituti për Mediume i Maqedonisë (IMM), në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, në lidhje me qëndrimet e qytetarëve për raportimin mediatik gjatë pandemisë me Kovid-19. Hulumtimi është zbatuar në telefon, prej datës 14 deri më 20 dhjetor të…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, për rrugën Orikum-Vlorë. Meta u shpreh se “kryeministri në detyrë”, ka gënjyer në Vlorë, duke u thënë qytetarëve se projektin e ka bllokuar presidenti. Sipas presidentit, ka qenë vetë qeveria që është tërhequr nga marrëveshja fillestare që më datën 22 Shtator dhe më pas kërkoi të nënshkruante një kontratë të re. “Më datë 29 Shtator Ministria e Financave kërkoi nga presidenti autorizim për lidhjen e një tjetër marrëveshje për rrugën Orikum-Vlorë. Por kjo kërkesë erdhi ndërsa qeveria nuk kërkoi autorizim për të negociuar, jo më për të lidhur marrëveshje.…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e bën të ditur vetë kryediplomati grek, i cili thekson se ka diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare për zhvillimet e fundit rajonale, perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në BE si dhe për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve. “Deti” që ka ngjallur diskutime të shumta në vend, ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë shqiptare transparencë të plotë lidhur me bisedimet me palën greke. Por nga ana tjetër kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka asnjë…
Kosova ka njoftuar sot se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinën anti-covid, përmes një marrëveshje me kompaninë Pfizer, të arritur në një takim virtual, online. Po ashtu, Kosova do të ketë edhe 360 mije doza sipas akordit me Covax. Këto u bënë të ditur me një shenim në Facebook të Ministrit të Shendetësisë atje, Zemaj. Të njëjtën gjë ka arritur edhe Shqipëria. Por qytetarët tanë e paguan shumë më shtrenjtë. E para sepse mbuluan një vizitë super të shtrenjtë të Ramës dhe delegacionit të tij në SHBA. Dhe tjetra, se u detyruan ta marrin këtë sasi, të shitur shumë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 37-të vendosi për sigurimin e vaksinave për tre vitet e ardhshme, ndihmën personale që planifikohet ta shfrytëzojnë rreth 200 fëmijë dhe disa çështje tjera. “Qeveria rishikoi dhe miratoi Procesverbalet nga takimi i fundit i Shtabi i Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave për të siguruar koordinimin e plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së coronavirusit KOVID-19, për të cilën Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke informuar anëtarët e Qeverisë për atë që më parë ishte njoftuar për publikun, domethënë që pas negociatave intensive, sasitë e vaksinave për tërë vitin 2021 janë siguruar nga kompania…
VMRO-DPMNE në Prokurorinë Publike Themelore ka ngritur padi penale kundër Katica Janevës, Fatime Fetait, Lençe Ristoskës, Lile Stefanovës dhe prokurorëve të tjerë të PPS-së. Akuzojnë se ata në periudhën prej vitit 2015 deri në 2019 në mënyrë të paligjshme kanë marrë kompensime dhe shtesa në rrogat e tyre, me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 4.6 milionë euro. “Këta prokurorë janë shpërndarë në poste nëpër Prokurori Publike në Maqedoni, dhe ata si njerëz të komprometuar kryejnë punën e prokurorit. Prandaj, kërkojmë që këta prokurorë të suspendohen sepse me paramendim i kanë kryer këto vepra dhe kanë realizuar përfitim në pronë,…
Në pajtim me nenin 4, paragrafi (1) i Ligjit për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të realizohet shpërndarja e gjithsej 1.357 punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione të pushtetit lokal dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj. Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të…
Inspektorët e 7 njësive të Këshillit të Inspektorëve në periudhën nga 28 dhjetori i vitit të kaluar deri më 3 janar të këtij viti kanë kryer gjithsej 5718 kontrolle, ku pjesën më të madhe e ka kryer Inspektorati i Tregut, apo gjithsej 4652 kontrolle në objektet hotelierike dhe restorante për respektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19, me çka kanë shqiptuar 35 padi për vepra penale, 24 vendime për konstatim të mosrespektimit të masave, si dhe 16 urdhërpagesat. Gjatë kësaj jave janë mbyllur 5 lokale për mosrespektim të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive edhe atë nga dy…
Nga Anisa Bahiti Gentush (Cakaj), faleminderit që ekziston , falë teje mund t’i bindim fëmijët se babagjyshi i Vitit te Ri ekziston ! E si të mos ekzistojë babagjyshi kur ai i lumturon fëmijët?! 2 vjet më parë erdhi nga qielli duke rënë në rrugë, Gentushin e morën dhe i thanë: Ti tani je ministër, por i Jashtëm, pasardhës i Qeverisë së Ismail Qemalit. Gentushi s’kishte shtëpi në Tiranë, s’kishte makinë, s’kishte as shokë, por kishte shoqe që luante me kukulla(toys) dhe do hynte në histori. Do e fuste në histori Baçi Baton, se Gentushi ishte superinteligjent dhe kishte superlexuar…
Tre ditë më parë u miratua dekreti për shtrirjen e hapësirës detare greke nga pjesa veriore e Ishujve Jon në Kepin Tainaro. Kështu, qeveria greke rezervoi të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj. Qeveria e Greqisë miratoi dekretin e zgjerimit të ujërave territoriale nga gjashtë në dymbëdhjetë milje në veri të Detit Jon. Sipas gazetës ProtoThema, zgjerimi i ujërave në Detin Jon në përputhje me Konventën mbi Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në zgjerimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike ku Greqia gëzon të drejtën të zbulojë burime, përfshirë përdorimin e erës…