Nga Enton Palushi Operacioni për zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur prej kohësh. Por tashmë duket se dikush ka marrë bisturinë në dorë. A do jetë një operacion i dhimbshëm dhe me pasoja? Cili është roli i Tiranës në këtë situatë? Flasin analistët e njohur Kim Mehmeti dhe Nexhmedin Spahiu E marta thonë se është një ditë tersi. Më 20 nëntor të vitit të shkuar në Dubai, shumëkush mund të ishte duke shijuar detin e diellin. Por shumë shqiptarë dhe serbë po bënin tifo për diçka të pazakontë. Ndeshja luhej në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit. Në fakt…
Author: Rilinda
Gjatë javës së kaluar (21 janar deri 27 janar) janë regjistruar 643 persona të prekur nga gripi, që paraqet rritje për 20.2 për qind në krahasim me një javë paraprake, kur ishin regjistruar 535 raste. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i personave të paraqitur javën e kaluar është më i vogël për 40.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 1085 raste. Numri më i madh i të prekurve janë të moshës 15-64 vjeçare, ndërsa tjerët janë fëmijë. Ndërsa në bazë të vendbanimit, numri më i madh i të prekurve…
Numra celular nga Austria, Liberia dhe Lituania që me thirrjet e tyre mashtrojnë qytetarët vendas për tu marrë të holla përmes operatorëve celular, vazhdimisht po bllokohen nga operatorët Telekom dhe ONE/VIP, por rreziku mund të ekzistojë edhe më tej. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorët në fjalë të cilët premtojnë zgjidhjen problemit. Të dy operatorët i kontaktuam. Nga Telekomi kemi konfirmim se harxhimet e këtilla nuk do ti paguajnë shfrytëzuesit. Janë rreth 1000 raste, kështu që shfrytëzuesve që janë në rrjetin e Telekomit u transmetojmë porosinë nga Telekomi se nuk do ti…
Prej sot Fondi për sigurim shëndetësor do të fillojë me riregjistrimin automatik të personave të papunë. Qytetarët e papunësuar të cilët vitin e kaluar kanë pasur të ardhura më të mëdha dhe deri tani kanë paguar 2480 denarë për sigurimin shëndetësor, tani do të paguajnë gjysmën e kësaj shume, gjegjësisht 1333 denarë në muaj. Këtë e ka mundësuar ndryshimi në Ligji për kontribute, me të cilin në gjysmë do të ulet sigurimi shëndetësor për personat e papunë, të cilët vitin e kaluar kanë marrë paga deri ose mbi 216.102,00 denarë. Nga Fondi për sigurim shëndetësor thonë se ka limite të…
Më së voni deri më 5 shkurt do të mësohet se kush ka konkurruar për kandidat presidencial nga VMRO-DPMNE-ja, pasi mbrëmë ka skaduar afati për paraqitjen e kandidaturave. Ndërkohë më 16 shkurt në Konventën e partisë që do të mbahet në Strugë, do të votohet për kandidatin partiak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i VMRO-DPMNE-së ka bërë të ditur se partia e tij nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet presidenciale edhe nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli, nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Twitter ka njoftuar se në fillim të muajit mars, ka vendosur të largohet nga Shkupi. Ai në njoftimin e tij gjithashtu ka bashkangjitur edhe fotografi nga stafi i ambasadës, të cilët i ka njoftuar për largimin e tij pas një muaji. “Sot njoftova stafine Ambasadës së SHBA-së, se do të largohem nga Shkupi në fillim të muajit mars, dhe së shpejti do të largohem nga Departmenti Shtetëror pas 34 viteve. Për mua ishte nder të punoj me një ekip të shkëlqyer për çdo ditë gjatë katër viteve të fundit”, shkroi…
Me moton “15 minuta për ajër të pastër” aktivistët e iniciativës “Të bashkuar për ajër të pastër” sot do ta bllokojnë hyrjen drejt rrugës së deponisë Drislla në Shkup. Protesta është simbolike dhe do të organizohet nga ora 12:05 deri në ora 12:20 sepse vlerësojnë se zgjidhja e kësaj problematike veç më është vonuar. Nga “Të bashkuar për ajër të pastër” informojnë se bllokada, që udhëhiqet me moton “15 minuta për ajër të pastër” është protestë paralajmëruese me qëllim që të kthehet vëmendja e kompetentëve drejt problemit me ndotjen enorme të zonës së Shkupit, por edhe të dyshimeve se në…
“Shkupi po vuan si qyteti më i ndotur në Evropë”, është storja e agjencisë franceze të lajmeve France Press (AFP) lidhur me ndotjen e dukshme në kryeqytetin e Maqedonisë. Shkupi gati vazhdimisht është i mbuluar nga një mjegull e bardhë, i rrethuar nga malet, ashtu që ky qytet është i zaptuar në luginë nga grimcat ndotëse. Sipas OKB-së, një e treta e qytetarëve ngrohen me furra dhe shporet ndotës të nivelit të lartë. “Gjithcka po rrit ndotjen, edhe makinat, edhe ndërtimet, autobusët dhe sidomos makinat e vjetra. Askush nuk po mundet të përmirësojë këtë gjendje”, ka thënë një banor i…
Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë janë kënduar më lehtë në katër aksidente nga gjithsej shtatë që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas buletinit të SPB Shkup, gjatë 24 orëve 67 shoferë kanë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. ndërsa pesë nën ndikim të alkoolit. Nga trafiku janë përjashtuar 13 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Janë përjashtuar nga trafiku edhe nëntë automjete të paregjistruara.…
Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot do të qëndrojë komandanti i Forcave të SHBA-së për Evropë, gjeneral-nënkoloneli Kristofer Kavoli.Gjenarali Kavoli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtamadhorinë e ARM-së, do të ketë takime me ministren e Mbrojtjes dje e shefin e SHM së ARM-së gjeneralmajorin Vasko Gjurçinovskin.Temë e bisedimeve, siç kumtuan nga Zyra për marrëdhënie me opinionin në SHM të ARM-së, do të jenë bashkëpunimi i ndërsjellë dhe pjesëmarrja në aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të ARM-së dhe komandës së forcave të SHBA-së në Evropë.Gjenerali Kavoli do të informohet edhe për procesin e transformimit të ARM-së, si dhe…
Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore nuk i kanë publikuar emrat e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe të atyre mbikëqyrëse, ndërsa asnjë kompani e themeluar nga Qeveria ose komunat nuk publikon informacione për seancat e bordeve të drejtuesve, ka rezultuar hulumtimi “Transparenca dhe Llogaridhënie e Ndërmarrjeve në Pronës të Shtetit ” i Qendrës për Komunikime Civile, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore nuk i kanë publikuar emrat e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe të atyre mbikëqyrëse, ndërsa asnjë kompani e themeluar nga Qeveria ose komunat nuk publikon informacione për seancat e bordeve të drejtuesve, ka rezultuar hulumtimi “Transparenca dhe Llogaridhënie…
Muzetë e Maqedonisë vuajnë nga mungesa e resurseve. Nuk kanë para të mjaftueshme për mirëmbajtje të koleksioneve të mëdha dhe numër të kuadrove të trajnuara profesionale. Fusha të tëra të ekspertizës janë të ekspozuara në asgjësim, sepse nuk punësohen profesionistë të ri në vendet e punës të atyre që pensionohen, pa marrë parasysh se Instituti i Biologjisë në vjet mesatarisht punëson rreth 40 studentë. Për mirëmbajtje të muzeve kompetente është Ministria e Kulturës, e cila vitin e kaluar ka ndarë 8.000 euro për muzeun e Shkupit dhe të Strugës. Për më shumë ndiqeni videon e përgatitur nga Respublica.edu.mk.

