Author: Rilinda

Maqedonia është renditur krahas vendeve që njohin Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Ka qenë Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ai që e ka bërë të ditur qëndrimin e Qeverisë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shkruan se Juan Guidao njihet si president i përkohshëm i Venezuelës.“Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, shkruan Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme Maqedoninë do ta vizitojnë disa delegacione të shteteve të huaja në mesin e tyre janë inistrja shtetërore për Çështje Evropiane e Republikës së Irlandës, Helen Mekenti dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Finlandës, Samuil Virtanen.Në takimin e tyre në Shkup nikoqir do të jetë Bujar Osmani.Gjithashtu vendin sot do ta vizitojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Kërstiçeviq. Ai do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Më pas në Kuvend do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit për emrin në mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull tipik për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore në mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Tani të njëjtin mesazh duhet ta jep edhe Bashkimi Evropian, shkruan sekretari për çështje evropiane në kuadër të MPJ-së së Gjermanisë, Michael Roth në tekstin “Rruga e Ballkanit duhet të dërgoj në BE”, njofton gazeta “Die Welt”. “Politikanë të guximshëm dhe të vetëdijshëm nga të dyja palët kanë bërë histori nëpërmjet angazhimeve të tyre personale. Në ndërkohë edhe Kuvendet e Maqedonisë dhe Greqisë, gjithashtu kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se është e papranueshme që Komisioni Evropian nuk dëshiron një valë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025. Sipas Agjencisë hungareze të lajmeve (MTI), Szijjarto kritikoi politikën e Komisionit Evropian në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai vuri në dukje se anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE do të ishte në interes të Evropës në aspektin e ekonomisë dhe sigurisë. Szijjarto theksoi nevojën për të patur parasysh faktin se ka tensione serioze në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn e ka premtuar se BE do të mbështesë fuqishëm fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO javën e ardhshme. “Nga zemra përgëzoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për bërjen e hapave thelbësor në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Hahn. Ai ka premtuar se BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë, hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme kuvendare është edhe një tregues se qëllimi i tij i vetëm është të vazhdojë funksionimi i kartelit kriminal që i varfëron dhe vjedh qytetarët e Maqedonisë. I amnistuari Zaevi i interesojnë vetëm tenderët kriminal dhe grandet që u bënë valutë kryesore për pagesën e partiakëve”. “LSDM çoi ekonominë mbrapa përderisa qytetarët ende po e presin rrogën prej 500 eurove. Institucionet janë shkatërruar, gjyqësia e partizuar, shëndetësia në kaos, arsimi i pareformuar”, thonë nga OBRM-PDUM duke shtuar se vetëm kompanitë…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes rreth orës 9:30 në lagjen e Strugës “Elen Kamen”, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, lëndime të rënda ka marrë 49 vjeçari Xh.A nga Struga dhe si pasojë e kësaj ai ka ndërruar jetë, njoftojnë nga policia. Sipas raportit, përderisa Xh.A ka punuar është goditur nga një zorrë qa ka dalë nga pompa për betonim. Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Përmes gazifikimit dhe subvencionimit për kyçjen e amvisërive në rrjet, Qeveria do të tentojë të ulë nivelin e ajrit të ndotur. Në një intervistë për Alsat, ministri i ambientit Sadulla Duraku tha se ngrohja me dru mbetet shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit. Rezultatet e para nga masat e Qeverisë kundër ndotjes së ajrit, Duraku i pret në vitin 2020. Tha se mirëpret vërejtjet e OJQ-ve por kërkon mirëkuptim nga ana e tyre, pasi siç tha dikasteri që drejton punon për uljen e nivelit të ajrit të ndotur.

Lexo më Shumë

Me këtë vendim të qeverisë nga buxheti i shtetit do të paguhen 1.5 milionë euro, ndërsa do të përfshijë të gjithë kultivuesit e vreshtave të cilët në periudhën prej vitit 2014 deri 2016 ua kanë dorëzuar rrushin bodrumeve të verës “Povardarie dhe “Stefans vinarija” dhe s’kanë marrë të holla ; – Ministri Ljupço Nikollovski dhe kryetari i komunës Mitko Jançev në takimin me vreshtarët. Qeveria do të paguajë borxhin që bodrumet e venës “Povardarie dhe “Stefans vinarija” e kanë ndaj vreshtarëve, tha sot Ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski pas takimit me vreshtarët në Kavadar. Me këtë vendim të qeverisë, nga buxheti i shtetit, do të paguhen…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, tha në intervistën në TV Sitel, se ai donte të qëndronte dhe të përballej me drejtësinë dhe të vuante dënimin me burg në Maqedoni, ndonëse i padrejtë, siç tha ai, por mori informacione se ai mund të likuidohej në burg. Ai nuk tha nga kush e mori informacion të tillë, por theksoi se ai nuk kishte shpëtuar nga drejtësia, se deri në momentin e fundit, tha ai, ai luftoi në gjykatë. Gruevski, njoftoi gjithashtu se “nga Maqedonia për në Shqipëri është larguar shumë lehtë”, ku nga Ambasada Hungareze në Tiranë ka kërkuar azil politik dhe më pas…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj qëndrimeve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, duke thënë se atë e pret qelia e burgut në Maqedoni, dhe se Mickoski është vetëm marionetë e tij. “Maqedonia të mërkurën ulet në karrigen e saj në NATO, kurse frikacakun dhe të arratisurin nga drejtësia Nikolla Gruevski, e pret qelia. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është dështimi i tij më i madh. Shefi i Mickoskit nga Budapesti, agjenti Gruevski luan rolin e viktimës dhe gënjen në mënyrë patologjike. Qytetarët, viktimat e NikollaGruevskit nga qeverisja e tij kriminale që iu morri 11 vite nga jeta, kohë më më parë e lanë atë dhe i thanë…

Lexo më Shumë

Nga Frank Jacobs, Big Think Luftërat janë më të vështira për t’u përfunduar se sa për t’u nisur. Merreni për shembullin rastin e Luftërave Jugosllave, që u përhapën në pjesën më të madhe të viteve ’90. Krisma e parë u qëllua në orën 2:30 të 27 qershorit 1991, kur një oficer i Ushtrisë Popullore Jugosllave shënjestroi mbi separatistët sllovenë. Kur UPJ u tërhoq më 7 korrik, Sllovenia u bë e para republikë jugosllave që fitoi pavarësinë. Lufta 10-ditore shkaktoi diçka më pak se 100 viktima. Luftërat e tjera- në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë- zgjatën shumë më shumë dhe ishin më të…

Lexo më Shumë