Author: Rilinda

Ambasada e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj të thellë për aksidentin automobilistik të pasdites së sotme në autostradën Shkup-Tetove, shprehim ngushellimet më të ndjera për familjet e viktimave, si dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit. ” Qeveria e Shqiperisë ndan me vëllezerit e motrat shqiptare dhimbje të thellë e njëkohësisht vlerëson solidaritetin njerëzor në ndihmë të të lënduarve, si dhe veprimin e asistencën e menjëhershme të strukturave shtetërore në ndihmë të tyre”, thuhet në kumtesën e Ambasadës të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më Shumë

David Malpass është kandidati i SHBA për të udhëhequr Bankën Botërore. Ai pritet të marrë së shpejti postin e lartë. The Economist Ka qenë e qartë prej kohësh se shefi i Bankës Botërore duhej zgjedhur në bazë të meritës dhe jo të kombësisë. Kur Presidenti Harry Truman bëri përzgjedhjen e parë në vitin 1946, India ishte ende një koloni dhe Republika Popullore e Kinës nuk ekzistonte. Amerika dha pjesën më të madhe të kapitalit të institucionit dhe u ndje se kreditorët e saj në Wall Street kishin nevojë për sigurinë e një amerikani në krye. Sot Kina është ekonomia e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me shefin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja. Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit të sundimit të ligjit në dobi të Republikës së Maqedonisë. “Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Sipas “Gold Broker”, Maqedonia për momentin renditet e gjashta në botë për nga papunësia, me 20% të popullatës që jetojnë në vend. Në vend të pare është renditur Kongo me 46%, e dyta është Bosna dhe Hercegovina me 35%, derisa e treat është renditur Kosova me 30%. Para Maqedonisë është renditur Afrika e Jugut me 27% dhe Nigeria me 23%. Menjëherë pas Maqedonisë janë renditur Greqia dhe Jordani me nga 18, 6%, Bocvana 18,1%, Libia me 17,7%, Etiopia me 16,8%, Omani dhe Ruanda me nga 16% si dhe Tunisi me 15,5%.

Lexo më Shumë

Reshje të borës me intensitet të mesëm vërehen në Krushevë, Mavrovë, Strugë dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa me intensitet më të dobët në Strazhë, Presekë, Dibër dhe Kërçovë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të shtetit ka mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të…

Lexo më Shumë

Në ndërtesën e Qeverisë ka filluar heqja e mbishkrimeve dhe korrigjimi i tyre, duke i zëvendësuar me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ky veprim pason pas hyrjes në fuqi të plotë të Marrëveshjes së Prespës, pasi që Kuvendi grek i dha dritë jeshile Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO. Shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” janë hequr nga fasada në hyrje të godinës, dhe se do të shtohet emri i ri. Ndryshimet pritet të pasojnë edhe me heqjen e tabelës kryesore, e cila duhet të përmbajë po ashtu emrin e ri , por duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet të nisin këtë vit. Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”. “Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian po përgatitet për disa ditë të fillojë ta përdorë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Pas do të dyja vendet e kanë ratifikuar marrëveshjen, Komisioni Evropian pret të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara midis Shkupit dhe Athinës për hyrje në fuqi të përdorimit të emrit të ri në institucionet evropiane. Maqedonia duhet tani t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare se Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi dhe të kërkojë prej tyre ta përdorin termin “Maqedonia e Veriut”. Sipas burimeve diplomatike, KE-ja pret…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, në suaza të së cilës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan. Xhaferi do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pagor dhe kryetarin e Qeverisë, Marjan Sharec. Krahas kësaj, Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për Mbrojtje, Grupin e Miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Në programin për vizitën…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar rëndë dhe nëntë tjerë kanë marrë lëndime të lehta në gjithsej 22 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. “Janë sanksionuar 194 shofer për tejkalim të shpejtësisë, 15 që kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, shtatë nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve, katër janë ndalur në mënyrë të parregullt dhe 10 shoferë nuk kanë poseduar pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim. Ata shtojnë se gjithashtu janë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka deklaruar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhrat dhe komandimin e ushtrisë.Ajo ka thënë për 1TV se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë për dygjuhësinë.Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz dhe dokumentet personale por jo në ushtri.Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase dhe…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në seancë duhet të debatojë për konfirmimin e Propozim listës për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisioni shtetëror të parandalimin e korrupsionit. Propozim-lista është me emrat dhe pikët për 56 kandidatë të cilët u intervistuan gjatë ditëve të kaluara nga Komisionit për përzgjedhje prej gjithsej 57 kandidatëve të paraqitur në shpalljen publike. Secili kandidat mund të marrë maksimum 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit sjellin maksimum 40 pikë, ndërsa 60 pikë kandidatët mund të marrin në bazë të asaj si janë treguar në intervistë. Në vendin e…

Lexo më Shumë