Prokurori Publik, Lubomir Joveski, ka konfirmuar informacionet se shoferi i autobusit “Durmo turs”, që u rrokullis në Llaskarcë, ka marrë kërcënime për jetë e tij.Ai ka bërë apel që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se ende nuk është konfirmuar përgjegjësia për aksidentin tragjik.“Ekziston njohuri e tillë në prokurori, do të kisha apeluar që në këtë pjesë të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në këtë moment prokuroria nuk mund ta thotë se kush është fajtori. Janë duke u grumbulluar provat, dokumentet në pjesën e përgjegjësisë dhe në atë moment kur do të sigurohet ekspertiza në pjesën e autobusit, Prokuroria do të…
Author: Rilinda
Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit policia ka sanksionuar 58 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi të lejuarën, një shofer nën ndikimin e alkoolit dhe 15 shoferë para se ta marrin patentën e shoferit. Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit policia ka sanksionuar 58 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi të lejuarën, një shofer nën ndikimin e alkoolit dhe 15 shoferë para se ta marrin patentën e shoferit. Sipas buletinit të SPB Shkup gjithsej kanë ndodhur katër aksidente komunikacioni prej të cilave në njërën më lehtë është lënduar një person, ndërsa në…
Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar e zgjodhi Athinën si “Kryeqytetin evropian të inovacioneve për 2018” ndërsa tani në kryeqytetin grek u mbajt konferencë për këtë çmim dhe implementim të zgjidhjeve inovative për përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve. Në konferencë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qytetit të Shkupit, Nikolla Gaxhovski, drejtues i sektorit për planifikim dhe rregullim të hapësirave dhe Toni Masevski, këshilltar për strategji dhe zhvillim të kabinetit të kryetarit të qytetit të Shkupit. Masevski ishte pjesë edhe e panel diskutimit, ndërsa në bisedimet me korrespondenten e MIA-së nga Athina, flet për gjendjen e Shkupit dhe…
Fletat e bardha, në të cilat deri dje policët kufitar të Greqisë kanë vendosur vula për hyrje të qytetarëve të Maqedonisë në vendin e tyre, nga sonte në mesnatë do të hiqen nga përdorimi. Sonte zyrtarisht gjatë hyrjes në Greqi, qytetarët e Maqedonisë do të mund të hyjnë vetëm me pasaportë, në të cilët policët kufitar të vendit do të vendosin vulë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Rregullat e reja sipas Marrëveshjes së Prespës, shërbimet kufitare kanë filluar t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar Bogorodica u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit…
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese. Seancën e kaluar opinioni u përjashtua për shkak të shfaqjes së dëshmive të siguruara me masa të veçanta hetimore. “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e ndërmori PPS. Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u gjykuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata…
Në pajtim me librin e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri sot duhet t’i formojë gjegjësisht t’i plotësojë Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) me anëtarë të rinj dhe zëvendës në vendin e anëtarëve dhe zëvendësve të cilëve mbi baza të ndryshme u është ndërprerë mandati dhe t’i publikojë në Gazetën Zyrtare. Lidhur me listën zgjedhore, thirrjen publike dhe paraqitjen për votim, deri më sot, organi kompetent për zbatimin e sanksioneve në KSHZ duhet t’i dorëzojë të dhënat për personat të cilët janë në arrest ose ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg në…
Pas Greqisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë, dje në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë e ratifikuan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk pati. Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se momenti i bashkangjitjes së Maqedonisë së veriut në NATO është historik për Aleancën dhe potencoi se Bullgaria e pranoi angazhimin të punojë në përshpejtimin e procesit për integrim euroatlantik të vendit, si dhe për reforma të brendshme, dhe për stabilizim të rajonit. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pas…
Për shkak të gripit sezonal, epidemisë së deklaruar të fruthit si dhe shfrytëzimi i konsiderueshëm i kuotës në muajin shkurt të 2019-s, Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) do t’ua rrit kuotën barnatoreve për 12 mijë denarë. Siç sqarojnë më tej nga FSSH-ja, për këtë qëllim janë siguruara 9 milionë denarë shtesë nga buxheti për muajin shkurt. “Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ka pru vendim për rritje lineare të kuotave në vlerë prej 12.000 denarë për çdo barnatore, përveç barnatoreve që kanë kuotë me vlerë maksimale prej 652.000 denarë për muajin shkurt. Me këtë masë, Fondi siguron buxhet shtesë me…
Sot përfundon konkursi në LSDM për kandidat për president të shtetit. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të tentojë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti të gjejnë kandidat konsensual për siç thonë, “të ardhmen e shtetit dhe barazinë mes qytetarëve”. Sot përfundon konkursi në LSDM për kandidat për president të shtetit. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të tentojë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti të gjejnë kandidat konsensual për siç thonë, “të ardhmen e shtetit dhe barazinë mes qytetarëve”. Zaev pas takimit deklaroi se ai personalitet duhet t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët në Republikën e…
Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kumtoi se ka ngritur procedurë kundër nëntë personave nga grupi i organizuar kriminel për përpunim dhe shitje të armës së zjarrit. Prokurori kompetent për shkak të ekzistimit të dyshimit, siç theksohet, ka marrë vendim për zbatim të procedurës hetuese kundër nëntë personave për veprën e kryer penale – Përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie spërkatëse nga neni 396 nga Kodi penal. Të dyshuarit gjatë tetorit të vitit 2018 e kanë krijuar grupin kriminel, që në territorin e shtetit ka punuar ilegalisht, ka mbajtur, shitur…
Nëse do të rekomandohet përkujtimi i përbashkët i Mbretit Samoil, Goce Dellçevit, Kryengritjes së Ilindenit janë mes ngjarjeve dhe personave për të cilat do të debatojë në takimin e katërt Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore i formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup. Drejtori i Institutit të historisë kombëtare, profesor Dragi Gjeorgjiev për MIA-n deklaroi se pritet të vazhdohet me punën në temat nga takimi i mbajtur paraprakisht në Sofje, para se gjithash, për mbretin Samoil, si dhe vërejtjet në tekstet shkollore të…
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Dje fjalë përfundimtare kishin disa nga të akuzuarit. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por në pajtim me Ligjin e amnistisë janë falur gjithsej 15 veta. Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar VasilevskiNinxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski,…

