Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon portali “tetova1”. Pak minuta para orës 24:00, derisa fliste koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski , në një video të publikuar nga TV21 shihet se si deputeti i BDI-së Artan Grubi nga ulëset e lëviz dorën. Mënyra se si e lëviz dorën fitohet përshtypja se…
Author: Rilinda
Në hapësirat e Klubit të organeve të administratës shtetërore do të mbahet tryezë e rrumbullakët dedikuar iniciativave të institucioneve të sistemit për marrjen dhe vazhdimin e implementimit të projektit për mbështetje të personave të verbët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Ngjarja është në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, USAID-it, Fondacionit internacional Lajons Klub dhe Universitetit të Evropës Juglindore.Në ngjarje do të prezantohen arritjet e deritanishme në punën me të rinjtë me shikim të dëmtuar, si dhe planet e ministrive individuale dhe institucioneve për veprim të përforcuar partnere,Janë paraparë fjalime…
Deputeti shqiptarë i LSDM-së Muhamed Zekiri në mbledhjen e mbrëmshme të Kuvendit të Maqedonisë ka qenë shumë nervoz pasiqë nuk u arritë ti hiqet imuniteti ish kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski. Muhamed Zekiri i njohur si Muki ishte ulur në radhën e parë të ulësve në parlament dhe në një moment derisa fliste koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski e hodhi përtok stilografin, informon portali “tetova1”. Pasi e ndërpreu seancën Talat Xhaferi, deputeti Zekiri shumë i nervozuar me zë të lartë debatonte me deputetët tjerë. Përndryshe Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit…
Kontrolli në Listën zgjedhore për votim jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave mbahet më 21 prill, filloi dje dhe do të zgjasë deri më 14 mars. “Thirren shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në (ceket shteti) të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, të bëjnë kontroll në ekstraktet e posaçme nga Lista zgjedhore në hapësirat e Përfaqësive diplomatike-konsullare në (ceket shteti dhe qyteti) në (ceket adresa e PDK) në periudhë prej 23 shkurtit deri më 14 mars të këtij viti. Gjatë kontrollit shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut identifikohen…
Synimi ynë është të bëhemi partneri kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe përforcimin e bashkëpunimit në Ballkan, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Evangelos Apostolakis në intervistën për edicionin javor të gazetës greke “Katimerini”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në intervistën e parë pasi e ndërmori funksionin ministër i Mbrojtjes, Apostolakis sqaron se nëse Greqia e jep kontributin e saj në transformimin e ushtrisë tonë kjo mund ta parandalojë ndikimin e kandidatëve të tjerë rajonalë. “Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO krijojnë parakushte për përforcimin dhe zgjerimin…
Komisioni kuvendor për kulturë sot në seancë duhet të debatojë për propozim-vendimin për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte me interes kombëtar dhe realizimin e programit për vitin 2018. Në rend dite është edhe formimi i grupit punues të ndërkomisionit konform pikës 8 nga Konkluzionet nga debati mbikëqyrës të Komisionit për kulturë për Ligjin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativën e ngjashme ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s.
Me zënkë para mikrofonave të fikur dhe skenar që askush nuk e kishte të qartë që filloi 3 minuta para mesnate dhe zgjati deri sa skadoi afati i votimit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën kuvenore dhe aspak nuk u votua për marrjen e deputetit të të dyshuarit, Trajko Veljanovski. Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko veljanovski është një nga gjashtë të dyshuarit për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë në hetimin më të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, ndërsa për të kërkohet paraburgim për shkak…
ë Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Fortesa 2” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën i akuzuar i parë është ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK. Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentacionit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në lidhje me përgjimet joligjore. Dokumentacioni ka të bëjë me dy sistemet e përgjimeve jolegale, të cilat sipas PSP-së, ishin shkatërruar gjatë viti.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgaqi, me ftesë së koleges së tij bullgare Ekaterina Zaharieva. Mendime për marrëdhëniet e përgjithshme midis të dyja shteteve, si dhe mundësitë për përforcimin dhe avancimin e bashkëpunimit të ardhshëm në më shumë fusha me interes të përbashkët do të këmbehen në takimin e Dimitrovit me Zaharievën, kumtoi MPJ-ja. Dimitrov është paraparë gjatë vizitës të pritet edhe nga presidenti bullgar Runen Radev.
Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Në agjendën e vizitës sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është paraparë takimi me homologen nikoqire Radmilla Sheqerinska, si dhe takime të delegacioneve të të dyja vendeve. Ministrja Xhaçka do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, ku më pas do të japin deklarata të përbashkëta për mediat. Xhaçka po ashtu do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
Policia e komunikacionit dhe Inspektorati shtetëror për transport kanë kryer kontrolle te një pjesë e pikë pagesave, ku si cak kanë qenë zyrtarët që përmes legjitimacioneve të tyre të punës iu janë shmangur pagesës së taksës rrugore. Nga kontrolli është konstatuar se 31 drejtues të makinave kanë shkelur ligjin, me ç’rast 9 prej tyre janë punonjës të policisë. Lidhur me këtë patrullat policore dhe inspektoratet kanë shqiptuar gjobat me vlerë prej 200 eurove. Megjithatë sipas MPB-së, ndaj policëve do të ndërmerren edhe masa disciplinore për shkak të keqpërdorimit të legjitimacioneve zyrtare.
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ndërsa do të fryjë edhe erë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -14 deri -3 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej -1 deri 6 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -7 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 3 gradë Celsius.

