Author: Rilinda

Arbër Çeliku Qeveria e Maqedonisë së Veriut synon anëtarësimin në Unionin Evropian, por me veprimet e veta, në vazhdimësi dëshmon për një mentalitet politik të trashëguar nga ai jugosllav, i cili ka qenë përjashtues, mizor dhe represiv për popujt jo-sllavë dhe jo-ortodoksë. Sot ndryshon vetëm forma dhe mjetet janë më të sofistikuara. Aq më tepër, kur në këtë mozaik ogurzi pjesë përbërëse është (me apo pa dashje) edhe faktori politik shqiptar, i mbështetur nga intelektualë, shoqata dhe mediume mercenare. Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, që parashihet të sillet së shpejti në parlamentin e RMV-së, është po i njëjti që u…

Lexo më Shumë

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë ankohen së punëdhënësit, veçanërisht ata në sektorin privat, shkelin të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për respektimin e masave të qeverisë për frenimin e koronavirusit. Në adresë të Inspektoratit Shtetëror të Punës, që nga fillimi i pandemisë nga marsi deri më 18 dhjetor të vitit 2020, kanë arritur 5 mijë e 594 parashtresa, prej të cilave 3 mijë e 583 kanë të bëjnë me mosrespektimin e masave të aplikuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me qëllim, frenimin e koronavirusit. “Ankesat e punëtorëve kryesisht kishin të bënin me mosrespektimin e realizimit të së drejtës…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa aspak nuk e merr parasysh mendimin e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth propozim-ndryshimeve të këtij koalicioni për ligjin për shtetësinë. Madje, koordinatori i grupit parlamentar të opozitës shqiptare Skender Rexhepi, thotë se as nuk kanë kërkuar mendim nga Ministria, të cilën e quan institucion që për 3 dekada ka luajtur me fatin e njerëzve, duke ua mohuar një jetë normale. TV21: A mendoni se po i pengon dikujt një zgjidhje e mundshme për këtë problem 3 dekadësh? Skender Rexhepi: “Po a mendoni se rastësisht 3 dekada nuk e kanë zgjidhur këtë…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Tash është koha” nëpërmjet një kumtese dërguar mediave thonë se Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga Covid-19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Kumtesa e plotë: “Çdo ditë jemi dëshmitar që Qeveria Zaev 2, është një orkestër e ç’akorduar dhe e desinkronizuar. Qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona. Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe…

Lexo më Shumë

Për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe transportin në vend, viti i kaluar ishte periudhë që e karakterizuan shumë ngjarje negative dhe shumë pak pozitive. Me të drejtë mund të konstatohet se viti 2020 ishte vit që shkoi huq për hekurudhën nëse merret parasysh fakti që u ndërpre ndërtimi i vijës hekurudhore Kumanovë-Beljakovcë, si faza e parë e Korridorit 8 drejt Bullgarisë, është anuluar tenderi për përzgjedhje të realizuesit për vijën hekurudhore Beljakovcë deri në Kriva Pallankë, kurse as nuk është përfunduar në tërësi remonti i segmentit hekurudhor nga Negotina deri Nogaevci të Korridorit hekurudhor 10, shkruan Meta. Përshtypja e përgjithshme…

Lexo më Shumë

Nuk më besohej derisa i shikoja pamjet e dhunës dhe kaosin në Uashington. Sikurse më 27 prill 2017 nuk më besohej se kjo është e mundur të na ndodhë edhe neve në dhomën më të lartë ligjdhënëse. U dëshmua se demokracia mund të rrezikohet në mënyrë serioze kur një fuqi politike është në duart e njerëzve për të cilët funksioni është më i rëndësishëm se shteti dhe të cilët stimulojnë ndasi, urrejtje dhe dhunë vetëm për ta ruajtur atë, shkroi sot në profilin e saj në fejsbuk ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Kur kjo ndodhi tek, thekson ministrja, ishte një…

Lexo më Shumë

Numri i personave të hospitalizuar me Covid – 19 në spitalin Klinik të Tetovës është duke u ulur për rreth 30%. Sipas Gëzim Nuredinit, koordinator i qendrës Covid – Tetovë, kjo tregon se inteziteti I virusit është duke rënë dukshëm dhe se masat mbrojtëse që janë duke u respektuar. Nuredini thotë se për momentin janë vetëm 20 pacientë të hospitalizuar. “Fatmirësishtë këtë javë kemi ulje drastike të numrit të hospitalizar dhe pacientëve të cilët kanë nevojë për kontroll apo konsultime në ambulanten e qendrës për Covid. Për momentin kemi 20 pacientë të hospitalizuar që do të thotë 20 deri 30…

Lexo më Shumë

Ministrit të Shëndetësisë gjendja aktuale epidemiologjike me Covid19 i duket e shkëlqyeshme. Venko Filipçe në një intervistë për RTM tha se numri i rasteve pozitive me virusin korona ka rënë dukshëm, e për këtë i lëvdoi qytetarët. “Gjendja është e shkëlqyeshme dhe ka rënë shumë presioni. Merita të mëdha më duhet të them kanë qytetarët, është evidente se po i respektojnë masat, edhe bartjen e maskave, distancën, anashkalimin e tubimeve, rekomandimet për mbylljen e objekteve hotelierike, atëherë kur prisnim që do të ketë grumbullime përpara periudhës së Vitit të Ri. Në mënyrë serioze po zvogëlohet përqindja e rasteve pozitive nga…

Lexo më Shumë

Në trazirat e djeshme në SHBA në mbrojtje të presidentit Donald Trump, nuk kanë munguar as simpatizantët shqiptarë. Një prej tyre, John Alite, me origjinë shqiptare është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump. Ai mbante veshu një bluzë të kuqe me shqiponjën dt krenare në gjoks. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan me pretendimin kryesor nga Administrata Trump se ka patur manipulim në zgjedhjet e fundit presidenciale nga ana e demokratëve.

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili për mbledhjen e funksionarëve të BDlsë për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti. Alsat ka mësuar nga burime në Ministrinë e Brendshme se 8 urdhra pagese me nga 20 euro secila janë dërguar tashmë për disa nga të ftuarit në zyrën e Artan Grubit. Midis tyre janë lideri Ali Ahmeti, nikoqiri Grubi, si dhe për Bujar Osmanin. Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e lokaleve në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset…

Lexo më Shumë

Sot (6 janar) rreth orës 16.00, në SPB Tetovë është raportua se në oborrin e kishës “Shën Atanasij” në Bërvenicë të Tetovës është organizuar një tubim ku të pranishëm ka patur një grup i madh i qytetarëve dhe se nuk janë respektuar masat për të parandaluar përhapjen e “covid -19 “. Shërbimet e SPB Tetovë janë dërguar menjëherë në vendin e raportuar, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ku pesëmbëdhjetë persona tashmë janë identifikuar të cilët kaë qenë pjesmarës në tubim, kurse kleriku përgjegjës i kishës është thirr në Stacionin Policor të Tetovës. Pjestarët e policisë të…

Lexo më Shumë

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani vendosi që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen në 14 shkurt. Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt. Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”. Më…

Lexo më Shumë