Gjatë javës së kaluar (nga 18 shkurti e deri në 24 shkurt), në shtet janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, që është për nëntë për qind rritje krahasuar me javën e kaluar kur ishin regjistruar 2.943 të sëmurë nga gripi, theksohet në raportin që në faqen e tij të internetit e publikoi Instituti për Shëndet Publik. Gjatë kësaj jave, është regjistruar edhe një i vdekur i asocuar me grip. Bëhet fjalë për person të moshës 86 vjeçare nga Shkupi, cili ka qenë i hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile. Tek personi i vdekur nuk është konstatuar prania e…
Author: Rilinda
Më 5 mars do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Gjykatësja Daniela Aleksovska e anuloi seancën e sotme gjyqësore për shkak të, siç tha, mungesës së dokumentave të lëndës nga ekspertiza shtesë e personave të kualifikuar.
Në vendin e tyre të punës sot janë arrestuar dy punonjës të Qytetit të Shkupit, raporton Koha. Dy të punësuarit në sportelet e administratës së Qytetit të Shkupit, C.E. dhe C.J. janë prangosur nën dyshimin se kanë kryer falsifikim komijuterik të dokumenteve zyrtare dhe kanë keqpërdor detyrën zyrtare.
Diplomati amerikan Matthew Palmer vlerëson se marrëveshja e Prespës është arritje e jashtëzakonshme diplomatike. “Padyshim është arritje më e madhe diplomatike në rajon që nga Marrëveshja e Dejtonit”, vlerësoi zv/ndihmës sekretari i SHBA-ve, Matthew Palmer, gjatë takimit me gazetarët në Greqi, përcjell ANA-MPA. “Vullneti i mirë dhe marrëdhëniet e fuqishme në mes njerëzve të cilët ishin të obliguar për bisedime kanë ndihmuar që të arrihet marrëveshja”, tha Palmer, njofton MIA nga Athina. Palmer gjithashtu dërgoi porosi deri tek vendi fqinjë ku tha se zbatimi i marrëveshjes është kyçe për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë integrimit në BE. Ai…
Pothuajse pesë herë më i ulët nga mesatarja për në shkurt është niveli i lumit Sateska afër Botunit, ndërsa për katër herë janë ulur nivelet e Drinit të Zi afër Lozhanit dhe Treskës afër Makedonski Brodit, tregojnë matjet e sotme hidrometeorologjike. Sipas DPHM, janë ulur edhe nivelet e të gjitha lumenjve në vend. Është përgjysmuar niveli i lumit Cërna afër Novacit, Strumicës afër Novo Sellës, Babunës afër Bofomillës dhe të Kriva Rekës afër Kriva Pallankës. Nivelet e liqeneve, të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, nuk kanë devijuar dukshëm dhe janë rreth mesatares për në shkurt.
Një person ka marrë lëndime të lehta trupore në një nga pesë aksidentet gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka sanksionuar 48 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe dhe katër shoferë për rreshtim të parregullt. Nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë nga të cilët dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin të drejtën për të vozitur dhe një shofer fillestar. Janë…
Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri një deklaratë se ata kishin rënë dakord të shkonin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale dhe pas takimit i’u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, transmeton InfoShqip. Pyetjeve që ju bënë në gjuhën maqedonase Ali Ahmeti iu përgjigj të gjithave në gjuhën shqipe, dhe Bujar Osmani i përkthente ato, por në pyetjen e fundit për të komentuar mbi nënkryeatrin e LSDM-së Muhamed Zekiri, Ahmeti ktheu përgjigje në një maqedonishte të pastër. “Takimin e kisha me kryetarin LSDM-së dhe jo me nënkryetarin”, shkurtimisht u përgjigj Ahmeti, pas së cilës…
Të ftuarit në emisionin e sotëm “Studio e hapur” kanë komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes Zaevit dhe Ahmetit për një kandidat konsensual për president të vendit. Nëse ai do të jetë kuadër partiak i LSDM-së, atëherë sipas Visar Ademit, i njëjti nuk mund të quhet konsensual. Arsyeja që do ta ketë shtyrë Ahmetin të pranojë një kuadër partiak të LSDM-së, Ademi thotë se është ikja nga ballafaqimi i BDI-së me partitë e tjera shqiptare në një proces zgjedhor, pasi sipas tij BDI ka vërejtur se ka rënie të rejtingut në elektorat.https://www.youtube.com/watch?v=oPaFuBqO6bU
Arsyetimet e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi se nuk e ka hedhur në votim konkluzën për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski pasi kështu thotë ligji dhe procedura parlamentare, bien poshtë. Sipas Xhaferit për ta hedhur në votim konkluzën me të cilën do ti hiqej imuniteti deputetit Veljanovski, duhej që më parë Komisioni parlamentar për këtë punë të japë propozim vendim për heqje imuniteti, gjë të cilën sipas Kryeparlamentarit ky komision nuk e kishte bërë. Sipas ekspertit të drejtësisë, profesorit Bajram Pollozhani, fakti që Komisioni Parlamentar nuk ka dorëzuar propozim – vendim për heqje imuniteti…
Brenda 4 viteve Shkolla Fillore “Liria” në Shkup është vjedhur gjashtë herë, ndërsa ajo e “Ismail Qemalit”, pesë herë, shkruan gazeta KOHA. Trendi i dëmtimit të institucioneve edukativo arsimore fakteqësisht vazhdon edhe sivjet kur vetë gjatë dy-tre muajve të kaluar ka pasur dy tentim vjedhje në shkollën “Liria”. “Ju informojmë se në periudhën prej 2015 deri janar 2019 në Shkollën Fillore “LIRIA” janë te lajmëruar gjashtë vepra penale ‘vjedhje të rënda’ ndërsa ne Shkollën Fillore “ISMAIL QEMALI” për të njëjtën periudhë të lajmëruara janë pesë vepra penale ‘vjedhje të rënda’. Merren masa përkatëse për zbardhjen e këtyre rasteve”, thonë nga policia…
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski gjatë kalimit të kufirit të Serbisë me Hungarinë ka poseduar dokumente udhëtimi të ligjshme, përcaktoi policia hungareze, e cila në bazë të kësaj e ndërpreu hetimin për këtë rast, transmeton gazeta KOHA. Gruevski paraprakisht deklaroi se ka pasur dokumente udhëtimi të ligjshme, si edhe se në Hungari, ku ka marrë azil, ka ardhur përmes Shqipërisë,Malit të Zi dhe Serbisë. “Gjatë hetimit është përcaktuar se Gruevski ka poseduar dokumente udhëtime të ligjshme në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe në vendkalimet e tjera kufitare si edhe se hyrja e tij në Zonën e Shengenit ka qenë në pajtim me…
Gjykata penale, në një komunikatë për mediat, kundërshton pretendimet e Xhaferit për përgjegjësinë e gjykatës në rast të arratisjes së deputetëve të dyshuar. Në komunikatë thuhet se Gjykata nuk mund të marrë masa sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte, transmeton Alsat M. “Jemi dëshmitar se për herë të parë, Kuvendi, i cili është kompetent për vendimin për imunitetin, në afatin e paraparë ligjor të mos marrë vendim dhe më këtë t’i pamundësojë gjykatës të vendosë për paraburgimin e deputetëve. Për këtë, janë të papranueshme deklaratat se Gjykata do të jetë përgjegjëse për zgjatjen e procedurës, për deri sa gjykata nuk…

