Author: Rilinda

Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Jorgos Katrugallos realizuan takim në margjinat e Forumit ekonomik që mbahet në Delfi, Greqi dhe biseduan për pasurimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, të paraparë me Marrëveshjen e Prespës, kumtojnë nga MPB-ja, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, takimi bilateral, i cili zgjati mbi një orë, ka kaluar në atmosferë të mirë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. Dimitrov dhe Katrugallos, biseduan edhe mbrëmë, së bashku me ministrin rumun të deleguar për çështrje evropiane, Xhorxhe Çiamba, dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme…

Lexo më Shumë

Kemi marrëveshje ndërkombëtare, nuk më pëlqen, por është marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar dhe do ta respektojë, tha kryetari i Demokracisë së Re Kirjakos Micotakis gjatë panel diskutimit në Forumin ekonomik në Delfi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse ato si qeveri nga fillimi do t’i hapin çështjet e Marrëveshjes së Prespës me të cilën nuk dakordohen. Lideri i partisë më të madhe opozitare greke, shpjegoi se nëse ka çështje që mund të shqyrtohen, do ta bëjnë këtë, ndërsa theksin e vendosi në kompanitë nga Greqia Veriore që e përdorin termin “maqedonas”. Theksoi se janë plotësisht të pambrojtur, sepse…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës. Në një ceremoni glamuroze festive në Pallatin e Kongreseve, Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të suksesit në diasporë. Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar. Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat…

Lexo më Shumë

Më 02.03.2019 rreth orës 02:00 në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin “Sistina”, personi me iniciale S.T. 24 vjeçar nga fshati Shishovë ka dërguar në spital të lënduarit A.A. 20 vjeçar dhe G.A. 36 vjeçar, nga fshati Shishovë. Sipas denoncimit, që të tre kanë qenë duke lëvizur me makinë BMV, ndërsa para tyre ka qenë duke lëvizur një makinë e tipit Mercedes, e drejtuar nga E.SH, gjithashtu nga fshati Shishovë, me të cilin paraprakisht kanë pasur mosmarrëveshje.Sipas denoncimit në hyrje të fshatit Shishovë vetura Mercedes është ndalur në rrugë dhe menjëherë pas saj ka ndaluar edhe vetura BMV e…

Lexo më Shumë

Pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial të pushtetit dhe pas njoftimit se të gjithë do ta mbështesin Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale . Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar. I pyetur se përse nuk e kishin mbështetur Pendarovskin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, Ahmeti tha se atëherë nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në.

Lexo më Shumë

Partitë qeveritare sot kanë paralajmëruar se do të shpalosin emrin e kandidatit të përbashkët për president. Stevo Pendarovski, Nikola Dimitrov dhe Oliver Spasovski janë emrat e mundshëm që mund të dominohen për t’i hyrë garës. Ndërkohë, vazhdojnë konsultimet me partitë më të vogla në Qeveri, Alternativën dhe PDSH-në. Dje, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa njoftuan se e mbështesin kandidatin e pavarur, Blerim Reka.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit, mbrapa dyerve të mbyllura për opinionin, sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”. Në seancën edhe sot do të vazhdohet me nxjerrjen e provave të marra nga masat e veçanta hetuese, gjegjësisht komunikimet që i ka siguruar MPB në vitin 2012 nëpërmjet përgjimeve të telefonave celular të të akuzuarve. Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Në seancën e fundit u prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese, por opinioni është përjashtuar. Rasti “Monstra” në muajin shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e mori PSP-ja. Për…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes po mban mot i ndryshueshëm dhe me periudha me diell. Frynë erë e lehtë veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej -2 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 7 deri 15 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me rritje të temperaturave

Lexo më Shumë

Opinioni publik në Gostivar përmes rrjeteve sociale është dëshmitar i qasjes skandaloze të menaxhimit të shkollave nga drejtorët e emëruar nga Arben Taravari. Në shkollën fillore qendrore “Bashkimi”, në Gostivar, drejtori i shkollës ka lëshuar në shfrytëzim korridorin e shkollës për qëllime private. Fotografitë e postuar në rrjetet sociale tregojnë qartë se korridori i shkollës është shndërruar në butik për shitje të veshëmbathjeve. Rasti bëhet ende më skandaloz nga fakti që për vendosjen e tezgës në brendinë e shkollës intervenimi është bërë nga drejtues të komunës së Gostivarit. Ftojmë Inspektoratin e Arsimit të shqyrton këtë rast skandaloz dhe të ndërmerren…

Lexo më Shumë

Propozim-Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi tashmë tetë muaj është bllokuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, miratimi i tij në mënyrë arbitrare zvarritet,  i privon qytetarët nga mekanizmat efektiv dhe efikas që do t’i mbrojnë nga diskriminimi me të cilin çdo ditë përballen në fusha të ndryshme, kështu reaguan Shoqatat Civile të Republikës së Maqedonisë sot para Kuvendit.Organizatat Civile të Maqedonisë kërkojnë miratim urgjent të propozim-Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Zgjidhja e deritanishme, thonë ata, nuk e realizon qëllimin, gjegjësisht nuk kontribuon drejt mbrojtjes efikase dhe efektive nga diskriminimi. Mungesat e gjetura në Ligjin ekzistues janë…

Lexo më Shumë

Këshilli për përcjellje të implementimit të strategjisë për reforma në sistemin e jurisprudencës para vetes ka lënë një vit të suksesshëm, sepse jo vetëm që e ka përcjellë implementimin e Strategjisë për reforma në jurisprudencë nga aspekti formal, për atë sa avancohemi dhe çka kemi përfunduar, ka dhënë edhe një lloj vlerësimi cilësor në hapat që do të ndërmerren. Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para promovimit të Raportit të parë nacionalë për performansat dhe reformat në gjyqësi. “Mund të them me kënaqësi se Këshilli për reforma në gjyqësi i ka…

Lexo më Shumë

Kryeminisrja e Rumanisë, Viorika Dançilla, ka bërë të ditur sot se në Rumani kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Ajo deklaroi se pret që në qershor do të konfirmohen politikat e zgjerimit të BE-së dhe inkurajoi që vendi të vazhdojë me realizimin e argumenteve reformuese. Në anën tjetër, kryeministri Zoran Zaev, i cili po realizon vizitë zyrtare në Bukuresht, theksoi se kjo vizitë përkon me një fazë të rëndësishme në ratifikimin e Protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO. ”Para 11 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht, u…

Lexo më Shumë