Seanca e sotme për rastin “Trajektorja” është shtyrë pasi që prokurorja Lile Stefanova ka qenë e penguar që të marrë pjesë në gjykim. Gjykatësi Goran Boshevski ka theksuar se nuk ka pranuar thirrje telefonike nga prokurorja se nuk do të merr pjesë në gjykim. Gjykimi për rastin “Trajektorja” gjegjësisht procedura për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, vazhdon më 13 mars, atëherë kur gjyqi duhet që të deklarohet me kërkesë të palës mbrojtëse, si dhe sms porositë mos të pranohen si dëshmi. Në rastin “Trajektorja” janë akuzuar ish – kryeministri Nikolla Gruevski,…
Author: Rilinda
Edhe përkundër deklaratave të ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, se në Kuvend nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshime në ligjin për Prokurori Publike përmes të cilit Prokuroria Speciale do bashkohej me prokurorinë e rregullt duke ruajtur pavarësinë financiare. Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ligji tashmë do të kalojë në qeveri dhe se do të bisedohet me të gjithë partitë politike përfshi këtu edhe opozitën për të përcaktuar fatin e PSP-së, respektivisht për ta votuar ligjin e ri edhe në Kuvend.
Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtarë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish të punësuarin e DSK-së Nikolla Boshkovski, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend gjatë 27 prillit të vitit 2017. Që të dy dyshohen për kërcënim të rendit kushtetues dhe sigurisë. “Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. Gjykata…
Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron në Londër, ku po realizon takime të rëndësishme. Me këtë rast ai ka takuar Lordin Howell, që është Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme nga Dhoma e Lordëve. Në këtë takim kryetari Gashi e ka njoftuar Lordin Howell për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin konstruktiv që ka dhënë AlternAtivA në këtë proces. Në këtë drejtim ai ka kërkuar mbështetje politike edhe për pjesën tjetër të procesit të anëtarësimit në NATO, që e pret Maqedoninë e Veriut. Meqë bëhet fjalë për një përfaqësues të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të realizojë takim me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e Komisionit. Takimi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, sfidat lidhur me të njëjtat, si dhe “trak rekordi” i përshtatshëm të aktiviteteve nga zbatimi i reformave.
Komisioni për Antikorrupsion do të hap lëndë për avancimin dhe emërimet në Ushtrinë e Maqedonisë në prag të zgjedhjeve presidenciale, që javën e kaluar u nënshkrua nga presidenti Gjorge Ivanov, përcjell “360 stepeni”. Bëhet fjalë për gjashtë dekrete të cilat i ka nënshkruar Ivanov, ndërsa sipas njoftimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai nënshkruan si president i vendit. “Duke ndjekur emërimet vlerësoj se ka materiale të mjaftueshme që të hapet procedurë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion. Ndërsa nga kabineti i Ivanovit sqaruan se bëhet fjalë për angazhim të rregullt e cila është në…
Ish kryetari i Eurogrupit, Jeron Dajsellbllum në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA, thotë se Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi kanë treguar lidership për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, bënë hapa përpara për bashkëpunim midis të dyja vendeve, njoftoi korrespondentja e MIA-së në Athinë. “Në botën e jashtme, edhe pse e di se është çështje e diskutueshme dhe e ndjeshme për Greqinë, trajtohet si marrëveshje e shkëlqyer. Të dy kryeministrat janë lavdëruar ndërkombëtarisht për aftësitë e treguara të udhëheqjes, për shkak se bëhet fjalë për çështje shumë të ndjeshme për historinë dhe identitetin.Veçanërisht këto çështje kërkojnë aftësi të…
osrespektimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, kryetari i Republikës së Maqedonisë ka bërë një vepër penale dhe duhet të jetë fajtor për përgjegjësi penale dhe jo përgjegjësi politike”, tha kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin “Vetëm e Vërteta”. Tito Petkovski po ashtu tha se është dashur që në mos ratifikimin e ligjit për gjuhët, Gjykata është dashur të ngre padi penale kundër kryetarit të shtetit. “Unë jam i habitur nga Prokuroria, se pse që në herën e parë kur refuzoi të mos nënshkruaj, nuk ngriti padi penale, sepse ai nuk…
Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Toplik” është shtyrë për shkak të mungesës së njërit nga trupi gjykues. Seanca e rradhës do të mbahet më 20 mars, atëherë kur mbrojtja do të duhet të shpalos faktet. Sipas akuzës të PSP-së, i akuzuari i parë Mile Janakievski, si udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përpiluar Komision për furnizime publike ku është dashur të zgjedhë ofertë për blerjen e tokës shtetërore për të ndërtuar kompleksin elitar “Bregu i diellit” në Sopishtë, edhe pse kompania e njëjtë nuk i kishte plotësuar kushtet. Nga faktet…
Antikorrupsioni, KSHZ – ja dhe Enti për Revizion do të punojnë së bashku për të zbuluar shkeljet ligjore gjatë zgjedhjeve presidenciale të muajit prill,. Të tre institucionet nënshkruan memorandum bashkëpunimi me të cilin do vazhdojnë të shkëmbejnë informacione dhe të dhëna që mund t’i çojnë deri tek keqpërdorimet e të mirave të pushtetit. Antikorrupsioni do ta ketë rolin më të rëndësishëm të ndjekjes së punësimeve pas shpalljes së zgjedhjeve për çka kryetarja e këtij komisioni tha se tashmë ka informacione dhe denoncime dhe së shpejti do të formojë edhe lëndë.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët e Tuzit të Malit të Zi që nesër të dalin të votojnë dhe të bashkohen pasi të bashkuar janë më të rëndësishëm dhe me të dobishëm. “Zgjedhjet e nesërme në Tuz të Malit të Zi janë shumë të rëndësishme andaj dhe ftoj vëllezërit dhe motrat tona në këtë komunë që të dalin në votime dhe njëherit përshëndes bashkimin e shqiptarëve sepse kështu bëhen më të rëndësishëm, më të dobishëm, por edhe më të respektuar për bashkëqytetarët e tyre. Bashkë jeni më të fortë, ju priftë e mbara dhe dalshit…
Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bujar Osmani përmes një postimi në facebook sqaron qëndrimin për kandidatin konsensual. ‘Mendjet e vogla flasin për njerëz,Mendjet e mesme flasin për ngjarje,Mendjet e mëdha flasin për ide!“Presidenti konsensual” , asnjëherë nuk ka qenë diskutim mbi njerëz apo ngjarje konkrete por ka qenë dhe mbetet një IDE për te etabluar një KONCEPT të vendimmarrjes së përbashkët të dy komuniteteve më të mëdha në vend, në përcaktimin e të parit të shtetit, duke parandaluar kështu mbivotimin, majorizimin dhe përzgjedhjen mono etnike të Presidentit.KONSENSUALITETI ESHTE KONCEPTI!’ ka shkruar Osmani në facebook.

