Author: Rilinda

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç bënë të ditur shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për ligje në sfera të ndryshme në ekonomi, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera. Ivanov, ligjet nuk i dekretoi me arsyetimin se “gjatë ushtrimit të funksionit, gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë”. Kuvendi bëri të ditur…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë, gjashtë nën ndikim të alkoolit, 28 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB Shkup.Gjatë 24 orëve në Shkup kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente, prej të cilave në shtatë aksidente lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona dhe në dy është shkaktuar dëm material.Policia e trafikut ka lëshuar 132 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” ka larguar 87 automjete.Nga trafiku janë përjashtuar edhe 20 automjete të paregjistruara, katër automjete teknikisht të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi prej sot 12 mars më 14 mars do të qëndrojë në vizitë pune në Rumani dhe në Lituani, i shoqëruar nga deputeti Panço Minov. “Qëllimi i këtyre udhëtimeve është prezenca në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin e Rumanisë, që është paralajmëruar për më 13 mars 2019 dhe në Sejmin e Lituanisë, paralajmëruar për 14 mars 2019, ku edhe do të drejtohet para deputetëve të Sejmit të Lituanisë.”, thekson shërbimi për informim i Kuvendit. Në kuadër të këtyre…

Lexo më Shumë

Qeveria e ka miratuar strategjinë Kombëtare për bashkëpunim me diasporën . Ky është dokumenti i parë strategjik lidhur me bashkëpunimin me diasporën që nga themelimi i shtetit e deri më sot, ka njoftuar Ministri për diasporë Edmond Ademi. Ai gjithashtu ka njoftuar se do të hapen edhe katër zyra të reja për bashkëpunim me diasporën, gjithashtu ministri ka paralajmëruar edhe katër linja të reja të fluturimeve që do të lidhin bashkëpunimin, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve gjithsej do të përfshihen gjashtë linja të reja fluturimesh ka theksuar ministri Edmond Ademi në konferencën për media në Qeveri.

Lexo më Shumë

Disa me parashtesën “veriore”, disa me “kombëtare”. Kësisoj do të jetë ndryshimi i emrave i gjithsej 136 institucioneve, shtetërore, publike dhe ata të financuar nga Buxheti, konform Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese. Vendimi për riemërtimin e institucioneve zyrtarisht është sjell dje në seancën e rregullt të 124-të me radhë. Gjykata Kushtetuese, Prokuroria publike, Këshilli gjyqësor, Prokuroria shtetërore, Këshilli i prokurorëve publik dhe Avokati i Popullit do të jenë të “Republikës së Maqedonisë së Veriut” si edhe Kuvendi, Presidenti i shtetit, Qeveria, ministritë, Banka Popullore, Agjencitë (për punësim, emigrim, investime të huaja, për ushqim dhe veterinari). “Republika e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Athinë, 6 mars – Problemin e shndërruat në mundësi, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen pasa takimit me homologun e saj grek Evangelos Apostolakis. Marrëveshja e Prespës u gjend në agjendën e bisedimeve të dy ministrave në takimin e tyre në Athinë, ndërsa në deklaratat e shkurtra për mediat Aposolakis dhe Fon der Lajen e potencuan rëndësinë e zgjidhjes mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Kjo marrëveshje është marrëveshje e vërtetë evropiane, bazuar në vlerat që i ka Evropa sepse problemin e shndërruat në mundësi”, tha ministrja e Mbrojtjes të Gjermanisë. Potencoi se…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme duhet që të shqyrtojë edhe ta çojë për miratim në Kuvend ligjin me të cilin do të rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Publike Speciale. Fati i kësaj prokurorie varet nga shumica e dy të tretave në shtëpinë ligjvënëse. Kryeministri Zoran Zaev pret se ligji i PSP-së do të miratohet me konsensus. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se ligji hyn në debat parlamentar, fillimisht duke bërë bisedime me partinë më të madhe opozitare dhe me grupin më të vogël të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe me partitë më të vogla opozitare shqiptare.…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e fundit ka miratuar emrat e ri të institucioneve shtetërore dhe disa organeve të tjera si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit. Bëhet fjalë për gjithsej 136 njëri të organeve shtetërore dhe publike dhe organizatave të tjera. Kështu ekzekutivi do të emërohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kurse ligjvënësi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, në disa raste kur emërimet kanë pasur termin “maqedonase”, zëvendësohen me termin “kombëtare” si psh. “Radiotelevizioni maqedonas” do të jetë “Radiotelevizioni kombëtar”, kurse еmri i ri i “Filharmonisë maqedonase” do të jetë “Filharmonia kombëtare”. Emri i ri…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore dhe jugore me mundësi reshje lokale të shiut, në male borë e dobët. Do të fryjë erë e dobët në pjesët perëndimore nga drejtimi lindor. Temperatura do të lëvizë prej tre deri në dhjetë gradë gjatë orëve të mëngjesit, derisa gjatë ditësbpritet që të arrijnë deri në 15 gradë.

Lexo më Shumë

Sot kur shënojmë 3 marsin, Ditën e komunës së Tetovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të qëndroj përprara jush për të dhënë një përmbledhjetë punëve të cilat i bëmë në vitin që shkoi, por edhe për sfidat që na presin bashkë nëvitet që vijnë. Tash për më shumë se një vit ne punuam me shumë bindje dhe përgjegjësi institucionale për Tetovën që duam, një vizion ky që kërkon përkushtimmbi vlerat dhe bindjet e veprimit të drejtë institucional, si një pikënisje dhe rrugëtë shëndoshëmbi të cilën duhet punuar në vazhdimësi, që komuna t’i shërbejnë qytetarit dhe nevojave që ai ka.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar letër nga ish-nënkryetari i SHBA-ve Xho Bajden, ku thekson se ka qenë nder për të që ka pasur rastin që të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, në Konferencën për sigurinë në Mynih dhe për bisedën ku kanë shkëmbyer mendime për ndodhitë aktuale politike. “Edhe njëherë Ju uroj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz, për euro integrimet por dhe bashkimin. Siç thash në bisedën në Mynih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Evropës, dhe ajo është mirë për të gjithë”, ka shkruar në…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, nën-kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim në një debat televiziv ka shpjeguar arsyet dhe parimet mbi të cilën bazohet konsensualiteti i përzgjedhjes së kandidatit për president. Ai, për më tepër, u shpreh se një konsensualitet i tillë buron nga vetë motivet dhe parimet e ndërtimin e koalicionit qeverisës me LSDM-në. Ai po ashtu shprehu mirënjohjen për prof. Blerim Rekën, dhe kontributin e e partisë së tij për Rekën gjatë kohës sa ishte ambasador, por sipas tij Reka ishte kandidat jo i natyrshëm për opozitën.

Lexo më Shumë