Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për çëshjte evropiane, Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, të marten do të qëndrojnë në vizitë në Bruksel, në Zyrat e BE-së dhe NATO-s. Kështu kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate shërbimet e Qeverisë. Në komunikatë thuhet se në korniza të dialogut politik me BE-në, do të mbahet Këshilli për Stabilizim dhe Asocim, i 15-ti me rradhë mes Republikës së Maqedonisë seë Veriut dhe BE-së, në të cilin do të udhëheq kryeministri Zaev së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federika Mogerini. Ndërkaq në selinë…
Author: Rilinda
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, në një intervistë për Alsat edhe një herë tha se problemi me Drisllën dhe koncesionerin do të merr fund pas zgjedhjeve presidenciale. Tha se me ardhjen e tij në krye të Shkupit ka marrë një sërë masash për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit. Si kryetar i BNJVL-së ka mirëpritur shlyerjen e borxheve për komunat nga ana e Qeverisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq akuzoi vendet e Perëndimit dhe ambasadorët e tyre për standarde të dyfishta, duke krahasuar ngjarjet e 27 Prillit, në Kuvendin e Maqedonisë, me hyrjen e dhunshme në Televizionin Shtetëror të Serbisë. “Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiqit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët…
As qeveria e as VMRO-DPMNE, nuk japin asnjë informacion se kur do të realizohet takimi i parë i grupeve të punës, ku do të diskutohet rreth disa prej ligjeve prioritare, të rëndësishëm për ecurinë politike, dhe integrimin europian të vendit, mes tyre edhe për PSP-në. Për VMRO-në, me rëndësi është përmbajtja cilësore e ligjeve e jo sasia e tyre. “Ligj cilësor është ligji i cili do të ishte i pranueshëm dhe do të vlente për të gjithë, dhe jo që do të siguronte një drejtësi selektive, siç është duke e ekzekutuar për momentin PSP dhe Prokuroria Publike, e cila është…
Bujqit dhe blegtorët ankohen se shteti shumë po u ndihmon jo në zhvillimin e veprimtarisë së tyre, por edhe në sigurimin edhe kushteve më elementare për të mbijetuar. Ata ankohen për vonesa në pagesën e subvencioneve pa të cilat, siç thonë ata, bizneset e tyre do të shuheshin. “Subvencionet na jepen vetëm atëherë kur të na del shpirti. Subvencionet duhet të jepen diku nga muaji i dhjetë apo i njëmbëdhjetë që bujqit të mund të përgatiten për shpenzimet dimërore …Kërkojmë nga shteti që t’i japë përkrahje bujqve e blegtorëve që të rrisin punën e tyre, pasi të gjitha çmimet janë…
Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së akoma nuk kanë nisur takimet për tejkalimin e dallimeve në pakon e ligjeve të rëndësishme për datën e bisedimeve me BE-në. Opozita ndonëse ka përcaktuar njerëzit, emrat e tyre nuk i bën të ditur për faktin që të njëjtit akoma nuk janë shqyrtuar nga të gjitha organet partiake. Derisa partia nuk merr vendim tjetër, për momentin dënimet për 27 prillin nuk rrezikojnë bisedimet. Ka disa ekspertë të cilët janë paraparë për të qenë pjesë e ekipeve negociuese. Megjithatë, emrat e tyre duhet shqyrtuar nga të gjitha organet partiake dhe votuar nga trupat që…
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se “politika e rritjes së pagave është prioritet për Qeverinë dhe për këtë shkak po ndërmerren një sërë masa për rritjen e pagave, duke përfshirë këtu edhe rritjen e pagës minimale”. Sipas tij, krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti dhe gjithashtu rritet edhe punësimi. “Prioriteti kryesor i Qeverisë është të rriten pagat, për shkak se standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, që nuk kanë të hyra nga kapitali, varret nga pagat. Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale do të kontribuojë në…
Kjo orë mësimi në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë ishte e fundit për nxënësin e klasës së parë Milot Emini. Ai shfrytëzoi këtë orë për të mësuar edhe shkronjat e mbetura të alfabetit të gjuhës shqipe për shkak se të nesërmen po nisej drejt Gjermanisë për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tij. I mërzitur që po ndahej nga shkolla, mësuesja dhe shokët e klasës, Miloti tha se ata gjithmonë do të mbeten në kujtimet e tij më të bukura. Ku do të shkosh? Në Gjermani, te babi..Unë nuk do t’i harroj shokët kurrë, as…
Tejkalohet ngërçi mes partnerëve të koalicionit për tre ligjet nga sfera sociale. Jozyrtarisht mësohet se BDI ka arritur marrëveshje me LSDM-në dhe janë dakorduar për zgjidhje kompromisi për asistencat sociale për fëmijë dhe për pensionet. Burime partiake bëjnë të ditur se marrëveshja parasheh që për pensionet e personave të moshuar që nuk kanë punuar të mos jetë kusht që të kenë të paktën një ditë stazh por këtë të drejtë ta gëzojnë të gjithë personat që përmbushin moshën e pensionit. Lidhur me shtesën për fëmijën e tretë të cilën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska fillimisht kishte propozuar…
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë i ka pranuar sugjerimet e Qeverisë për ndryshimin e emrit të saj, përcjell televizioni “Alfa”. Kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti ka sjell vendim për ndryshimin e emrit të saj. Kuvendi në të cilën duhet të konstatohet ndryshimi i emrit duhet të mbahet të enjten e ardhshme, ndërsa duhet të zgjidhet në mes dy opsioneve, Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Arteve ose Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidati për kryetar Shteti, Stevo Pendarovski gjatë takimit të tij me qytetarët në Sveti Nikoll, se me çdo kusht do të mbroj të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ai ka kritikuar kundër kandidati i tij, Gordana Siljanovska duke potencuar se ajo është duke i relativizuar ngjarjet e 27 prillit, dhe me këtë ajo është duke toleruar shkeljen e ligjit. “Dje dëgjuam aktgjykimin e shkallës së pare për ngjarjet e 27 prillit, ku një grup i organizuar dhunuesish nga kreu i partisë që qeveriste me vendin, hyn në parlament me qëllim që ta pengojnë ndërimin e qeverisë. Për fat të keq e njëjta…
Pasi u bënë të ditura dje gjykimet për personat të cilët ishin të përfshirë në sulmin e Kuvendit të 27 prillit të vitit 2017, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Micskoski sot nga Shtipi vlerësoi se kjo është përndjekje klasike politike e pushtetit aktual, kundër atyre të cilën mendojnë ndryshe. Sipas Micskoskit, presion i tillë është i paparë në historinë më të re dhe siç tha Zaev u kërcënua më 28 prill të vitit 2017, ndërsa gati dy vite pas gjykatësja Kacarska dhe prokurorja Ruskoska vepruan. I pyetur se a do ta shfaqin situatën aktuale si parti politike edhe para institucioneve ndërkombëtare,…

