Author: Rilinda

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar një delegacion nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, si dhe Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Në këtë takim u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zbatim të plotë të Ligjit për Gjuhët. Kosova do ta ndihmojë përgatitjen dhe përkthimin në gjuhën shqipe të legjislacionit atje. “Jam shumë i lumtur që takova mysafirët nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Tahir Hanin dhe Ylber Selën,…

Lexo më Shumë

Iniciativa “Ohri SOS” alarmoi se Këshilli i Komunës së Ohrit në fshehtësi është duke përgatitur legalizime që do të rezultojnë me çrregullim të eko-sferës së Liqenit të Ohrit, me objekte që do ta çrregullojnë harmoninë natyrore, shkruan “Meta”. Eko-aktivistët alarmojnë se ndërtimet e paligjshme, që janë planifikuar për legalizim, hyjnë direkt në Parkun Nacional “Galiçica”, dhe akuzojnë se edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, LidhjesSocial Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë duke fshehur nga votuesit e tyre dhe nuk komunikojnë se çfarë saktësisht do të votohet, ndërsa komuna ka publikuar vetëm një agjendë të shkurtë, dhe shterpe të seancave të diskutueshme. “Në vijimi, i kemi…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Komitetit të përbashkët kuvendar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, e cila sot u mbajt në Strasburg, u miratua dokumenti me të cilën rekomandohet fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Në miratimin e dokumentit, siç thonë nga MPJ, është konstatuar përparimi në fushat kyçe të qeverisje të së drejtës, sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, reformat në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë të mirë për raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe do të sigurohet klimë pozitive para…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme qeveritare ishte shqyrtuar dhe miratuar edhe Raporti i grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare me Republikën e Greqisë, sipas së cilës janë riemërtuar MIA, ELEM-i dhe Posta e Maqedonisë. Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar emri i ri i SHA Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), prej tani do të jetë SHA Agjencia Informative Mediatike – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), emri i ri i SHA Elektranat e Maqedonisë – ELEM do të jetë SHA Elektrana e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe emri i ri SHA për komunikacion…

Lexo më Shumë

Konsullata e përgjithshme e vendit në Venedik dhe ambasada në Romë nuk mund të hapin llogari për operacionet e rregullta për shkak të procesit gjyqësor me një person, i cili më herët ka qenë i angazhuar me kontratë në konsullatë, ka zbuluar Enti shtetëror për Auditim në raportin për punën e Ministrisë për Punë të Jashtme. Aktualisht ata i menaxhojnë pagesat përmes llogarisë në emër personal të konsullit në Venedik, gjegjësisht nëpërmjet ambasadës në Vatikan, shkruan Meta.mk. Në bazë të një padie, të parashtruar në vitin 2004, është marrë vendim gjyqësor me të cilin MPJ detyrohet të paguajë kërkesë për shkak…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi i deritanishëm mes Universitetit “Kadri Zeka” nga Gjilani i Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Tetovës, ka qenë në nivel dhe se i njëjti duhet të vazhdojë mes dy institucioneve të arsimit të lartë me qëllim lehtësimin e lëvizjes së kuadrove të mësimdhënësve, por edhe të studentëve, si dhe organizimit të përbashkët dhe pjesëmarrjes në seminare, kurse, konferenca dhe projekte të ndryshme kërkimore – shkencore me karakter ndërkombëtar, u konkludua në takimin e djeshëm mes delegacionit universitar kosovar të kryesuar nga Rektori Bajram Kosumi dhe rektorit të UT-së, Vullnet Ameti. Ameti, tha se Universiteti i Tetovës përveç bashkëpunimit që…

Lexo më Shumë

Akademiku Izet Zeqiri nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj shtesave ër fëmijën e tretë. Postimi i plotë nga Izet Zeqiri: “Është masë e gabuar e Qeverisë për shfuqizimin shtesave për fëmijën e tretë dhe zëvendësimi i saj me ndihmë vetëm fëmijve të lindur nga prindêr me asistenc sociale. Masa që propozohet nuk mundet te krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit, të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë prej 8300 denarë. Analizat e Qeverisë se pagesat për fëmijën e tretë si masë nuk ka pasur efekt, në…

Lexo më Shumë

Grupet e punës për ndryshimet ligjore të ligjit për Prokurorinë Publike pritet të takohen sërish të premten, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet që opozita t’i dorëzoj qëndrimet e saja në formë të amendamenteve. “Pritet që opozita t’i dorëzoj qëndrimet e saja në formë të amendamenteve rreth tekstit të propozim ligjit për Prokurorinë Publike, deri të enjten, kjo nënkupton deri nesër, kjo është arritur në takimin paraprak. Takimi i ardhshëm do të realizohet këtë të premte. Po ekzistojnë dallime thelbësore mes opozitës dhe Qeverisë”, deklaroi Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Me disa aktivitete në vend po shënohet Dita botërore e Sindromit Daun – 21 Marsi. Ngjarja qendrore do të mbahet sot në Kinotekën në Shkup. Si vazhdim i projektit të vitit të kaluar “Edhe unë dëshiroj të jem balerinë”, do të jetë pjesë prezantuese e punës së Qendrës Anastasia nga Manastiri përmes filmit dokumentar për xhirimin e video incizimit muzikor për këngën e re të Stefanias “Hey you listen”. Nesër do të mbahet ngjarja “I’m rocking this extra chromosome” ku do të shiten bluza të dizajnuara me temë Sindromi Daun të punuara nga nxënësit e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”.…

Lexo më Shumë

Prof. Izet ZeqiriVetëm punësimi dhe angazhimi me punë ka tendencë të jetë element i strukturës në konstitucionin psikologjik të njerëzve. Punësimi është shumë i rëndësishëm për zonat që jetojnë në varfëri, sepse siguron të ardhura që është burimi kryesor i plotësimit të nevojave njerëzore dhe familjare. Puna këtyre njerëzve ju ofron një mjedis të strukturuar, ku mund të thithen energjitë e këtyre njerëzve të aftë për punë. Të pasurit e një pune do të thotë shumë për njerëzit; së pari puna do t’i mundësonte bazën për përvetësimin dhe ushtrimin e shprehive dhe aftësive të çdo njeriu, do t’u mundësonte shfrytëzimin…

Lexo më Shumë