Autoritetet hungareze njoftuan se 15 policë do të dërgohen si ndihmë në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa 30 në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Siç thuhet në njoftim, masa po ndërmerret për shkak parandalimin të kalimeve ilegale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut dhe për shkak arrestimeve për tregti me njerëz. Njësitë policore do të pajisen me vetura, të cilat do të mund të lëvizin jashtë autostradave, me pajisje për vëzhgim gjatë natës me kamera termale. “Policia e Hungarisë vazhdon të bashkëpunojë me forcat lokale për mbrojtjen e kufijve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,…
Author: Rilinda
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale 2019, Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka zhvilluar një tubim më qytetarët e Komunës së Shuto Orizares, Butelit dhe çuçer Sandevës. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve bëri te ditur se janë pjekur kushtet për tu votuar një kandidat të përbashkët për president që do të përfaqëson të gjitha etnitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Hoqëm dorë nga patriotizmat pa mbulesë duke qenë pragmatik dhe racional se si duam arrijmë deri tek qëllimi. E hodhëm idenë e presidentit konsensual dhe si ide e kemi paraqitur te…
Nuk ka nënçmim më të madh se sa të turpërohesh nga himni dhe garda e vet, ndërkaq të marrësh rrogë nga shteti dhe nga qytetarët, interesat e të cilëve duhet t’i përfaqësish dhe mbrosh. Zoran zaev është njeri pa dinjitet. Zoran zaev i shkeli të gjitha protokollet gjatë vizitës së djeshme të Aleksis Ciprasit me anashkalimin e himnit të Maqedonisë s,Veriut dhe injorimin e gardës së shtetit. Zoran Zaev gjatë dy viteve e gjysmë tërësisht e tjetërsoi shtetin. Zoran Zaev pasi që u turpërua dhe frikësua të thotë se ekziston pakicë maqedonase në Greqi e cila e flet gjuhën maqedonase,…
Gordana Siljanovska është hipokrite dhe ofron patriotizëm të rrejshëm gjithashtu edhe Hristian Mickoski. Madje edhe slogani i Silanovskës është i rrejshëm dhe hipokrit. Për çfarë drejtësie flet Siljanovska kur mbron kriminelë dhe dhunues të dënuar për dhunën e 37 prillit? Thirret në drejtësi, ndërsa asnjëherë nuk është distancuar nga ajo që kryetari i nderit të partisë që qëndroi pas kandidaturës së saj është kriminel i dënuar dhe i arratisur nga drejtësia. Siljanovska gënjen se është kandidat mbipartiak, gënjen se është për drejtësi dhe është e njëjtë si Hristian Mickoski. Sjellja hipokrite para qytetarëve është e papranueshme. Për këtë qytetarët në…
LSDM ka lëshuar një komunikatë ku vlerëson se dita e sotme është dita e Hristian Mickoskit dhe gënjeshtrave të tij. Sipas partisë në pushtet, në mungesë të programit, planit, idesë dhe vizionit Hrisitian Micskoski veprimet e tij barazohen me lajme të rreme, shkatërrimin dhe bllokimin e ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve. “Në detin e të pavërtetave dhe gënjeshtrave të plasuara nga Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE mund të veçohen: Mickoski ka gënjyer se nuk ka qenë asistent i babait të tij profesor, u konfirmua e kundërta. Hrisitian Micskoski ka gënjyer se nuk ka marrë para për angazhimi e tij si këshilltar…
Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot do të fillojë t’i dorëzojë fletëparaqitjet tatimore të plotësuara vjetore tatimpaguesve për të ardhurat e realizuara në vitin 2018. Fletëparaqitjet e plotësuara vjetore do të dorëzohen në mënyrë elektronike edhe profilet shfrytëzuese që paraprakisht i ka regjistruar tatimpaguesit, ndërsa në e-mail adresën shfrytëzuesi do të marrë notifikacion se është dërguar fletëparaqitja tatimore e plotësuar vjetore, të cilën duhet ta konfirmojë apo korrigjojë. Ky është viti i parë në të cilin qytetarët marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore tatimore. Deri vitin e kaluar qytetarët për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak i kanë dorëzuar…
VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”. Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë ai sërish do të përgatitet. “Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR, Korien Jonker. Temë e bisedës ishte fushata zgjedhore dhe procesi i organizimi të zgjedhjeve presidenciale të 21 Prillit. Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se Partia Demokratike Shqiptare do të angazhohet maksimalisht për një fushatë demokratike dhe për një proces të rregullt të votimit, ku qytetarët e Maqedonisë Veriore do të mund lirshëm të shprehin…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kumtoi se ende grumbullohen dhe përpunohet dokumentacioni lidhur me lëndët e hapura për punësimet me dyshim për nepotizëm. KSHPK e përgënjeshtroi spekulimin e shfaqur në media se “Antikorrupsioni tashmë ka konfirmuar se djali i Stoçevskës është punësuar në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk i ka plotësuar kushtet e konkursit”.
Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje bankave të ndërmarrin vendime më të guximshme dhe të kontribuojnë më shumë për përkrahje të ekonomisë dhe zhvillimit të tërësishëm. Të ndërmarrin hapa më të guximshëm edhe në pjesën e rënies së interesit, zvogëlimin e provizioneve dhe fleksibilitetin në miratimin e kredive. “Fuqishëm e përshëndetëm zvogëlimin e fundit të shkallës referente të interesit në 2,25 për qind, i cili është niveli më i ulët historik dhe tërë ajo do të shkaktojë dhe duhet të shkaktojë rënie të shkallës së interesit në banka. Sepse besoj se edhe bordet dhe bordet e tyre mbikqyrëse, do të…
Brenda një muaji do përfundojë dokumentacioni i tenderit, e pastaj do të shpallet konkurs ndërkombëtar nga organizata e Kombeve të Bashkuara – UNIDO për të zgjedhur kompaninë dhe teknologjinë për heqjen e lindanit të depozituar në deponinë e vogël në oborrin e fabrikës OHIS, e cila përmban rreth 10 mijë ton të kimikatit të rrezikshëm, njoftoi sot Suzana Andonova, kreu i Zyrës për ndotësit e qëndrueshëm organikë (NQO) në kuadër të Ministrisë së mjedisit jetësor, në punëtorinë informative, e cila u organizua së bashku me Shoqërinë ekologjike të Maqedonisë (SHEM), njofton Meta. Sipas Andonovskës, deri në fund të qershorit do të…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e Grupeve parlamentare, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të cilat për së dyti herë e vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut brenda 6 muajsh, me qëllim konstatimin e gjendjes faktike dhe përgatitjes së konkluzioneve për Këshillin e Bashkimit Evropian në qershor të këtij viti. Kryetari Xhaferi, para se të realizojë hapësirë për çështje, shkurtimisht i informoi të pranishmit për rezultatet e arritura në lidhje me proceset reformuese nga Plani 18 në pjesën e Kuvendit,…

